Albania

"Kult 2010", cmimet për personalitete të artit ne Shqipëri

lundi 31 mai 2010.

Akademia Kult ka nderuar me cmime 11 personalitete të arrtit, letërsisë, përkthimit, aktrimit, kinematografisë, të përzgjedhur ndër 44 artistë e krijues që përgjatë një viti kanë treguar vlera dhe risi në artin dhe kulturën shqiptare :
- Si "Aktori më i mirë 2010" u nderuan Vasjan Lami me rolin Garibaldit te shfaqja “Forca e zakonit” dhe Yllka Mujo, me rolin e Filumenës tek “Filumena Marturano”
- Trofeun " Regjisori më i mirë, 2010" e mori Kushtrim Bekteshi me dramën “Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf”
- Shpresa Beka u shpall "Interpretuesja lirike më e mirë, 2010" në rolin e Adalgizës te opera “Norma”
- Genc Shkodrani rrëmbeu trofeun si "Skenaristi më i mirë 20010" për operën “Norma”
- "Artiste më e mirë e artit pamor 2010" u shpall Najada Hamza për ekspozitën personale “28 maj”
- Kujtim Prodani mori trofeun "Albumi më i mirë muzikor 2010" titulluar “Me sytë nga Dera”
- çimimin si "Instrumentistja më e mirë 2010" e mori pianistja Merita Rexha për koncertin recital me pjesë nga Robert Schumann
- çmime u ndanë për botimet artistike, përkthimet dhe botimet studimore. çmimi për "Botimi më i mirë 2010" iu dha autorit Bashkim Shehu për romanin "Mozart me vonesë”.
- Aurel Plasari mori çmimin si "Përkthyesi më i mirë 2010" për librin “Poezi’ të Anna. A. Ahmatova
- "Botimi studimor më i mirë 2010", u vlerësua “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare” i Ferid Dukës.


Accueil du site | Contact | Plan du site | | Statistiques | visites : 2268206

Suivre la vie du site fr    ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Site réalisé avec SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce