Albania

Në Gjirokastër : Festivali ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” 30 qershor-2 korrik

Ilda MARA, Drejtoreshë e Festivalit

të merkurën 4 korrik 2012

Tashmë u bënë gjashtë vjet që ARGJIRO-ja organizon në kalanë e Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”. Ky Festival është një projekt unik në Shqipëri sepse përqëndrohet tek ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale, si dhe trashëgiminë fizike shqiptare, kalanë e Gjirokastrës dhe atë shpirtërore, siç është muzika polifonike shqiptare, me muzikën klasike.Festivali ndërkombëtar 2012.

“Takimet Muzikore të Dy Botëve” : T’u japim jetë monumenteve...

Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Ajo që mua më duket thelbësore, është se “Takimet Muzikore të Dy Botëve” mbartin identitetin tonë dhe u japin jetë monumenteve, por dhe shpirtit tonë, duke nxjerrë në pah jo vetëm vlerat tona kombëtare, po dhe vlerat e kombeve të tjera. Kalaja e Argjiros, është shndërruar një vendtakim, aty ne takojmë të tjerët, aty tradita takon ekselencën, aty vlerat tona takohen me vlerat e tjera, aty shkëmbehen eksperiencat, për të krijuar në këtë mënyrë një sinergji vlerash për të cilën vendi ynë ka shumë nevojë.

Në një moment kur mendimet dhe shpresat tona lëkunden, kultura jonë është mbështetja më e mirë për të ndërtuar së bashku rrugët e një zhvillimi të ekuilibruar dhe të një qytetërimi të qëndrueshëm. Në periudha krize dhe çorientimi vlerash, çdo komb ka nevojë për një orientim ndaj vlerave të vërteta sepse në fund, njeriu gjithmonë ka nevojë të rikthehet tek identiteti i vet, gjë që s’është aspak një fakt nostalgjik, por mënyra më e mençur për të ripërtërirë forcat dhe për të ecur i sigurt drejt një të ardhmeje të suksesshme dhe drejt një marrëdhënieje të qytetëruar me veten dhe me të tjerët. Madje, pikërisht kjo është shenja më e mirë dalluese e kulturave të mëdha, e qytetërimeve të mirëfillta, të cilat kanë çfarë t’i komunikojnë njerëzimit në çdo kohë dhe ne besojmë se kultura shqiptare është pa asnjë dyshim e tillë.

Këtë vit kalaja do të marrë jetë sërisht nga zërat e mahnitshëm të polifonisë sonë me grupin Ergjëria nga Gjirokastra dhe Zërin e Bilbilit nga Saranda, të ndërthurura këto çdo natë me tingujt e muzikës klasike, që nga ajo baroke tek kontemporania që do të sillen me mjeshtëri nga artistët francezë të grupit Des Equilibres, nga trio italiane Concordia Sonorum, si dhe nga orkestra simfonike kanadeze West Coast Symphony Orchestra nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj.


Programi

Nata 1

E shtunë - 30 qershor 2012

- Ora 19:00 – Hapja zyrtare e Festivalit
- Ora 19:10 - 19.30 – Koncert i grupit polifonik - Ergjëria (Shqipëri) Arjan Shehu, Agron Celi, Xhevai Guçe, Perlat Meli, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Thoma Koli

Programi:
- Përtej oqeanit
- Këngë për Cerçiz Topullin
- Këndon bilbili në mal
- Do vete në fshat një ditë

Grupi polifonik ERGJERIA eshte krijuar ne vitin 1978 ne Gjirokaster. Repertori i tyre i trasheguar nga prinderit e tyre permban afro 700 kenge epike, lirike, vajtime etj. Profesinaliteti i larte i kengetareve ka magjepsur jo vetem publikun shqiptar, por dhe skena prestigjoze ne tere boten. Ne vitin 1993 grupi inçizon diskun e tij te pare ne Paris, ne Musique du Monde, qe do t’i rrise prestigjin dhe do t’a beje te njohur anembane botes.

- Ora 19:30 - 20.40 – Koncert i trios Des Equilibres (Francë) Agnes Pyka (Violinë), Mateusz Dutka (violinë), Blandine Leydier-Quincarlet (alto)

Programi:
- Antonin Dvořák: Terzetto en ut majeur Opus 74 (1887)
- Zoltán Kodály: Sérénade Opus 12 (1921)
- François Rossé: Soupir Cosmique (1987)

Ansambli Des Équilibres është një ansambël francez i lindur nga bashkëpunimi i disa muzikantëve të orkestrave, profesorëve të konservatorëve, solistëve, muzikantëve të dhomës në një nivel kombëtar e ndërkombëtar. I krijuar në vitin 2006 nën drejtimin artistik të Agnes Puka, ky ansambël propozon sot një shumllojshmëri programesh të formacioneve të ndryshme, duke e shtrirë repertorin e tij që nga muzika e dhomës e shekullit të XVIII-të deri tek ajo kontemporane.

Nata 2

E dielë 1 korrik 2012

- Ora 19:00 - 19:30 – Koncert i grupit polifonik - Zeri i Bilbilit (Shqipëri) Sinan Ahmeti, Veli Caushi, Haxhi Aliko, Ana Demiri, Behir Dida, Qendrim Zani, Agron Imeri, Dana Thomari, Aleks Aliko, Kudret Xhuveli, Hajredin Cela, Fatmir Malaj

Programi:

- C’me zuri sevdaja si nje djale i ri
- Kenga labe eshte violine
- Sofra e kenges shtruar Melodi me fyell
- Manderina sarandiote
- Qaj kalaja mbi Sarande
- Moj nerenxe grykezene
- Vajzat neper ylbere

Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” nga Saranda është krijuar në vitin 2002. Ai përfaqëson dhe propagandon vlerat artistike dhe historike të polifonisë, si një nga format më të hershme të muzikës popullore në Ballkan. Është vlerësuar me cmim të parë në Festivalin e këngës për Camërinë Sarandë 2007, me dy cmime ne festivalin burimor ne Mal te Zi 2009, me çmim te pare ne festivalin Bylis Mallakaster 2010, me çmime speciale ne Kosovë, Maqedoni, etj.

- Ora 19:30 - 20:40 - Koncert trio Concordia Sonorum (Itali) Jusuf Beshiri (çembalo), Romeo Ciufa ( faluto dolçe), Marco Lazzara (contraltist)

Programi:
- J. DOWLAND (1563-1626) Flow my teares (Lacrimae)
- A.Scarlatti (1660-1725) Aria Due bianche colombe nga kantata Venere e amore
- B. Marcello (1686-1739) Sonata nr 2 op 12 per flauto dolce e cembalo
- G.PH.Telemann (1681-1767) Fantasia nr 1, 3 per flauto solo
- J.S.Bach (1685-1750) Aria Leget euch dem Heiland unter Kantata 182
- Aria Die Obrigkeit ist Gottes Gabe Kantata 119
- J.N.P.ROYER (1700-1755) Le Vertigo(rondeau) La Marche des Scythes
- G.F.Haendel (1685-1759) Aria ’Lascia ch’io pianga , da Rinaldo

Concordia Sonorum është një trio e krijuar me iniciativën e Jusuf Beshirit, shqiptari i vetëm që luan në organo, i diplomuar në Tirane e me pas në Milano në Konservatorin “Giuseppe Verdi”. I dedikuar klaviçembalos në shkollën “Civica” në Milano në sesionin e muzikës antike. Romeo Ciuffa diplomuar ne Konservatorin e “St. Cecilia” ne Rome, eshte drejtori muzikor i nje seri eventesh muzikore te cilat promovojne zonen e “Castelli Romani” prane Romes. Marco Lazzara, kontretenor I cili ka nje repertory te gjërë nga ai barok deri ne ate kontemporan. Ai ka luajtur ne një sërë premierash operash te famshme.

Nata 3

E hënë 2 korrik 2012

- 19 :30 - 21 : 00- Koncert i Orkestrës simfonike të Vankuverit nën drejtimin e Bujar Llapaj (Kanada)

Programi:
- Glinka- Russlan & Ludmilla Hapja - Dirigjent: Bryan Deans
- Bizet- Carmen Suite #1
- James Curnow - Rapsodi folklorike kanadeze - Arranzhuar per kuintet fryme nga Geoffrey Leader
- Lule bore & Si dukat i vogel (dy këngë folklorike shqiptare) - Arranzhuar per kuintet fryme nga Isak Shehu
- Howard Shore- suite simfonike nga The Lord of the Rings - Dirigjent Nicholas Urquhart
- Cesk Zadeja - suite nga Baleti “Vajza e qytetit të gurtë”
- Offenbach- hapja e Orpheus in the Underworld

West Coast Symphony Orkestra u themelua në vitin 1970 si një orkestër harqesh amatore, dhe aktualisht është një nga orkestrat më në zë të Kanadasë Perëndimore. Nën drejtimin e dirigjentit kryesor, maestro Bujar Llapaj, orchestra performon mbi 20 koncerte në sezon. Repertori është i shumllojshëm dhe varion nga Mahler, Bartok, Kodaly e Shostakovich, tek Brahms, Beethoven dhe Mozart. Orkestra ka në gjirin e saj muzikantë të njohur, si dhe solistë të rinj të talentuar.

- Ora 21:00 Mbyllja e Festivalit

Stafi organizues i “ARGJIRO” 2012

- Drejtor i Festivalit: Ilda Mara
- Asistente : Sibora Dingu
- Koordinator: Engjell Serjani
- Prezantuese: Elia Zaharia
- Marredheniet me Mediat : Eranda Nepravishta
- Konsulent: Tom Therçaj
- Art Design: Irsida Bejo, Elton Rama

Bashkëpunëtorë të këtij aktiviteti : Ministria e Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Ermira Çuberi, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qëndrës Historike të Gjirokastrës, Spartak Drasa, Drejtoria rajonale e Kultures Kombetare – Gjirokaster, Hotel Kalemi – Gjirokastër.

Lexoni edhe :
- Gjirokastër : « Takimet Muzikore të Dy Botëve »
- Nga Gjirokastra : kultura në komunikimet ndërshqiptare dhe prezentimi i saj në botë


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 2278498

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce