Ballina e sitit > MIRËSEVINI
Në Tiranë : Pranvera e frankofonisë 2012
të martën 3 prill 2012
Për të festuar “Pranverën e frankofonisë ", shkollat e Shqipërisë kanë marrë pjesë aktive në veprimtaritë e javës e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Midis tyre, shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në Tiranë dallon çdo vit me një pjesëmarrjen e veçantë të nxënësve të saj. Të udhëhequr nga mësuesja e tyre Violeta Kraja, ato këtë vit përgatitën një dosje multimedia” Homazhe Rusoit në treqind vjetor”.
Mes pikturave, fjlë kryqeve dallon një këngë homazh në gjuhën frënge me 10 fjalët e frȃnkofonise që èshtë jo vetëm një homazh pèr Rusonë por dhe pasqyrim i ndërveprimit kulturor, një mesazh i të rinjëve shqiptar në javën e frankofonisë.
Pjesa e pare e këngës èshtë një prezantim në motive popullore shqiptare i jehonës së Rusoit, veprës së tij në Shqipëri e më gjërë.
Ndërsa pjesa e dytë është e kënduar dhe e kërcyer me stil modern duke risjellë fjalë, aforizma nga vepra e Rusoit E gjithë kënga është një thirrje në mbrojtje të mjedisit dhe vlerave shoqërore.
Në refren këndohet :
Kundër kotësisë dhe përbuzjes në këtë botë
Për një drejtësi universale që lind nga arsyeja
Zërat tanë, thirja jonë vallja jonë
për të gjithë të rinjtë e botës
Emrat e nxenesve : Alban Kamberi, Arnisa Haxhiu, Aurela Durici, Dituri Jazxhiu, Edlira Hoti, Eni Gjini, Entenela Ndrevata, Frensis Nakuci, Ilenia Kaso, Ledia Balla, Medina Xhametaj dhe Olta Macka.
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce