Albania

Tiranë : Ekspozita “Arti dhe Dizajni i Filmit Shqiptar – Vepra të Përzgjedhura nga Vitet e Kinostudios” deri me dt 30 maj

lundi 16 mai 2016.

100 afishe filmash artistik me metrazh të gjatë, filmash vizatimorë, apo filmash dokumentarë janë prezantuar dje në Galerinë Kombëtare të Arteve në ekspozitën “Arti dhe Dizajni i Filmit Shqiptar – Vepra të Përzgjedhura nga Vitet e Kinostudios”.

Afishet, të gjitha vepra të punuara me dorë nga piktorët shqiptarë të cilët kanë punuar në ish-Kinostudio, janë vënë në një rrjedhë kronologjike.

Ekspozita e kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci, vë në pah trashëgiminë e pasur të filmit shqiptar duke sjellë para publikut disa nga veprat më të arrira të krijuara ndër vite nga piktorë filmi dhe artistë të talentuar si Sali Allmuça, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Azis Karalliu, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Astrit Tota, Dhimitër Theodhori dhe Shyqyri Sako.


Accueil du site | Contact | Plan du site | | Statistiques | visites : 2278898

Suivre la vie du site fr    ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Site réalisé avec SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce