Fituesi i sivjetshëm i edicionit 18- të i “Netëve të poezisë Korçare” u shpall shkrimtari Visar Zhiti. Ai u vlerësua me motivacionin : “Për shpirtin e palodhur artistik me të cilin është afirmuar në karrierën e gjatë krijuese”.
Trofeun ia dorëzoi drejtori i festivalit, poeti korçar Skënder Rusi. “Vetë jeta futet në poezi dhe poezia patjetër që futet në jetë, duke u bërë pjesë e saj”, tha ndër të tjera për të pranishmit shkrimtari Visar Zhiti, duke shtuar se poezia e tij do të jetë deri sa të jetë njeriu mbi dhe.
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Site réalisé avec SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce