Ambasada e Francës është e lumtur t’ju njoftojë për mbërritjen në Shqipëri, në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, të trupës së baletit të Kompanisë Angelin Preljocaj. Kompania e koreografit të njohur botërisht do të vërë në skenë krijimin e tij të fundit : "Atë që unë e quaj harresë", më 19 dhe 20 tetor 2012, në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Angelin Preljocaj : Takimi me tekstin e LAURENT MAUVIGNIER
Kam zbuluar Atë që unë e quaj harresë të Laurent Mauvignier prej daljes së saj. Madje edhe forma e tekstit më ka apasionuar menjëherë. Është një fjali e vetme, një fjali e gjatë pambarim që përputh lojën e trupave dhe strukturën letrare në një mënyrë radikale. Ky materializim i mishit e bën tekstin shumë sensual. Fizikisht ai është i veshur me teksitura shumë të ndryshme; trup agresiv, i gjallë, i dhunshëm, trup më epshor, sensual, i sëmurë, i dashuruar ... Por trupi tek Mauvignier është edhe politik. Shumë pyetje janë hedhur, një reflektim i thellë mbi përjashtimin, kufirin, shoqërinë, konsumizmin, e gjithë kjo përmes dialogut të heshtur të trupave.
Mendova që vallëzimi mund ta kapte subjektin, duke vënë në perspektivë historinë dhe duke shpalosur një gjuhë koreografike specifike. Dhe pastaj sigurisht do të duhet të bëjmë të dëgjohet ky tekst,, jashtëzakonisht i ashpër, i paepur në pashmangshmërinë e tij, në bukurinë e tij dhe në emocionin e tij.
Angelin Preljocaj : Te dhena mbi aktivitetin artistik
Lindur në Francë në 1957, nga prindër shqiptarë, Angelin Preljocaj nis studimet për balet klasik përpara se të kthehej drejt baletit kontemporan nën drejtimin e Karin Ëaehner. Në vitin 1980, ai niset për në Njy Jork me qëllim që të punonte me Zena Rommett dhe Merce Cunningham, më pas vazhdon studimet e tij në Francë pranë koreografit amerikan Viola Farber dhe francezit Quentin Rouillier. Më pas ai bashkohet me Dominique Bagouet deri në krijimin e kompanisë së tij në dhjetor 1984. ai ka koreografuar më tepër se 46 pjesë, prej koreografive solo e deri tek koreografitë me format të madh.
Angelin Preljocaj bashkëpunon rregullisht me artistë të tjerë mes të cilëve Enki Bilal (Roméo et Juliette, 1990), Goran Vejvoda (Paysage après la bataille, 1997), Air (Near Life Experience, 2003), Granular Synthesis (« N », 2004), Fabrice Hyber (Les 4 saisons…, 2005), Karlheinz Stockhausen (Eldorado - Sonntags Abschied, 2007), Jean Paul Gaultier (Blanche Neige, 2008), Constance Guisset (Le funambule, 2009), Claude Lévêque (Siddharta, 2010), Laurent Garnier et Subodh Gupta (Suivront mille ans de calme, 2010)…
Krijimet e tij janë pjesë e repertorit të shumë kompanive, si në La Scala -Milano, në New York City Ballet dhe Baleti i Operas Nacionale të Parisit.
Ai ka realizuar filma me metrazh të shkurtër si Postieri, Ide të zeza në 1991 dhe shumë filma ku spikatin Një vijë lidhëse dhe Shpallja, për të cilët ka marrë veç të tjerash edhe titullin « Grand Prix du Film d’Art » (2003), «Premier prix Vidéo-danse » (1992) dhe atë të Festivalit të Video-s në Pragë (1993). Në 2009, ai realizon Borë e bardhë, duke vënë në skënë krijimin e tij dhe në 2011 ai firmos për Air France, filmin publicitar Fluturimi, që rimerr koreografinë e Parc.
Ai gjithashtu ka bashkëpunuar në shumë realizime kinematografie duke vënë në skenë koreografitë e tij: Les Raboteurs me Cyril Collard sipas veprës së Gustave Caillebotte në 1988, Pavillon Noir me Pierre Coulibeuf në 2006 dhe Eldorado / Preljocaj me Olivier Assayas në 2007.
Rreth punës së tij janë publikuar shumë vepra si: Angelin Preljocaj ( 2003), Pavjoni i zi (2006), Angelin Preljocaj, Topologji e padukshme (2008), Angelin Preljocaj, nga krijimi deri tek kujtesa e vallëzimit (2011).
Në rrjedhën e karrierës së tij ai ka marrë shumë mirënjohje mes të cilave: «Grand Prix National de la danse » dorëzuar nga Ministria e Kulturës në 1992, Çmimin « Benois de la danse » për krijimin Le Parc në 1995, Çmimin « Bessie Aëard » për Annonciation në 1997, Çmimin « Les Victoires de la musique » për Roméo et Juliette në 1997, Çmimin « Globe de Cristal » për Blanche Neige në 2009. ai është oficer i Artit dhe Letrave, Kavalier i Legjionit të Nderit dhe Oficer i Urdhërit të Meritës në 2006.
I përbërë prej 26 balerinësh permanentë, Ballet Preljocaj është vendosur prej tetorit 2006 në Pavillon Noir à Aix-en-Provence, një vend i dedikuar plotësisht vallëzimit, dhe ku Angelin Preljocaj është drejtor artistik.
Angelin Preljocaj : Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ALDO BUMÇI
I nderuar zoti Ministër, E kam marrë ftesën tuaj për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ju falenderoj. Jam shumë i prekur nga ftesa juaj dhe është një nder që ju më bëni mua dhe kompanisë sime gjithashtu. Jam i lumtur që Ballet Preljocaj mund të marrë pjesë në këtë eveniment që ne e kemi shumë për zemër, dhe të jeni të bindur që balerinët do të japin më të mirën e tyre për dy shfaqjet në datat 19 dhe 20 tetor.
Ndjej keqardhje që për fat të keq nuk mund të vij në Tiranë në këtë periudhë, sepse do të jem i angazhuar plotësisht në koreografinë e baletit tim të ardhSHëm. Më besoni, zoti Ministër që jam shumë i shqetësuar për këtë. Gjithashtu, nëse ju jeni dakord dhe me dëshirën për të qenë pranë jush në këtë eveniment, po ju propozoj një video conference në 16 tetor në mëngjes. Shpresoj që ky sugjerim do të gjejë një mbështetje pozitive dhe që do t’ju përshtatet. Ekipi im dhe unë gjithashtu do të qëndrojmë në dispozicionin tuaj për të organizuar këtë takim.
Duke shpresuar që kalendarët tanë do të akordohen më mirë në një të ardhme të afërt, ju lutem të pranoni Zoti Ministër përshëndetjet e mia më të sinqerta
LAURENT MAUVIGNIER : Shkrimtar
Laurent Mauvignier ka lindur në Tours në vitin 1967. I diplomuar në shkollën e Arteve të Bukura në degën e Artit Plastik (1991) ai zgjedh t’i kthehet me dashurinë e rinisë, shkrimit. Romani i tij i parë, Loin d’eux, u botua në vitin 1999 nga Botimet de Minuit, një shtëpi botuese të cilës ai i qëndroi besnik dhe ku publikoi veprat e tij që pasuan, mes të cilave Të mësosh të përfundosh (2000), Ato në krah (2002), Vetëm (2004), Lidhja (2005). Romanet e tij përpiqen të përkufizojnë të vërtetën por përballen me të papërshkueshme, në limitet e të thënës. Një gjuhë që tenton të vendosë fjalët mbi mungesën dhe dashurinë atje ku mungon, si një përpjekje për të ruajtur, mbajtur atë që na rrëshqet nëpër gishta, nëpër vite.
Shkrimtari frymëzohet herë nga gjëra të thjeshta, herë nga ngjarje historike. Kështu tragjedia në stadiumin e Heysel i shërbeu si spirancë për romanin Në turmë (2006), lufta e Algjerisë e frymëzoi për romanin Njerëzit (2009). I admiruar vecanërisht për kapacitetin e tij për të orkestruar pikëvështrimet e ndryshme, për të bërë të dëgjohen zëra të ndryshëm, Laurent Mauvignier dhe vepra e tij janë në mënyrë të rregullt objekt i komenteve nga më mirënjohësit. Është Laureat i Cmimit Livre Inter dhe i Cmimit Wepler në 2000 me romanin Të mësosh të përfundosh si dhe Cmimin Fnac në vitin 2006 për romanin Në turrmë.
ANGELIN PRELJOCAJ - BALETI PRELJOCAJ : “Atë që unë e quaj harrim”
KRIJIM I 2012
Pjesë për 6 balerinë dhe një Aktor
Koreografia: Angelin Preljocaj
Teksti: Laurent Mauvignier “Atë që unë quaj harrim”
Skenografia dhe kostumet: Angelin Preljocaj
Muzika: 79 D
Ndriçimi: Cecile Giovansili- Vissiere
Regjisor: Youri Van Den Bosch, Natalia Naidich,
Koreolog : Dany Leveque
Trupa e Baletit Preljocaj : Nicolas Zemmour , Batiste Coissieu, Aurelien Charrier, Carlos Ferreir Da Silva , Liam Warren, Fabrizio Clemente. Folësi: Laurent Cazanave
Baleti Preljocaj - Qëndër Koreografike e mbështetur nga Ministria e Kulturës DRAC PACA, krahinën e Provincës – Alpes-Cote d`Azur, Departamentin e Bouches du- Rhone, Komunitetin e vendit AIX dhe qytetit AIX në Provence. Ai përfiton nga mbështetja e Grupit Partouche- Kazino kryesore e AIX Thermal për zhvillimin e projekteve të saj dhe të Kulturës Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme për disa nga turnetë jashtë vendit.
REGIA TEKNIKE :
Kohëzgjatja 1 orë e 35 minuta pa pushim
Numri i balerinëve : 6 balerin dhe 1 aktor
Numri i teknikëve : 3
Drejtor Teknik: Luc CORAZZA
Asistent Teknik: Sarah PAITARD CAPON
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce