Albania

“Art & Trashëgimi” nga Shoqata franko-shqiptare « ARGJIRO »

nga Ilda MARA, drejtoreshë e Revistës

të dielën 8 maj 2011 Nga en

 

Shoqata franko-shqiptare « ARGJIRO », ne bashkëpunim me Qëndrën e Studimeve Albanologjike, sapo nxorrën në treg revistën e për tremuajshme “Art & Trashëgimi”.

Në përgatitje, numri i ardhshëm do të jetë dedikuar Gjirokastrës.

Revista Art & Trashegimi synon t’i ofrojmë lexuesit shqiptar dhe atij të huaj një copëz arti, një copëz historie, një copëz poezie dhe një frymë nga shpirti i paepur dhe i përjetshëm i Shqipërisë. Ky botim, i cili ka marrë si mision shpluhurosjen e historisë dhe promovimin e trashëgimisë dhe të vlerave tona, dhe që e sjell atë të lexueshme dhe të kapshme nga të gjithë, do të mbushë një hapësirë boshe në fushën e botimeve dhe të periodikëve shqiptarë në fushën aq të gjerë dhe komplekse të kulturës dhe të dijes. Numri i parë i revistës i kushtohet Qytetit të Beratit, apo siç njihet ndryshe me emrin Qyteti i bardhë!

“Shqipëria gjithmonë ka mbërthyer zemrat e poetëve, të piktorëve, të historianëve, të arkeologëve dhe të udhëtarëve. E mveshur me një të shkuar magjike, e cila ruhet dhe respektohet, kjo është paracaktuar të vazhdojë gjatë edhe në të ardhmen.” Irina Bokova, Drejtoreshe e Përgjithshme e UNESCO-s.

„Në Shqipëri, revistat kulturore janë një ngjarje e rrallë, një lloj luksi për një vend që po del nga varfëria. Urgjenca e këtyre dy dhjetëvjetëshave të fundit i mobilizoi vullnetet për të ringritur monumentet e kultit, nevoja e dy dhjetëvjetëshave të ardhshëm po na mobilizon që të ringremë kultin e monumenteve.” Ardian Marashi

Për t’ia arritur me siguri këtij qëllimi, revista ka bashkuar në një ekip të vetëm një numër imponues kontribuesish të spikatur: Ben Andoni, Ilda Mara, Jutta Benzenberg e Bavjola Shatro, pa kurajën e të cilëve kjo nismë do të ishte arkivuar si të tjera para saj; administratorët aktualë të kësaj trashëgimie – Genc Pollo, Ardian Marashi e Kastriot Dervishi, që kanë meritën e hapjes së Sezamit; ekspertët e saj shkencorë – Aleksandër Meksi, Afërdita Onuzi, Emin Riza, Luan Përzhita, autoriteti i të cilëve i jep kësaj reviste identitetin; specialistët e kërkimeve transversale – Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Shaban Sinani, Moikom Zeqo, që realizojnë ndërlidhjen mes fushave dhe për forcojnë dritësimin e detajit.

Përmbajtja e revistës “Art & Trashëgimi”

Editorial :
- Një revistë për artin dhe trashëgiminë (A Review on Art and Heritage), Ilda Mara, drejtoreshë e Revistës

Parathënie :
- Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

- Berati: qyteti i bardhë

- Palimpsest: Zgjojmë bukuroshet e fjetura
- Palimpsest: Waking up the sleeping beauties
- Ardian Marashi

Berati Historik :
- Ju rrëfej si ishin shqiptarët në shekullin e XVIII, Prof. Kristo Frashëri
- Banesat në qendrën historike të Beratit, Emin Riza
- Vështrim i shkurtër mbi lashtësinë e qytetit të Beratit, Luan Përzhita
- Një familje e shquar feudale shqiptare: Muzakajt (A prominent albanian feudal family: the Muzakas), Pëllumb Xhufi
- Berati, me njerëzit dhe kohët e tij, Ben Andoni
- Ura e Goricës, pse duhet të planifikohet për restaurim ?, Genc Samimi, Dritan Çoku

Ikonografi & Art :
- Ndërtimet e kulit të krishterë në qytetin-muze të Beratit (Christian cult buildings in the museum town of Berat), Aleksandër Meksi
- Arti islam në Berat, Kastriot Dervishi
- Onufri dhe misteret e tij, Mustafa Arapi
- Berati dhe Kodikët Beratinus (Berat and Codex Beratinus), Shaban Sinani
- Berati mes epit mesjetar dhe lirikës romantike, Bavjola Shatro
- Vehxhi Buharaja, mistikë dhe logos në kulturen shqiptare, Bavjola Shatro

Veshjet e Beratit :
- Traditional folk costumes of Berat, Afërdita Onuzi
- Tradita e argjendarisë në Berat, Kastriot Dervishi

Restaurim :
- Si u restaurua Berati në vite, Genc Samimi
- Gorica… Përtej urës së Madhe të Pashait, Ben Andoni

Politikë :
- Genc Pollo: Berati është unik për Shqipërinë (Genc Pollo: Berat is unique in Albania), Ben Andoni

Biznes :
- Kantina Çobo, Vera Unike “Made in Albania”, Milena Selimi

I ftuar :
- Partneritet ndërkombëtar për shpëtimin e monumenteve (International Partnership to the Rescue of Monuments) : Bertrand du Vignaud, President i World Monuments Fund

Arte Pamore :
- Thanatologjia e shpresës (The thanatology of hope), Gëzim Qendro
- Ja si e rizbuluam Onufrin në Maqedoni, Dr. Moikom Zeqo

Një monument nga bota :
- Mali Athos dhe shqiptarët, Ben Andoni

Opera :
- Opera “Werther” dhe “Turandot” Rikthehen, Saimir Pirgu dhe Josif Gjipali
- Intervistë me Eva Golemin, Milena Selimi

Teatër :
- Ligji përballë artistëve shqiptarë, Kastriot Çipi
- Romeo dhe Zhulieta: Një Shekspir tek ‘Shekspiri’ në Tiranë, Milena Selimi

Artista Shqiptarë :
- Tedi Papavrami: Gjuha e muzikës nuk njeh kufij…, Milena Selimi

Në kopertinë :
- Shën Mëria me Krishtin në anën e djathtë. Një nga zgjidhjet e rralla të ikonografisë në këtë formë, Onufri, fotografuar nga Jutta Benzenberg

shtepia e librit

PDF - 132.6 ko
FTESE promovimi "Art & Trashegimi"

Ftese_promovimi_Art_ Trashegimi_1_.pdf


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 2283002

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce