Për shkak se shqiptarët jetojnë në disa shtete dhe kanë edhe një diasaporë të madhe dhe shumë të shpërndarë, kultura shqiptare është një “entitet” kompleks i cili është i varur nga komunikimet dhe mobiliteti. Ne vlerësojmë se çështja e komunikimeve të ndërsjella të sistemeve të veçanta të kulturës dhe të kontakteve të saj në tërësi me botën, nuk është reflektuar sa duhet, dhe sidomos jo si tërësi.
Pas publikimit të CD-së së parë « Baresha », Elina Duni Quartet korri një sukses shumë të madh në Francë, Zvicër, Gjermani dhe Austri.
« Lume, Lume » është albumi i tij i dytë, më i frymëzuar e më i pjekur.
Dalja në treg e albumit në Francë bëhet të mërkurën 13 tetor 2010.
Me prezantimin e tij mbi balerinën dhe koreografen e famshme të fillimit të shekullit XX, Luan Rama, i zbuloi auditorit përvojën që Isadora Duncan përjetoi në vitin 1913 në jug të Shqipërisë në Santi Quaranta, (Saranda).
Po në Devollin e lashtë të quajtur dikur Deabolis, ku dy perandorë nënshkruanin Traktatin e Madh të Paqes?
Përse këto ngjarje të largëta e personazhe që vështirë t’i përcaktosh pas një mijëvjeçari, ngasin ndërgjegjen e kohës sonë?
Bizanci, Aleksi I dhe dinastia e Komnenëve, «Beteja e Beratit» e sulmet dhe rrethimet e njëpasnjëshme të Durrësit, Kaninës, Vlorës; normandë, bizantinë, anzhuinë e stema të familjeve të mëdha shqiptare me shenjat anzhuine…
Shoqatat Albania dhe Courrier des Balkans organizojnë panairin e parë të librit të Ballkanit Do të jenë të pranishëm në Paris më shumë se 30 shkrimtarë të ardhur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia si dhe nga Turqia.
Ky panair do ti prezantojë publikut larminë e botimeve aktuale si dhe atyre më të hershme nga Ballkani, në fushën e letërsisë e historisë.
Botues të shumtë nga Ballkani do të prezantojnë titujt e tyre në origjinal krahas botuesve francezë.
Me 20, 22, 23 dhe 27 maj, në "Théâtre des deux Rêves" në Paris, nis aventura e dytë e regjizores Anjeza Mara-Murati.
Kompania LUMIERE e themeluar dhe drejtuar nga vetë ajo, në bashkëpunim me Ursula Ehler, vë në skenë dramën e autorit gjerman Tankred Dorst, me titull « Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër », dramë e cila ka fituar çmimin evropian të Strasburgut në vitin 2009.
Adaptimi për teatër i kësaj pjesë është bërë nga Bernard Lortholary.
Në këtë pjesë luajnë : Caroline Nolot, Olivier Courtemanche, Jérôme Pôlny dhe Guillaume Clément.
Skenografe është Magalie Dubois, dhe kostumograf stilisti nga Kosova, Afrim Myftari.
Të shtunën 3 prill 2010, vetê autorja prezantoi romanin « Kloroform » në Paris.
Në këtë roman, të saj të parë, Klara Buda përshkruan vështirësinë e realitetit në një regjim lirivrasës, absurditeti i të cilit , ndonëse ia del të përgjumë përkohësisht, dëshirën e individit për rebelim dhe liri shprehjeje nuk arrin megjithatë ta shkatërrojë.
Vit mbrapshte ! Por, prej 1997-es, kur u shfaq edhe premiera e monodrames "Apologjia e vertete e Sokratit", kane shkuar me se 10 vjet.
E ky jubile e gjen aktorin Mirush Kabashi, qe misheroi Sokratin, serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Sokrati ka rrokur 100 shfaqjet e ngjitura ne skene! Aktori Kabashi, i cili tanime jo rralle cilesohet si "Sokrati shqiptar", rrefen per ndryshimet qe e kane shoqeruar Sokratin dhe ate si aktor pergjate ketyre viteve.
Lexoni artikullin nga gazeta "Koha Jone" - intervisten e Anisa Ymerit dhene ne dt 2 mars 08
Ditën e enjte, më 25 mars 2010, ora 18.00 Shoqata Albania ka organizuar nje konferencë kushtuar Eqrem Çabej (1908-1980), nestori i gjuhës shqipe.
Eshte zhvilluar me pjesëmarrjen e Prof. Remzi Pernaska dhe Znj. Brikena Çabej, në Maison des associations du 7ème arrondissement, 93 rue Saint Dominique 75007 Paris. Metro : La Tour Maubourg (linja 8) ose RER : Invalides (linja C). Hyrja ishte e lirë
Të martën më 26 Janar 2010, shoqata Albania organizoi në "Maison des associations" lagjia 7 në Paris, një takim me Bernard Lortat-Jacob, etnomuzikolog, drejtor kërkimesh në CNRS.
Për të folur mbi temën , "Duke qarë,kënduar,duke ndenjur bashkë", Bernard Lortat-Jacob iu referua kërkimeve të tij mbi këngën polifonike shqiptare dhe shoqëroi prezantimin me shembuj audio dhe video.
Tous droits réservés © 1997-2022 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce