Ballina e sitit > MIRËSEVINI
Artan SHABANI dhe Eltjon VALLE ekspozuan në Paris, nga dt 29 nëntor deri me 31 dhjetor
të dielën 21 nëntor 2010 Nga en
Më datën 29 nëntor, "La Générale en Manufacture" në Sèvres, afër Parisit, prezantoi ekspozitën personale “Talking About” të artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Eltjon Valle.
“Talking About” është ekspozita në të cilën dy artistët shqiptarë prezantojnë projektet e tyre më të fundit, të cilat konsistojnë në kolazhe dhe mediume të tjera. Në këtë ekspozitë Artan Shabani prezantohet me një cikël kolazhesh në të cilat trajton histori nga memoria kolektive dhe ajo personale duke u përpjekur të përkthejë kuptimin e pyetjeve, që lindin sipas eksperincës.
Kurse Eltjon Valle prezantohet me një seri punësh të cilat vijojnë si argumenti i kërkimit rreth The Marinz Project, projekt ky që artisti e çon përpara prej kohësh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 31 dhjetor në La Gènèrale en Manufacture në Sèvres Paris. Don’t you know you’re talking about a… It sounds like a whisper. Wasting time in the unemployment lines sitting around waiting for a promotion…
Artan Shabani është lindur më 1969 në Vlorë. Jeton dhe punon në Venezia. Duke filluar nga viti 2007 është ideatori dhe kuratori i The Promenade Gallery në Vlorë, ku midis te tjerash janë prezantuar artistë si Anri Sala, Adrian Paci, Lucie Fontaine etj. Në 2009 ka qene kuratori i pavionit Albania – Kosovo në edicionin e katërt të Prague Biennale.
Ka ekspozuar gjithashtu edhe në Casa Masaccio Centre for Contemporary Art in San Giovanni Valdarno dhe The National Gallery of Arts, Prishtina (2010), Venice Biennale – 53. Editions - Krossing/Oltre I Confini Tra I Territori" dhe 4th Prague Biennale (2009), Mavi Kum Gallery, Istanbul (2008), The National Gallery of Arts of Macedonia, Scopie (2007), The National Gallery of Arts, Tirana (2006), The National Museum of the Automobile, Turin (2005), The National Library, Florence (2004), Osterbottens Museum Vaasa dhe Bocconi University, Milan (2003), The World Fine Art Fair, Salzburg (2002), Osterbottens Museum Vaasa (2001), Manini Gallery, Turin (2000), Metropole Contemporary Art, Monte-Carlo (1999) etj.
- Eltjon Valle
Eltjon Valle është lindur më 1984 në Kuçovë. Jeton dhe punon në Milano. Ka studiuar dhe është diplomuar në "Accademia delle Belle Arti di Brera", Milano në 2002-2007. Aktualisht është duke mbrojtur masterin po në këtë akademi. Ka eskpozuar gjithashtu në The Promenade Gallery, Vlora (2010), Museo D’Arte Contemporanea Villa Croce, Genoa dhe The National Center for Contemporary Art, Moscow (2009), Micro Museum, New York, Taller Siete, Medellin dhe The National Gallery of Arts, Prishtina (2008), Public Art, Trieste, Biennale di Venezia/Off Albanian Pavilion (2007), The National Gallery of Arts, Tirana (2006), Tirana Biennale/Off (2005) etj.
Lexoni edhe Intervistë ekskluzive me piktorin Artan SHABANI
La Générale en Manufacture
ATELIERPIER 6, Grande Rue, 92310 Sèvres (France)
Métro ligne 9 - Station Pont de Sèvres
Tramway ligne T2 - Arrêt Musée de Sèvres
www.la-g.org | www.atelierpier.com
Mob: +33(0)6 82 66 46 88
E-mail: pierlimpens@hotmail.com
Web: www.la-g.org | www.atelierpier.com
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce