Albania
Ballina e sitit > MIRËSEVINI

MIRËSEVINI

Artikujt e kësaj rubrike


Në Vlorë : Ekspozita "Play Girl", deri më 24 Janar 2012 (MIRËSEVINI)

të martën 27 dhjetor 2011

PLAYGIRL

Heldi Pema

Gallery On The Move në bashkëpunim me The Promenade Gallery

Inagurimi 14 Janar 2012 ora 18.00

Deri më 24 Janar 24 2012



Në Brusel : "Rrugetime te kahershme ne trojet Shqiptare", te shtunen 3 dhjetor 2011 (MIRËSEVINI)

Një veprimtari e shoqatave Konitza asbl dhe "Albania" Paris
të dielën 27 nëntor 2011

Konica ASBL në Brusel dhe ALBANIA në Paris organizuan nje takim mbi "Rrugetime te kahershme ne trojet Shqiptare" te : Maison des Cultures, 120 Rue de Belgrade 1060 Bruxelles, 3 Dhjetor 2011

Gazetarja Kate Holman ishte moderatore e mbrëmjes,gjatë se cilës, shumë te ftuar ligjëruan.

Rezervime : Me telefon : 0496/930292 (Toni) Me e-mail : konitzaasbl@yahoo.fr Me mbështetjen e Commune de Saint-Gilles, Démocratie Plus asbl, International Komitée



Në Tiranë : Nr. 2 te revistës Art & Trashëgimi, Gjirokastra: Qyteti i gurtë (MIRËSEVINI)

par Ilda MARA
të dielën 20 nëntor 2011

ART & TRASHËGIMI është një botim periodik për trashëgiminë kulturore shqiptare. Tashmë është me dy numra në treg : "Berati – Qyteti i Bardhë" dhe "Gjirokastra - Qyteti i Gurtë".

Art & Trashëgimi është botim i organizatës ARGJIRO në bashkëpunim me Qëndrën e Studimeve Albanologjike.



Në Tiranë : ekspozita e piktorit Bujar Zajmi “TIRANA" të GKA (MIRËSEVINI)

KOMUNIKE
të shtunën 19 nëntor 2011

Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të njoftojë se ditën e Hënë, dt. 21 Nëntor 2011, ora 18.30 në Sallën e Ekspozitave të Përkohshme të GKA do të hapet ekspozita e piktorit Bujar Zajmi “TIRANA”.



Në Tetovë : Panairi e librit 2011 (MIRËSEVINI)

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni
të merkurën 2 nëntor 2011 Nga en

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni organizon Panairin e librit “Tetova 2011” ështër mbajtur në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER në Tetovë, prej 16 deri 20 nëntor 2011.



Në Paris : Maks VELO prezentoi librin "Paris", të Premtën 21 Tetor (MIRËSEVINI)

të shtunën 22 tetor 2011 Nga E. Noygues

Të Premtën më 21 Tetor 2011, Shoqata Albania organizoi në "Maison des associations" lagjia 7 në Paris, një takim me artistin Maks Velo. Ai prezentoi librin “Paris”, një homazh për qytetin e lindjes. Adresa : Maison des Associations du 7ème arr. - 4, rue Amélie – 75007 Paris. Metro : La Tour-Maubourg ose Invalides.

  Maks Velo në Panairin e Librit, në Tiranë (nëntor 2010). Photo©Evelyne Noygues



Ribotim në Tiranë i librit "ENIGMA… e zgjidhur" e Robert d’Angély (MIRËSEVINI)

të martën 11 tetor 2011 Nga en, Solange d’Angely

Këto kohë është botuar në Tiranë në gjuhën frënge libri i Robert d’Angély "ENIGMA… e zgjidhur" nga Shtëpia Botuese «Globus R», një homazh i Solange d’Angély për atin e saj. Ky libër përmbledh të pesë vëllimet që më parë ishin botuar në Paris në vitet 1990-1991, vëllime këto që tashmë nuk gjënden në librari. Kurse "Gramatika e krahasuar shkipe" (vëllimet 6 dhe 7) botuar në Paris në vitin 1998, janë thelbi i vertetë e veprës së këtij autori.

Mund t’a ndjekni edhe ne Internet : http://www.top-channel.tv/video.php...



Në Paris : intervista e Gani Jakupit, autor "Strips" (MIRËSEVINI)

SALONS DU LIVRE DES BALKANS 2010, 2011, 2012, 2014 - PARIS
të shtunën 3 shtator 2011 Nga E. Noygues

Ju jeni krijues në gjini të ndryshme artistike, autor stripi ose si skenarist për vizatues tjerë, kompozitor, fotograf, shkrimtar… Lindur në 1956 në krahinën e Kosoves nën Jugosllavinë e Titos, sot jetoni në Spanjë, në qytetin e Barcelones, pas një qendrimi në France në fillim të viteve 1970.

Me 25-26 qershor ishit i ftuar në sallonin e librit te Ballkanit ne Paris, si autor i stripit, dhe veçanerisht në një « carte blanche », që të prezantonit punën tuaj. Duke pritur keto takime, albumet tuaja janë një mënyrë e mire per t’ju njohur, por ju ftojmë ti pergjigjeni pyetjeve të meposhtme duke dashur të njohim më mirë punen dhe personalitetin tuaj artistik, botën tuaj … dhe tonën.

Photo : ©Hazir Reka-responsable régional REUTERS.



Libri "Léon Rey… dhe gurët filluan të flasin", nga Luan Rama (MIRËSEVINI)

të premtën 15 korrik 2011 Nga en

Libri Leon Rey… dhe gurët filluan të flasin, është libri më i ri i autorit Luan Rama, i cili pas librit Kalorësit e Stuhisë, një ese për piketakimet franko-shqiptare nëpër histori dhe Doreshkrimeve të Purpurta lidhur me kodikët më të bukur të botës dhe në veçanti ata të Beratit, sjell për herë të parë një vështrim të thellë për jetën dhe kontributin e arkeologut francez Léon Rey në vitet 30’ të shekullit XX.



Korsika : Grupi polifonik i Bregut te Himares, hap edicionin e 7-te te Festivalit Takimet e Coralisules (MIRËSEVINI)

të premtën 3 qershor 2011 Nga wbr

Takimet muzikore te Coralisules u hapen diten e premte me dt 2 qershor ne Ille Rousse ne Korsike me grupin polifonik te Bregut te Himares. Zerat e ardhur nga Himara magjepsen publikun korsikan. NJe sukses i jashtezakonshem u shpreh Presidenti i Takimeve te Coralisules, Z. Alexis Giuli. Artistet shqiptare do te performojne gjate tre diteve te festivalit.



Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1919170

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2022 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce