Albania
Ballina e sitit > MIRËSEVINI

MIRËSEVINI

Artikujt e kësaj rubrike


BALETI PRELJOCAJ NE TIRANE : “Atë që unë e quaj harrim” (MIRËSEVINI)

KOMUNIKE
të martën 16 tetor 2012 Nga en

 

Ambasada e Francës është e lumtur t’ju njoftojë për mbërritjen në Shqipëri, në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, të trupës së baletit të Kompanisë Angelin Preljocaj. Kompania e koreografit të njohur botërisht do të vërë në skenë krijimin e tij të fundit : "Atë që unë e quaj harresë", më 19 dhe 20 tetor 2012, në Teatrin e Operas dhe Baletit.



Ekspozita fotografike shëtitëse : “Mbro e promovo” (MIRËSEVINI)

NGA ILDA MARA
të enjtën 30 gusht 2012 Nga en

Konkursi fotografik“Mbro e promovo” dedikohet trashëgimisë kulturore shqiptare dhe u shpall në fund të muajit prill, duke iu drejtuar më së shumti të rinjve. Eshtë një iniciativë e revistës “Art dhe Trashëgimi” në bashkëpunim me “Cultural Heritage Without Borders”, Bashkimin Europian, Bashkine e Shkodres dhe Bashkine e Beratit.



Në Paris : Homazh për poetin Ali PODRIMJA (MIRËSEVINI)

Frédérique DUVERSIN
të premtën 3 gusht 2012 Nga E. Noygues

Mbas vdekjes se poetit Ali Podrimja, javen e kaluar, i dha te premtën 27 korrik 2012 lamtumira e fundit organizuar nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Paris. Përveç homazheve zyrtarë, miqtë e fjalës së tij poetike ishin mbledhur rreth SE Mohamedin Kullashit, Alexandre Zotos, perthyesi i Podrimjës ne frëngjisht, Frédérique Duversin dhe Evelyne Noygues.

Mbremja ka qenë edhe pasuruar me leximin, në shqip dhe në frëngjisht, te disa vargjeve nga aktorët Simon Pitaqaj dhe Arben Bajraktari shoqeruar nga Vlashent Sata në kitar.



Në teatër : “Na, të birtë e shekullit të ri” nga Ridvan DIBRA (MIRËSEVINI)

të merkurën 18 korrik 2012 Nga en

 

Pasi u dha në thuajse gjithë qytetet kryesore të Kosovës, “Na, të birtë e shekullit të ri” u shfaq më 15 dhe 16 qershor në Tiranë (Teatri Kombëtar) dhe në Shkodër (teatri “Migjeni”). Në të dyja shfaqjet suksesi qe i plotë. Gjithashtu, shfaqja gjeti jehonë edhe në media.

Aktorët e shfaqjes ishin Leonora Hasani (Gruaja) dhe Mirsad Ferhati (Burri), të dy nga Kosova.



Në Gjirokastër : Festivali ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” 30 qershor-2 korrik (MIRËSEVINI)

Ilda MARA, Drejtoreshë e Festivalit
të merkurën 4 korrik 2012

Tashmë u bënë gjashtë vjet që ARGJIRO-ja organizon në kalanë e Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”. Ky Festival është një projekt unik në Shqipëri sepse përqëndrohet tek ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale, si dhe trashëgiminë fizike shqiptare, kalanë e Gjirokastrës dhe atë shpirtërore, siç është muzika polifonike shqiptare, me muzikën klasike.Festivali ndërkombëtar 2012.



Në Paris : intervista e Niksonit PITAQAJ, regjisor (MIRËSEVINI)

të premtën 8 qershor 2012 Nga en, E. Noygues

 

Me rastin e shfaqjes së ardhshme të kryeveprës se Jules Romains, "Knock", të enjten, me 14 Qershor në orën 8 të mbrëmjes dhe të dielën, me 17 Qershor, 2012 në orën 4, mbas dite, në Qendrën Kulturore të Ministrisë së Financave, 143 rue de Bercy - Paris(75012 ), Nikson Pitaqaj, regjisor shqiptar nga Kosova, ka dhënë një intervistë ekskluzive për shoqatën "Albania".



Në Tiranë : Pranvera e frankofonisë 2012 (MIRËSEVINI)

par Evelyne Noygues
të martën 3 prill 2012

Për të festuar “Pranverën e frankofonisë ", shkollat e Shqipërisë kanë marrë pjesë aktive në veprimtaritë e javës e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Midis tyre, shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në Tiranë dallon çdo vit me një pjesëmarrjen e veçantë të nxënësve të saj. Të udhëhequr nga mësuesja e tyre Violeta Kraja, ato këtë vit përgatitën një dosje multimedia” Homazhe Rusoit në treqind vjetor”.



Valdet HAMIDI : Nën peshën e Kryqit nga Luan RAMA (MIRËSEVINI)

Nga «piktura e revoltuar» tek «piktura e kryqëzimit»
të hënën 12 mars 2012 Nga en

I botuar në janar të vitit 2012 «Valdet – nën peshën e kryqit», është shkruar nga Luan Rama dhe i përkthyer në frëngjisht nga Solange d’Angély dhe autori, i shoqëruar me 11 tablo të piktorit. Ky libër «coffrét» është botuar nga Digital Estampe në Rouen, (France). Shitet tek botuesi «Chez Camille» 06 15 06 45 64 apo përmes email në sitin internet të piktorit www.valdet.org.



Në Vlorë : Ekspozita e Ardian ISUFIT : O.P. (objekt i Paidentifikueshem) (MIRËSEVINI)

të merkurën 15 shkurt 2012 Nga en

THE PROMENADE GALLERY presents Ardian ISUFI : O.P. (objekt i Paidentifikueshem). Hapet nga data 5 mars deri me 5 prill 2012

... Oxhak fabrike & Minare Xhamie eshte nje instalacion "site specific" ne Venezia ku do te ndertohej nje objekt thuajse me permasa te njejta lartesia (15 deri 17m) me ate qe ndodhet ne qytetin (Kavaja – Shqiperi) per te qene sa me autentik i objektit ne fjale(lartesia reale 20m), gjithashtu pergjate kohes qe do te qendronte I instaluar (padyshimqe objekti do jete i perkoheshem) Hoxha (zeri i tij) do te kendonte 5 here sipas ritualit te Kuranit!!!



Në Tiranë : Nr. 3 te revistës Art & Trashëgimi, Shkodra : Bukuroshja e ujërave (MIRËSEVINI)

par Ilda MARA
të martën 10 janar 2012

ART & TRASHËGIMI është një botim periodik për trashëgiminë kulturore shqiptare. Tashmë është me tre numra në treg : "Berati – Qyteti i Bardhë" , "Gjirokastra - Qyteti i Gurtë" dhe "Shkodra - Bukuroshja e ujërave".

Art & Trashëgimi është botim i organizatës ARGJIRO në bashkëpunim me Qëndrën e Studimeve Albanologjike.



Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1467864

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2022 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce