Albania

Maniola Trebicka ne koncert, me dt 25 shator 2005

nga Orjona Pulti

të enjtën 13 tetor 2005

Lindur në Tiranë, në Shqipëri, Manjola Trebicka la fituar çmimë të ndryshme si në Shqipëri gjithashtu edhe në Francë.

1) Prej sa kohësh ndodheni ju në Francë ?

Une kam ardhur në Francë për hërë të parë nê nëntor 1992 pêr të marrê pjesë në konkursin « Marguerite Long ». Më pas, une jam rikthyer një herë te dytë, në mars 1993, për konkursin « ST. Nom La Bretèche ». Në shtator te vitit 1993, kam filluar studimet në Paris.

2) Si ju lindi dëshira për muzikën ?

Kur kam qenë e vogël, kam marrë pjesë disa herë në festivalin e fëmijëve në Tiranë. Profesori im i muzikës i këshilloi prindërve të mi, që të më regjistronin në një shkollë muzike. Nga momenti që hyra për herë të parë në shkollën e muzikës, më lindi dëshira për të luajtur këtë instrument të veçantë për mua, që është pjanoja.

Shkollat e muzikës që kam ndjekur kanë qenë :
- Shkollën tetëvjeçare e kam ndjekur tek « Kogresi i Përmetit »
- Shkollën e mesme tek « Jordan Misja »
- Dhe të lartën tek Akademia e Arteve, për katër vjet. Jam diplomuar në qershor 1992

Në Francë, kam ndjekur një vit një shkollë normale të muzikës. Më pas, kam filluar Konservatorin Evropian të muzikës në Paris, për 3 vjet.

3) Cilët kanë qenê profesorêt apo muzikantet me të cilët ju keni punuar në Shqipëri ?

Profesorêt e mi të muzikës kanë qenë : Zonja Banja, Zonja Trako e Zoti A. Tartari, ndërsa në Francë Zonja Nadine Wright. Përsa i përket kolegëve të mi muzikant, tani për tani punoj në Paris me Arben Skenderin, një mik femijërie, me Mato Baka dhe sopranon Inva Mula. Në Francë, kam dhenë recitale me Arts Trio, Art’Musica, me Kuartetin Guadi dhe violinistin Filipe Grafin. Ndërkohe kam shoqëruar shumë këngetare dhe muzikantë të shumtë.

4) A merrni pjesë në koncertet e organizuara në Shqipëri ? Nëse po, a keni qenë e ftuar si muzikante apo si spektatore ?

Për t’ju thënë të vertetën, kam pasê fat për të marrë pjesê edhe si spektatore edhe si muzikante. Nê prill të vitit 2005, kam qenë e ftuar nê Tiranê për tê shikuar operën « Turandot ». Edhe në prill të vitit 2003, kam qenë e ftuar si muzikante nga artistja Anita Tartari, pêr të luajtur integralin e baladave të Shopin.

5) Po kohët e fundit a keni dhênë ndonjë koncert nê Shqipëri ?

Koncerti i fundit që dhashê në Shqipëri ishte në prill te vitit 2003. Ndêrsa nê Oher, në gusht 2004, kam shoqëruar sopranon Inva Mula për një koncert të quajtur « Ohrid Summer ».

6) Cilat janë planet e tuaja për tê ardhmen ?

Me 22 shtator të 2005, do të jap njê koncert gjysêm solo, e gjysëm trio, nê favor tê shoqates : CEMPEA (bashkêpunimi edukues dhe mjekësor për fëmijêt nê Shqipëri) nê Paris, në Saint-Denis Basilic.

Interviste

Kur isha e vogel muziken e ndjeja brenda vehtes, kurse tani nuk ka me dallim ose nje dualitet « une dhe muzika », tani une jam muzike, thote Manjola ne nje interviste te dhene per revisten « Jeta ». Sipas Manjoles, liria artistike dhe liria e perditshme jane e njejta gje. Liria eshte ne koke,ne shpirt, çlirim i paragjykimeve, finese, inteligjence, por mbi te gjitha eshte hapje dhe njohje e botes, e ligjeve te natyres dhe refuzimi per te vuajtur. Frymezimi qe pasuron gjerndjen emocionale i vjen nga veprat e artit, nga natyra, literatura.

Manjola ka shoqeruar ne piano sopranon e mirenjohur Inva Mula dhe violinistin Tedi Papavrami. Sot skena ka kapercyer kufijte shqiptare duke i dhene hapesira te reja europiane.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 2268206

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce