Gjirokastër : « Takimet Muzikore të Dy Botëve »
të dielën 17 tetor 2010
Nga dt 4 deri me 6 qershor 2010, u shfaq edicioni i katert të Festivali Ndërkombëtar "Takimi muzikor mes dy botëve", i cili u zhvillua për tre netë me radhë.
Festivali ka synim shndërrimin në një traditë të përhershme për të ndihmuar rritjen e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë,Europës e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore, intelektuale, artistike, por edhe historike e njerëzore.
Gjatë tre edicioneve të kaluar, në festivalin "Takimet muzikore të dy botëve" kanë intepretuar në kalanë e Gjirokastrës dhe artistë shqiptarë me famë botërore si Inva Mula, Tedi Papavrami,
Në natën e parë të këtij festivali, të, sopranoja e njohur Eva Golemi, e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë "ARTUS", interpretoi për publikun e pranishëm një ndërthurje të muzikës shqiptare me pjesë të famshme lirike nga repertori botëror, si "Njat’ zaman të asaj furie", "Kur me vjen burri nga stani", "Moj e bukura More", "Divertimento nr.3" nga Mozart, "Canzone di Oscar" shkëputur nga opera "Balloja me maska" e Giuseppe Verdit, "O sole mio", "Torna surriento", etj.
Në natën e dytë të këtij festivali u ngjiten në skenë grupi polifonik "Bilbilenjtë e Progonatit" (Shqipëri), Kuinteti Kamertal i Fizarmonikave (Kroaci) nen drejtimin e Bashkim Shehut me origjine nga Kosova.
Në natën e fundit publiku i pranishëm në mjediset e kalasë së Gjirokastrës pati mundësinë të shijojë tingujt e kitarës së Toni Kitanovskit, trombës daulles dhe trombonit nga "Chekrezi Orekstra" nga Maqedonia dhe muzikës tradicionale shqiptare nga grupi polifonik i Himarës, u mbyll edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore mes dy botëve" organizuar si çdo vit nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro".
Harmonia e zërave në polifoni u përcollën tek spektatorët me përkushtimin e njohur të këtyre trevave ndaj foklorit. "Ne duam vetëm të këndojmë të kërrejmë dufin" , tha udhëheqësi artistik, Kristo Çipa. Ndërsa artisti me famë botërore Toni Kitanovski ka mrekulluar me tingujt jazz dhe blues të shkrira në shprehinë rome të tre instrumentistëve romë të ardhur nga Maqedonia. Për gati 90 minuta kanë udhëtuar me tingujt muzikorë nga pjesë klasike franceze, në ritmet afrikane, në atdheun e jazz-it New Orleans, e kanë çuar publikun në dasmat tetovare, në martesat tradicionale turke e në energjinë dhe pasionin e popullit rom, me pjesë si "Tetovski" apo "Tobo", "Blue Jeans Blues Richard", "Chochec", etj.
Festivali Ndërkombëtar "Takimi muzikor mes dy botëve" u ideua nga shoqata "Argjiro" dhe u mbështet nga deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, dhe ministrive te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te Shqiperise dhe te Kosoves.
Ilda Mara
Lexoni gjithashtu :
Nga Gjirokastra : kultura në komunikimet ndërshqiptare dhe prezentimi i saj në botë
Në Gjirokastër : Festivali ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” 30 qershor-2 korrik
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce