Ballina e sitit > MIRËSEVINI
Edi HILA : ekspozita te galieria JGM në Paris
të dielën 1er dhjetor 2013 Nga en
Piktori Edi Hila ka ardhur ne Paris per nje periudhe kohore 3 muaj si “Laureat" i Programit te Residences Internacionale, te Ville de Paris, dhe Institutit Francez. Kjo do te sherbeje ne perfitimin e komunikimit krijues dhe realizimi konkret te nje projekti ne pikture.
Gjate qendrimit ai do te ekspozoje te galieria JGM, 79 Rue du Temple - Paris (75003) nga dt 13 dhjetor deri me 1 shkurt 2014. Ne ekspoziten Penthouse, Edi HILA propozon nje seri veprash pikturuar ne Paris keta muaj te fundit.
INTERVISTE
- Cfarë ju preokupon veçanërisht në botën e sotme ?
(EDI HILA.) : Kjo eshte nje pyetje e gjere. Preokupimi im ne boten e sotme, ose me mire ne kohen qe jetojme une do te thosha eshte pikerisht koha ajo qe vertete me shqeteson.Jo vetem ne planin personal duke e lidhur me moshen,e se cfare kam arritur te realizoj nga ajo qe duhet gjate jetes, por ne menyre te vecante ne raport me zhvillimet tona si vend, ritmet, vonesat e pa justifikuara ne kapercimin e fazave te rritjes,sepse te gjithe jemi pjese e nje shoqerie dhe zhvillimi saje per mire ose per keq ndikon ne jeten tone.
- Cfarë është proçesi i krijimit për ju ?
(E.H.) : Sigurisht kur merresh me krijimtari artistike dhe kur mendon seriozisht per te, atehere cdo moment eshte vetem sakrifice sidomos ne nje vend si i yni i cilin nuk ka krijuar akoma sistemet e duhura dhe kushtet e nevojshme qe ndihmojne nje krijimtari vlerash.
- Përse keni zgjedhur të shpreheni nëpërmjet pikturës ?
(E.H.) : Kjo ka ardhur natyrshem qysh heret, ne fillim si deshire dhe enderr per te realizuar artistin. Pastaj ne nje moment tjeter formimi dhe pjekurie. Nuk mund te gjesh nje mjet me te pershtatshem se sa arti, e ne kete rast piktura, per te thene ate qe mendon se duhet thene.
Penthouse 1, 2013, huile sur toile, 120X102 cm
- Cili ka qene shqetesimi qe ju ka shoqeruar ne krijimtarine tuaj ?
(E.H.) : Ne te vertete krijimtaria im eshte e shtrire gjate dy periudhave qe zene vende te rendesishme ne historine e shqiperise si ajo e Socializmit dhe tani e Kapitalizmit. Dhe puna krijuese brenda dy sisteme ishte nje eksperience shume e madhe qe ndihmoi per te dale ne perfundime te qarta lidhur me qendrimin tim si artist sidomos ne momenetin kur u krijuan mundesite e zgjedhjes se lire dhe te drejtes per tu shprehur ashtu si mendon.
Piktura ime buron nga nje realitet shume kompleks, politik social e tjer. Pra nuk do te isha i vertete jashte ketij konteksti. Shoqeria Shqiptare po kalon momente te veshtira tranzicioni, e per kete arsye eshte nje burim pa fund problemesh situatash, qe zhvillohen ne nje sfond teper ekspresiv, me ngarkesa te forta emocionale. Prandaj jam i interesuar te marr pjese ne zbulimin, analizen dhe renditjen e ketyre fakteve, gjithmone ne sherbim te shprehjes artistike, per te krijuar nje art qe ne bazen e vet udhehiqet nga e verteta.
- C’farë kuptim ka realizmi socialist për ju ? Në cilën mënyre ka prekur veprën tuaj ?
(E.H.): Ne fakt ai s’ka dhe nuk ka pasur asnjehere kuptim per mua, pervec se ka qene shkak persekutimi dhe vonesash ne formimin tim artistik. Realizmi socialist ne art, nje metode per te genjyer permes artit per nje realiteti qe e kishte krijuar vete, pertej te vertetave dhe sigurisht edhe ne rastin tim ata kerkonin genjeshtren time. Me dy fjale kjo ka qene maredhenja dhe kjo ka qene nderhyrja e tij ne vepren time e cila nuk u realizua kurre.
Intervista u hartua nga Evelyne Noygues@2013
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce