Albania

Ne Venezia galeria shqiptare nga Vlora ’’The Promenade Gallery’’

KOMUNIKE

të enjtën 10 mars 2011

Ne Venezia galeria shqiptare nga Vlora ’’The Promenade Gallery’’, e cila sponsorizon per here te dyte çmimin prestigjoz Arte Laguna

A VENEZIA SI STANNO PER ACCENDERE I RIFLETTORI SULL’INAUGURAZIONE DI SABATO 12 MARZO

Pritje e madhe per darken gala te dates 12 mars 2011 ora 18, u hap per publikun Venecian dhe per ate internacional ekspozita e finalisteve te çmimit internacional me edicionit e peste ne Venecia, nje nder me te rindesishmit happening te Artit bashkohore.

Fokusi i darkes gala ishte dhenia e çmimeve te 5 fituesit absolut, te cilet pati 4 fitues per rrezidencat artistike, nje çmim Business for Art, çmime per galerite internacionale dhe çmimin per te marre pjese ne Festivalin Open Tina B ne Prage.

110 artisti finalistet te ndare ne pikturë, skulptur, fotografi, video arte dhe performing Art, ndërsa artistet Under 25 kane pasur hapsiren e privilegjuar ne Istitutin Romun te kultures i cili ndodhet ne Pallatin Correr te Campo Santa Fosca, nje shembull i arkitektures Veneciane te shekullit XV.

Kratori i eventit ka qene Igor Zanti

Ne kete event gala ihte i ftuar artisti Artan Shabani per perzgjedhjen e fituesit ne Video Art, fituesi do te jete gjate vitit 2011 ne Vlore per te prezantuar edhe videon e tij ne ’’The Promenade Gallery’’, hapsire no profit e krijuar nga Artan Shabani per te promovuar artin bashkohore.

Artan Shabani ka sponsorizuar disa evente brenda dhe jashte vendit, Bienalen e Prages per pavionin Kosove_Shqiperi, ekspoziten me artiste nga shume vende te botes per 20 vjetorin e renies se murit te Berlinit, femijet shqiptare per diten boterore te tokes etj.

Ne galerine Promenade jane prezantuar kohet e fundit artist te njohur ne arenen nderkombetare si Anri Sala, Fikret Atay, Adrian Paci, Fani Zguro, Adrian Isufi, Gaia Fugazza, Persister, Alkan Nallbani, Heldi Pema, Lucie Fontaine etj, por do te jene edhe artist si Armand Lulaj, Dritan Hyska,Lena Von Lapschina.

Bashkpunimet kane qene te ndryshme edhe me kurator shqiptar e te huaj, galeria po bashkpunon per te promovuar artistet bashkohore shqiptar ne vende si Franca, USA, Danimarka, Republika Ceke etj.

 

Ekspozita ne Venecia u kushtohet 110 finalistëve të edicionit të katërt të çmimit "Internazionale Arte Laguna", i cili u konfirmua këtë vit si një pikë referimi për artin bashkëkohor në të gjithë botën. Fituesit e këtij konkursi do të shpallen në datën 12 mars ora 18 kur do të zhvillohet edhe mbrëmja gala për hapjen e konkursit, vendi do te jete ne ’’Le Nappe te Arsenales ne Venezia’’.

E rëndësishme në këtë vit është zgjedhja e artistëve emergjent në artin bashkëkohor. Vende të cilat do të jenë galeri të ekspozimit në bashkëpunim me çmimin " Arte Laguna" janë në Londër, Vjenë, Milano, Budapest, Romë, Pragë, Las Vegas, Vlorë.

 

 

Punët e 110 finalistëve ishin te eskpozuar në një pjesë të madhe dhe magjepsëse të "Tese di San Cristoforo dell’Arsenale" në Venecia deri më 27 mars 2011, ku në një zhvillim thelbësor ishtë dizejnuar për të sjellë mbi 3.000 metra katrorë madhështinë e arkeologjisë industriale, në sajë të përdorimit të zgjuar e stilit të ndriçimit fotografik.

Mund te permendim disa nga emrat vip te cilet bejne pjese ne jurine e çmimit venecian : Chiara Barbieri, Drejtoresha e publikimeve te koleksionit Peggy Guggenheim. Rossella Bertolazzi, Drejtoresha e shkolles se Arti Visive dell’Istituto Europeo di Design. Monika Burian, Drejtoresha e Festivalit Internacional d’Arte Contemporanea Tina B di Praga. Gianfranco Maraniello, Drejtori i Muzeumit MAMbo te Bolonies. Maja Skerbot, Kritike Arti dhe kuratore ne Berlin. Matteo Zauli, Drejtor i Museo Zauli di Faenza. Igor Zanti, Kuratori i çmimit Arte Laguna.

Video e Adrian Pacit ne ambientet e galerise ne Vlore, The Promenade Gallery


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1134362

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce