Albania

Dita e gjuheve : homazh përkthyesit dhe leksikollogut Vedat KOKONA

nga Violeta Kraja

të enjtën 25 shtator 2014 Nga en

Ne rastin e ditës botërore të përkthuesit dhe e ditës evropiane të gjuhëve, të rinj të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja « Asim Vokshi » , të departamentit të gjuhës frënge si dhe nxënës të shkollës « Edit Durham » të mbështetur nga Qendra e Informacionit e Këshillit të Evropës në Tiranë kremtuan këtë ditë me vargje nga vepra e shkrimtarit dhe përkthyesit Vedat Kokona. Secili nga studentët e tij do të kujtojë dhe do të nderojë përkthyesin e madh, jetën dhe veprën e tij.

U mbushën 100 vjet nga lindja e profesor Vedat Kokonës

Në bibliotekat e familjeve shqiptare zë vënd hijerendë fjalori dygjuhësh shqip- frëngjisht e shqip- frëngjisht. Mjafton të risjellim vargjet që shkroi një nxwnws në përvjetorin e profesorit, për të ndjerë sa i dashur sa i kudo ndodhur është për të gjithë ata që përdorin shqipen dhe frëngjishten si mjet komunikimi. Te gjithe ne qe komunikojmë në shqip dhe në frëngjisht në veprimtarinë tonë kemi ndjerë ndihmën e profesorit të madh shkrimtarit e përkthyesit Vedat Kokona.

Imazhi i tij si një personalitet i ndërveprimit kultoror evropian frymëzon dhe nxit me veprën e tij breza të tërë albanofonofonësh dhe frankofonësh kudo në Francë dhe në Shqipëri në këmbim të vlerave kulturore. të të dy vendeve dhe më gjërë, pasi profesor Vedat Kokona ka përkthyer veç juhës frënge dhe në gjuhët angleze italiane dhe ruse.

Andaj sot në këtë dite botërorë të përkthimit le të jetë leximi i këtyrë përkthimev homazh për përkthyesin dhe autorët e vargjeve që na fraymzojne si atë herë dhe sot si në gjuhën që u shkruan ashtu dhe në gjuhën e përkthimit pasi u përkthyen nga nje krijues e përkthyes i madh, vepra e të cilit do të nderohet nga breza të tërë". qe komunikojmë në shqip dhe në frëngjisht në veprimtarinë tonë kemi ndjerë ndihmën e profesorit të madh shkrimtarit e përkthyesit Vedat Kokona. Imazhi i tij si një personalitet i ndërveprimit kultoror evropian frymëzon dhe nxit me veprën e tij breza të tërë albanofonofonësh dhe frankofonësh kudo në Francë dhe në Shqipëri në këmbim të vlerave kulturore të të dy vendeve dhe më gjërë, pasi profesor Vedat Kokona ka përkthyer veç gjuhës frënge dhe në gjuhët angleze italiane dhe ruse. Andaj sot në këtë dite botërorë të përkthimit le të jetë leximi i këtyrë përkthimeve homazh për përkthyesin dhe autorët e vargjeve që na frymëzojnë si atëherë dhe sot, si në gjuhën që u shkruan ashtu dhe në gjuhën e përkthimit pasi u përkthyen nga nje krijues e përkthyes i madh, vepra e të cilit do të nderohet nga breza të tërë".

Ja kujtimet e profesorit mbi përkthimin...

"Sa më shumë plakem , aq më shumë bindem që përkthimi qenkej punë e vështirë : është si ato ujët e qetë, i bukur, joshës, në dukje jo i thellë, që ta bën me sy edhe të thotë : « Eja, ô kolupuçi im dhe bëj një banjë të mirë ! » Edhe ti zhytesh por, s’dite not, ma more të keqen."

"Sa mirë e kasha atëherë, në rininë e parë, kur, si veriu , sa më pëlqente një poezi, apo një copë prozë,fap! Rrëmbeja lapsin ose stilografin dhe, varda, mbushej faqja nmenjëherë dhe, pasi lexoja ç’kisha shkarravitur, mbetesha shumë I kënaqur nga puna që kasha nxjerrë nga dora, ashtu si ti, ô krijues I ri! Nuk besoja që të gjente qoftë edhe kritiku më I madh më të voglin cen në punën time."

"Dhe mu kujtuan ato orë kur ngrihesha në mes të natës nga shtrati I ngrohtë, në dimër, në të ftohtë, sepse zjarri ishte shuar, për të shënuar shpejt e shpejt një fjalë, apo një shprehje që më kishte ardhur në mendje. Ah, ku ishte ajo kohë kur afshi irinisë nuk pyeste për të ftohtit, kur gjetja e një fjale, e një figure, e një tingulli, të fal atë kënaqësi që vështirë se mund të përsëritët në jetë !"

"Ku ishte ai entuziazmi buzëgaz djaloshar që të shtyn të bësh projekte të tilla marramendëse që janë vetëm pjellë e vegimtarëve! Ku janë ata mëngjese triumfuese e që të duken se do të vazhdojnë gjithë jetën dhe kur, pa shkuar mirë dreka, të zë nata... "

Përkthyesi i i Korneijit i Anatol Francit Baudlerit, Hygoit, Maupasanit, De Myses e George Sandit, Rembos e Verlenit, Byronit, Manzonit, Barrèsit, La Bruyèrit, Dekartit, Gidit, e Rabëles, sjell vargjet e këtyre autorëve të mëdhenj plot ndjenjë e madhështi. Mjafton të lexojmë pak nga këto vargje dhe ndjenjë ndjeshmërinë e poetit emocionet endrrat e përkthyesit e shkrimtarit, idealistit Vedat Kokona.

La Fontaine - Ujku dhe Qëngji

Kush është më i fortë përherë ka të drejtë

Do ta tregojmë tani shpejt.

Një qengj etjen ish duke shuar

Në një burim ujë kulluar

Një ujk i agjëruar që sillej n’ato anë

Me barkun zgrop i qaset pranë.

Sa të turbullosh ujin që kur mu bëre trim ?

I thotë bisha me tërbim; “Për trimërinë tënde të kam për të dënuar”

“O mbret, - përgjigjet qengji- kjo madhëria juaj

Gjakun te mos na e turbullojë, por më mirë le të shikojë,

Se pi ujë në vendin tim, në burim

Njëzet hapa më poshtë se ju;

Kështu që s’është e mundur dhe shkakun se kuptoj

Si ujët mund ta turbulloj. »

E turbullon i thotë kjo bishë e pamëshirshme,-

Dhe vitin e kaluar ti më ke sharë një herë”

Po sit ë paskam sharë kur ende s’kisha lerë ?

Përgjigjet qengji, - ende unë pi sisë.

Në mos ti, vëllai,

Po s’kam asnjë

Atëherë ndonjë nga të shtëpisë,

Se ju në qafë më keni rënë,

ju më qen dhe me çoban.

Kështu më thanë. Dënim veç gjakut s’ka !”

Dhe në pyll thellë mënjanë

Ujkun e shpie dhe e ha

Pa zgjatur më davanë.

Victor Hugo - Dy vajzat e mija

Në vagëllimin e mbrëmjes që bie dalëngadalë

Njëra porsi mjellmë e tjetra si pulëbardhë.

Të bukura e gazmore të dyja ô mrekulli !

Shikoni motra e madhe dhe e vogla përbri

Atje tek hyrja e kopshtit sa bukur janë ulur

Karafilat e bardhë sipër tyre përkulur

Në një saksi mermeri, ku flladi i lëkund

Sodisin këtë pamje që nuk është parë gjëkund,

dhe fërgëllojnë në hije dhe duken , buzë saksisë,

Si flutura në erë të ngrira prej mahnië.

Baudelaire - Rri urtë ô brenga ime

Rri urtë ô brenga ime dhe falmë qetësinë

Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani

Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin.

disave u sjelle paqe të tjerëve mërzinë.

Kur turma e ndyrë e njerëzve, veç dëfrime dinë

Të fishkur nga kamxhiku i epshit në gosti

Të poshtër zhfryhen krejt ndërsa pendime u vinë

O brengë, nëma dorën me mua eja e rri.

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith’vjetët e harruar

Lart nga ballkoni I qiellit me petka të vjetruar,

Si ngrihet Mall’I hidhur nga ujërat buzagaz.

Nën urë Diell i mekur si bie kur vjen ndajnata

Dhe, si qefin në Lindje, nga hijet ndjekur pas,

Dëgjo, dëgjo e dashur, si ec e ëmbël Nata.

Fjala e tij i dha jetë në frëngjisht poetëve tanë të mëdhenj Naim Frashëri, Pashko Vasa Lasgush Poradeci, Migjeni Dritëri Agolli e Ismail Kadare.

Lexoni te : Tirana : la journée européenne des langues

Falenderime vajzave të profesor Vedatit për të drejtën e autorit

Lexoni me shume edhe te Gazata Vatra


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 2283002

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce