Albania

Intervista me Francis Corpataux, etnomuzikolog gjate daljes se albumit (CD) « Kenget e femijeve neper bote » kushtuar Shqiperise

të martën 13 tetor 2009 Nga en

Francis CORPATAUX eshte etnomuzikolog dhe profesor ne fakultetin e mesimdhenies ne Sherbrooke ne provincen e Kantonit te Lindjes, 100 km larg Montrealit ne Québec. Ne 1987, ai konstaton mungesen gati totale ne lidhje me kerkimin e kengeve te femijeve neper bote.

Duke menduar qe kenget tradicionale bien ne harrese ne jeten e perditshme dhe neper shkolla, ai ve ne jete nje projekt inovator dhe te veçante : te regjistruarit e kengeve dhe lojrave te femijeve, kengeve ne djep, apo « comptines » ne gjithe boten.

Francis Corpataux mendon te prodhoje nje koleksion muzikor ne CD duke grupuar interpretime te kengeve tipike te zonave te ndryshme, te ardhura nga e gjithe bota. Ne vitin 2009, Arion Music prodhon nje CD duke mbledhur kenget e femijeve ne Shqiperi, qe eshte CD i 16-te i koleksionit dedikuar kengeve te femijeve neper bote.

Albania : Cfare ju shtyu qe te shkonit ne Shqiperi ?

Francis CORPATAUX : Ne Europe, vendet qe ruajne me mire traditat muzikore jane vendet e Lindjes, dhe veçanerisht Bullgaria, Rumania dhe Shqiperia.

Keto vende duke qene jo shume te prekura nga rruget moderne te komunikimit, me nje gjeografi qe i izolon, me ndjenjen e te perkiturit nje zone rurale apo urbane, si dhe riperdorimin e vlerave tradicionale, kane favorizuar dhe vazhdojne te favorizojne nje shumellojshmeri menyrash te shprehuri ne fusha te ndryshme si muzika, vallja, kostumet, te ushqyerit dhe artizanati.

Perse nuk zgjodhet Kosoven, Maqedonine ne zonen e Epirit ne token greke apo arbereshet e Italise ? Pastaj, edhe ata e kultivojne traditen e kengeve te femijeve…

Deshiroja qe t’a filloja kete projekt me muzikat shqiptare ne Shqiperine e sotme, ate te hapuren dhe pa kufinj, duke ditur qe kulturen albanofone ne Maqedoni dhe Greqi e gjen edhe ne Shqiperi. Me dukej e rendesishme qe te zbuloja 4-5 zona te medha te vendit, qe prezantojne me se miri aspekte te ndryshme te kultures muzikore.

Harta e Shqiperise

Udhetimi neper te gjitha zonat e vendit.

Si u organizuat per kontaktet ?

FC : Projektin e fillova me studimin e formave te ndryshme muzikore ekzistuese dhe te verifikuarit mundesine per te shkuar ne zonat e zgjedhura. Pastaj, kerkova me ndihmen e kontakteve zyrtare dhe private, persona qe mund te kishin interes dhe te bashkepunonin ne kete projekt. Puna e tyre konsistonte ne venien e kontakteve me autoritetet bashkiake, shkollore dhe me pergjegjesit e qendrave kulturore me qellim thjeshtezimin e lidhjeve mes femijeve-prinderve-mesuesve..

Po me pas, si levizet ?

FC : Duke marre transportet e perbashketa aty ku ishin te mundura, makina me qera, apo makina private…

Konkretisht si u lidh kontakti me femijet ?

FC : Personat qe me shoqeronin kontaktuan ne fillim drejtoret e shkollave, pergjegjesit e qendrave kulturore dhe prinderit. Pastaj, u vendos kontakti me femijet, te cileve ju shpjegua qellimi i prezences tone duke qene te kujdesshem per te ruajtur spontanitetin e takimit. Shpesh kontakti i pare dhe seancat e regjistrimeve behen brenda dites. Komunikmi me femijet u be me ndihmen e perkthyesve, u zhvilluan biseda te cilat kishin per qellim te krijuarit besim tek femijet.

JPEG - 78.7 ko
Francis CORPATAUX
Il parcoure l’Albanie à l’été 2008.

Francis CORPATAUX duke vizituar Shqiperine ne vere te 2008.

Cfare keni zbuluar, mesuar, gjate udhetimit ne kendveshtrimin etnomuzikologjik ?

FC : Ne polifonite me « iso » (ata qe i’a marrin kenges) dhe « mbajtesit » (ata qe e mbajne ison), tek labet dhe çamet ne jug te Shqiperise ndihet influenca bizantine.

Ndersa ne veri, ndihet influenca myslimane pasi dhe pjesa dominuese e kengeve jane monofonike. Behet fjale ketu per perdorimin e instrumentave ne zona te veriut psh. çiftelia, lahuta (monocorde e vjeter) apo defi.

Edhe pa e njohur origjinen e muzikes, femijet dhe adoleshentet arrijne te riprodhojne muzika dhe te marrin pjese ne aktivitete te ndryshme sociale ku nje nga me te rendesishmet eshte dasma. Lojerat tradicionale transmetohen tek femijet gjate gjithe shkolles fillore.

- Ne kendveshtrime te tjera : si ai njerezor

E kam fjalen ketu per mikepritjen shoqeruar me rituale, te piret kafe apo ritualin e rakise. Me pas nevojen per te shprehur mungesen e besimit tek autoritetet, shqetesimin per te ardhmen e femijeve, mungesen e sherbimeve shendetesore dhe edukative. Dua te shpreh gjithashtu deshiren per t’u larguar nga vendi edhe pse u krijua nje terheqje afektive.

- Ne kendveshtrimin shkollor :

Me beri shume pershtypje implikimi i mesuesve ne shkollat fillore, mungesa e materialeve, pagat shume te ulta dhe jo te paguara rregullisht.

- Ne planin muzikor, etj.

Shqiptaret e pelqejne muziken.. ata nuk jane veç degjues, por edhe kengetare, instrumentaliste. Ne restorante, kanale televizive transmetohen shpesh emisione te muzikes folkorike.

Kur ishit ne Shqiperi per te regjistruar kenget me femijet, ju takuat nje grup te kengeve polifonike, te perbere nga te rinj. Perse nuk regjistruat direkt nje CD me kete grup me origjine nga fshati i Lapardhase ?

FC : Disku u realizua nga takimi me dy mjeshtra te kultures muzikore labe, Zotin Nazif Celaj nga Lapardhaja dhe Zotin Muhamed Tartarin nga Vranishti, po ne ate zone.. Me qellim ruajtjen e vlerave te kengeve polifonike, Zoti Celaj kishte krijuar nje grup me anetaret e familjes se tij, kurse Zoti Tartari e bente kete ne nivelin arsimor, duke u transmetuar dijet mbi kete fushe, djemve te rinj te shkolles ku ai ishte drejtor. Zoti Tartari mblodhi nje grup femijesh per te kenduar kenge polifonike dhe pikerisht ne kete kontekst u takova edhe me Zotin Celaj qe ishte drejtori i grupit te te rinjve. Regjistrimi i pare e be ne nje sallat e qendres se formacioneve ne Vlore, kurse regjistrimi i dyte ne nje nga shkollat tetevjeçare po ne kete qytet. Ideja ishte qe te arrihej ?? nje vazhdimesi e kesaj forme polifonike shume te veçante. Pata rastin edhe te takoja tre gjenerata kengetaresh..

Ndoshta keni ndonje anekdote per te n’a treguar…

FC : Po te mendoj ate djaloshin 11 vjeçar, qe duke pare bashkeshorten time te ulur ne murin e shkolles, spontanisht i dhuron nje trendafil..

Apo mesueset e Snocem qe ecin çdo dite 2 ore ne mengjes dhe 2 ore ne darke per te shkuar ne shkolle, dhe qe ndane buken e tyre me ne.

Mendoj Driten ne qytetin e Bajram Currit qe mori nje autorizim nga drejtori i shkolles per te n’a shoqeruar gjate 3 diteve.

Mendoj babane dhe djalin e tij qe ecen nga fshati i tyre i larget deri ne qytetin e Gramshit per te regjistruar nje pjese me fyell.

Me kujtohen femijet e Breglumasit, nje nga lagjet me te varfera. Kujtoj romet e Kuçoves qe u bashkuan spontanisht me femijet dhe adoleshentet e tjere per te kercuar…

I kujtoj te gjithe, Jetmirin, Lulin, Entlevat, Viktorin, Amarlidat dhe Linditen qe n’a shoqeruan dhe qindra femijet dhe te rinjte qe i japin drite dhe shume muzike Shqiperise.

Shikoni edhe Botimi i 2 albumeve muzikore (CD): « Kenget e femijeve neper bote » konsakruar Shqiperise dhe « Polifonite e Lapardhase » : takim me Francis CORPATAUX, etnomuzikolog canadez

Intervista nga ©Evelyne Noygues, 2009 - Perkhimi : Alma G.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 161619

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2014 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce