Albania

LYON : « Festat Konsullore », më 28 dhe 29 maj

jeudi 12 mai 2011.

Më 28 dhe 29 maj 2011, në sheshin Bellecour në qytetin e Lionit, si çdo vit, Bashkia e Qytetit organizon « Festat Konsullore » ku do te marr pjese Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Lion, zoti Denis Di Leonardo.

Shoqëria Shqiptare ILIRIA do te organizoje stendën e Shqipërisë në këtë festë. Ky do të jetë rasti që të promovojmë kulturën, qytetërimin, traditat, pasuritë e Shqipërisë dhe potencialet për investitorët e mundshëm.

Ambasada e Shqipërisë në Paris do të jetë e pranishme në stendën e Shqipërisë gjatë dy ditëve të aktivitetit. Një koncert me çifteli do të programohet ditët që vijnë në skenën e Sheshit Bellecour.

Shoqëria Shqiptare ILIRIA ftojë të gjithë bashkatdhetarët e interesuar që të bashkëpunojnë me ne në këtë projekt të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Francë

Kontakti ne Lyon (Francë) : e-mail : iliria@free.fr

http://www.iliria-lyon.fr/njoftime.htm


Accueil du site | Contact | Plan du site | | Statistiques | visites : 2276758

Suivre la vie du site fr    ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Site réalisé avec SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce