Albania

Festivali Folklorik Kombëtar 2015 : 4-9 prill në Gjirokastër

mercredi 12 novembre 2014.

Festivali Folklorik Kombëtar do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, në datat 04-09 prill 2015.

Konkurrimi në FFK do të jetë në bazë Qarku :
- 12 grupe përfaqësuese të qarqeve
- 50 artistë pjesëmarrës
- Koha e konkurrimit për çdo grup do të jetë 30 minuta
- Në programet e çdo qarku do të përfshihen edhe vlerat kulturore që kanë minoritetet dhe pakicat gjuhësore që kryejnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të qarkut

Në FFK do të konkurrojnë edhe :
- 3 grupe artistike nga Kosova
- 2 grupe nga shqiptarët e Maqedonisë dhe
- një grup nga shqiptarët e Malit të Zi

Të ftuar do të jenë edhe grupe nga arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Sh.B.A-së, Greqisë, Turqisë, Zvicrës, si dhe do të ketë një shfaqje nga Ansambi Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.


Accueil du site | Contact | Plan du site | | Statistiques | visites : 2276858

Suivre la vie du site fr    ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Site réalisé avec SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce