Nga Gjirokastra : kultura në komunikimet ndërshqiptare dhe prezentimi i saj në botë
të martën 12 tetor 2010
Për shkak se shqiptarët jetojnë në disa shtete dhe kanë edhe një diasaporë të madhe dhe shumë të shpërndarë, kultura shqiptare është një “entitet” kompleks i cili është i varur nga komunikimet dhe mobiliteti. Ne vlerësojmë se çështja e komunikimeve të ndërsjella të sistemeve të veçanta të kulturës dhe të kontakteve të saj në tërësi me botën, nuk është reflektuar sa duhet, dhe sidomos jo si tërësi.
Andaj kemi parë të udhës që si pjesë e festivalit Takimet muzikore të dy botëve, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, këtë vit nga 4 deri ne 6 qershor 2010, të organizojmë një debatë mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezentimin e kulturës shqiptare në botë, si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike.
Për debatë kemi ftuar rreth 20 veta nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, intelektual dhe personalitete të afirmuara të kulturës si dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturës dhe të punëve të jashtme, si dhe një numër gazetarësh.
Lista e pjesemarresve: Nga Kosova: Veton Surroi, Shkelzen Maliqi, Ilir Bajri, Petrit Selimi, Jeton Neziraj, Mehmet Beluli, Arber Hadri
Nga Shqiperia: Stefan Capaliku, Baviola Shatro, Rajmond Kola, Elvis Hoxha, Neritan Ceka, Ilda Mara, engjell Serjani, Sopartak Drasa, Arben Skenderi
Materialet e konferencës do të publikohen në vjeshtë të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011.
Lexoni gjithashtu :
Gjirokastër : « Takimet Muzikore të Dy Botëve »
Në Gjirokastër : Festivali ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” 30 qershor-2 korrik
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce