Albania

Botim : Bulevardi Stalin Nr. 57, rrëfimi i rrallë mbi shqiptarët e viteve ’80

Nga Elisabeth dhe Jean-Paul Champseix

të hënën 9 maj 2016 Nga en

Çifti francez Elisabeth dhe Jean-Paul Champseix ka jetuar 6 vjet në Shqipërinë komuniste dhe sjell një dëshmi të rrallë, se si jetonin shqiptarët.

Libri “Bulevardi Stalin, Nr.57” nga Elisabeth dhe Jean-Paul Champseix vjen në shqip përmes përkthimit të Irena Rambit.

Rrëfimi tregon për tiraninë e kohës dhe e ideologjisë si për absurdinë e sistemit.

 

 

Rrëfimi tronditës, si ishin studentët shqiptarë të ’80-s

Në Bulevardin Stalin nr. 57, rrëfimi i çiftit francez në Shqipërinë e viteve ’82-’89, si pedagogët e parë të huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Tronditja nga jeta e shqiptarëve nën komunizëm; me urdhër nga lart studentët shmangnin takimet dhe bisedat me ta, ku përjetuan frikën dhe terrorin e diktaturës, varfërinë e zymtësinë e qyteteve; libri me këto kujtime sillet fshehtas në Tiranë, më 1991. Në këto vite përmendet se në Shqipëri vinin shumë pak perëndimorë, për vizita dy-tre ditore, të cilët sapo ktheheshin në vendet e tyre shkruanin artikuj mjaft të thjeshtë.

Elisabeth dhe Jean Paul Champseix lidhjen me Shqipërinë e kishin vendosur përmes librave, dhe rasti për të jetuar në vitet ’80 nisi si emocion, por pësoi një shok me çfarë panë e gjetën në realitetin komunist. Ankthi, frika, terrori, heshtja i shoqëruan në ditën e parë që zbritën në Tiranë, në Bulevardin Stalin, ku jetuan dhe panë nga jashtë shqiptarët e përshkruan kronikat e zymta të jetës në Universitetin e Tiranës.

Për herë të parë në Universitetin shqiptar po vinin dy pedagogë të huaj për të dhënë mësim, ndonëse në fakultetin e gjuhëve të huaja, për mësime frëngjishteje.

“Përshtypja e parë për Shqipërinë është ajo e një vendi të rrënuar nga lufta. Doganierët më kishin thënë se mund të gjeja karburant në Shkodër. Qyteti është i madh dhe përfaqëson karikaturën më dramatike të urbanizmit socialist. Pallate të mjera betoni, ngjeshur në rresht përgjatë një rruge të rrahur nga era. Në katet e para, dyqanet e varfra, ndriçuar ligsht me llamba të zbehta janë pothuajse bosh. Më duhet të shkoj në një hotel për të blerë “tollona”…”, shkruan çifti francez gjatë udhëtimit të mbërritjes.

Jeta jonë në Tiranën e viteve ’80’

Elisabeth dhe Jean Paul Champseix lidhjen me Shqipërinë e kishin vendosur përmes librave, dhe rasti për të jetuar në vitet ’80 nisi si emocion, por pësoi një shok me çfarë panë e gjetën në realitetin komunist.

Analizat duhen kontekstualizuar dhe duhet përfytyruar se në ato vite komunikimi me të huajt shihej si diçka në mos e ndaluar, e dyshimtë, dhe kaq mjaftonte që të bëhej shkak për vëzhgim vigjilent nga ana e Partisë dhe e ‘virgjëreshave të kuqe’. Prandaj dhe shumë nga këto analiza bazohen jo te diskutimi me shqiptarët, i cili ishte i pakët dhe jo i sinqertë nga bashkëbiseduesit shqiptarë, por te vëzhgimi i mprehtë i shoqërisë shqiptare.

Ndjenja e vetmisë dhe e së përkorës që i ka shoqëruar atëherë të dy francezët e shoqëron lexuesin gjatë gjithë leximit.

Rrëfimi i rrallë mbi shqiptarët e viteve ’80, ndonëse me doza ironie e humori, ndihet thellë çfarë përjetuan çifti francez, tragjizmi e fataliteti për njerëzit që përkoi me vetëvrasjen e Mehmet Shehut dhe vdekjen e Enver Hoxhës, e sidomos impresionuese janë rrëfimet për përvojën e tyre si pedagogë, si i shihnin studentët shqiptarë të atyre viteve, – kuptuan një jetë krejt të izoluar nga bota, të zhytur në varfëri ekonomike e varfëri intelektuale të imponuar nga regjimi – këto mbresa u hodhën menjëherë në librin me kujtime, nga qëndrimi në vitet 1982-88.

Pas daljes së librit, thuhet se autorëve iu ndalua kthimi në Shqipëri, pasi libri i tyre u konsiderua se ishte “negativ” për “imazhin” e Shqipërisë në botë!…Por, edhe me rastin e botimit të tanishëm, njoftohet se autorët kanë hequr disa kapituj me karakter historik dhe politik dhe kanë shtuar disa pjesë të shkruara në atë kohë lidhur me copëza jete, përvoja, anekdota, ngjarje…

Përbledhje : Mapo, Info Arkiva, Panorama, LajmePress


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 2136679

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce