Ballina e sitit > MIRËSEVINI
Në Paris : Homazh për poetin Ali PODRIMJA
të premtën 3 gusht 2012 Nga E. Noygues
Mbas vdekjes se poetit Ali Podrimja, javen e kaluar, i dha te premtën 27 korrik
2012 lamtumira e fundit organizuar nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Paris. Përveç homazheve zyrtarë, miqtë e fjalës së tij poetike ishin mbledhur rreth SE Mohamedin Kullashit, Alexandre Zotos, perthyesi i Podrimjës ne frëngjisht, Frédérique Duversin dhe Evelyne Noygues.
Mbremja ka qenë edhe pasuruar me leximin, në shqip dhe në frëngjisht, te disa vargjeve nga aktorët Simon Pitaqaj dhe Arben Bajraktari shoqeruar nga Vlashent Sata në kitar.
Frédérique Duversin mbajti fjalimin e saj ne shqip
"Nuk më kujtohet kur e kam takuar Aliun për herë të parë. Ndoshta qysh para luftës në Kosovë. Pas vitit 2000, ai dhe unë e kishim bërë rutinë të shihemi në Galerinë e Arteve të Kosovës, edhe pa lënë takim fare.
Gjatë bisedimeve të shumta, shpesh herë binim dakord për problemet kulturore. Aliu e ka përkrahur punën e qendrës kulturore dhe vazhdimisht na i dërgonte botimet e tij.
Herën e fundit që një mik më ka folur për të para disa muajsh, më ka përcjellur një vërejtje të Aliut i cili kishte thënë se po përktheja krejt shkrimtarët kosovarë e ndoshta do t’i vinte radha edhe atij. Mendoja se do të kishim kohë ta diskutojmë këtë gjë. Fatkeqësisht koha nuk na premtoi.
Për herë do ta mbaj të gjallë kujtimin kur e festuam shpalljen e pavarësisë në Prishtinë së bashku me miqtë tjerë artistë në Galerinë e Arteve duke ngre dolli me raki të Bourgogne-s.
Le të prehet i qetë në paqe"
E. Noygues
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- Le « Bienvenue à Tirana ! » des étudiantes en langue française de Tirana
- Roman : "L’été d’Olta" d’Ornela VORPSI
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2021 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce