Ballina e sitit > MIRËSEVINI
Në Vlorë : Ekspozita "Play Girl", deri më 24 Janar 2012
të martën 27 dhjetor 2011
PLAYGIRL
Heldi Pema
Gallery On The Move në bashkëpunim me The Promenade Gallery
Inagurimi 14 Janar 2012 ora 18.00
Deri më 24 Janar 24 2012
Gallery On The Move prezanton “Playgirl”, ekspozitën personale të artistit shqiptar Heldi Pema në bashkëpunim me The Promenade Gallery në Vlorë. “Playgirl” konsiston në një seri me vizatime, kolazhe dhe piktura (2009/2011), të cilat Pema i ka realizuar mbi faqe revistash mode, duke kërkuar monitorimin e historive personale, dhe në të njëjtën kohë duke i transferuar ato në një kontekst teatral. Edhe kjo ekspozitë është seleksionuar për programin special projects të Gallery On The Move.
Heldi Pema ka lindur më 1977 në Tiranë. Ai jeton dhe punon në Tiranë. Pasi është diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Tiranë, ka frekuentuar disa residenca si International Summer Academy Salzburg, Real Presence Beograd dhe Kultur Kontakt Vienna. Gjithashtu ai ka punuar për Manifesta 2 në Luxemburg. Që nga viti 2003 ai punon në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Pema ka fituar çmimin e dytë International Onufri Prize në 2009.
Ai ka ekspozuar gjithashtu në 52nd International Art Exhibition La Biennale di Venezia, Haus am Lutzoplatz Berlin, Museum of Contemporary Art Villa Croce Genova, Tirana Institute for Contemporary Art, Taller Siete Medellin, The National Gallery of Arts Prishtina, Biennale of Europe and Mediterranean Athens dhe 2nd Tirana Biennale.
THE PROMENADE GALLERY
Adresa: Bulevardi Skele Uji i Ftohte AL 9401, Vlora (Albania)
Cel: 00355 69 29 12 759 | 0039 347 72 86 203
E-mail: info@thepromenadegallery.org
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce