Hapet ekspozita "Onufri 2010- Unë jam arti" me 23 dhjetor
të hënën 27 dhjetor 2010 Nga en
Ekspozita ndërkombëtare e Arteve Pamore "Onufri" sjell për publikun perceptimet e gjeneratës së re të artistëve shqiptar mbi atë çfarë ndodh sot me artin.
Edicioni i 17-të i “Onufri-t” bazohet në moton “Une jam arti" dhe prezanton vepra në pikturë, fotografi, skulpturë, dhe instalacion nga 27 artistë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës ndërsa 14 artistë marin pjesë për herë të parë.
Ekpozita "Onufri” do të qëndrojë e hapur deri me 3 shkurt 2011, ndërsa cmimet do të shpallen në fund të janarit të vitit të ardhshëm.
"Ata janë artistë të cilët mund të dalin dhe veprën e tyre ta ekspozojnë jo vetëm brenda kufirit shqiptar po dhe jashtë saj dhe mund të konkurojnë në mjedise të barabarta me kolegët e tyre. Ndjej që arti shqiptar tashmë është ndarë në ato grupimet e veta, arti i të rinjve që galeria po ekspozon në ’Onufri 201’ janë artistë të cilët do të gjenerojnë patjetër një zhvillim të artit të këtyre drejtimeve që flet vetë arti i shekullit të XX dhe shekullit XXI", tha Suzana Varvarica Kuka, kureatore e “Onufri”.
Marrin pjesë: Gazmend Leka, Andi Hila, Edmond Gjikopulli, Yllka Gjollesha, Gjergji Shoshi, Ledia Konstandini, Heldi Pema, Endri Dani, Gentian Gjikopulli, Matilda Odobashi, Genti Korini, Alketa Ramaj, Oriana Kamberi, Artan Draçini, Sidi Kanani, Nikolin Bujari, Rrezart Galica-Giqi, Sabile Tmava-Billi, Drtiton Selmani, Sara Çapaliku, Anon, Një Njeri, Violana Murataj, Enkelejd Zonja, Greta Dhaskali Lami, Ilirjan Shima, Entela Kasemi.
Fotografia "Situata" e Greta Dhaskali Lamit, është zgjedhur si markë e "Onufrit".
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce