Romani-tipologjia e parapëlqyer e shkrimit letrar të Sterjo Spasses
të hënën 16 qershor 2014 Nga en
Trashëgimia shkrimore e Sterjo Spasses, e autorit të dy periudhave të shekullit të kaluar, të viteve ’30 dhe të pas Luftës së Dytë Botërore, ka nisur me shkrimet publicistike, e pastaj ka vijuar me botimin e tregimeve dhe novelave.
Qysh në krye të herës, bien në sy dy prirje, së pari, një përpjekje e vyer për të sjellë atmosferën e jetës sociale, përmes kritikës së hidhur, së dyti, aty shfaqen shenja të rrokshme të realizmit kritik, që përmblidhet në këto libra: Kuror rinie (1934), Në krahët e një femre (1934), Nusja pa duvak (1944) dhe Të fala nga fshati (1958).
Krahas teksteve të shumta mësimore dhe disa përkthimeve, si përvojë shkrimi, të krijimtarisë letrare, përvoja shkrimore e Spasses, mbizotërohet nga lavrimi i romanit.
Tipologjia e këtij lloji letrar, që në fillesë, bëhet vatra kryesore e letrares, endur nëpër kohëra, madje në kapërcyellin e 100 vjetorit të lindjes së autorit, shdërrohet në shenjë përfaqësuese të krijimtarisë së tij, si dhe në një artefakt të përveçëm, që bashkëshoqëron evoluimin e romanit.
Sugjerimi i Milan Kunderës, tek libri Arti i Romanit, kur nënvizon: … bota e Kohëve moderne lindi, dhe bashkë me të edhe romani me imazhin dhe modelin e tij. , vetvetiu të krijon gjasat e kërkimit të fillimit të romanit shqiptar, të ndihmesës së Sterjo Spasses, që zë fill me kryeveprën e tij, romanin Pse?
Ky tekst, u bë pjesë e klimës letrare të viteve ’30 të shekullit të kaluar, ku siç thekson Robert Elsie, se përveç botimeve të tjera të periudhës.: Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse.
Kontributi i S. Spasses
Kuptohet, se kontributi i S. Spasses, në marrëdhënie me gjuhën dhe letërsinë shqipe, siç e kanë shqyrtuar studimet letrare, kohë mbas kohe, është lëvrimi gjerësisht i romanit, që shkon në dhjetë tekste romanore dhe që konfigurojnë arritjet e autorit.
Depërtimi në hapësirat e teksteve të prozëshkrimit, pamëdyshje që do të kërkonte një punë të thelluar, të institucioneve dhe studimeve letrare, për të shijuar kështu mozaikun e sendërtimit të këtyre romaneve.
Kohështrirja e shkrimit, po kaq edhe tipet e ndryshme romanore, që realizohen nga autori, e bëjnë të pashmangshëm, ravizimin e fillimit dhe të kontureve, që përfaqëëson romani i S. Spasses. Romani si tipologji, ndërkohë pëson uljengritje, por romani si lloj letrar, asnjëherë nuk ndërpritet si proces dhe parapëlqim i autorit.
Shqyrtimi i botës romanore, ku ndeshim sprovën dhe eksperimentin, dritat dhe hijet, aspiratën dhe dëshmitë artistike, edhe në këtë qasje përgjithësuese, do të vështrohet, në disa pamje dhe pista hulumtimi:
Parim i verifikimit simbas kronologjisë së botimit.
Problematika që përcjellin tekstet e romaneve.
Tipologjia dhe format e llojit letrar.
Vendi që ka proza e autorit në letërsinë shqipe.
Varësisht kohës së shkrimit, bashkë me praninë e gjithkohshme të lavrimit të romanit, si tipologji e parapëlqyer, romani shtrihet në dy kohë:
Romani shkruar para viteve 1944, Pse? (1935), Afërdita (1944), të shekullit të kaluar.
Romani që shkruhet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Ata nuk ishin vetëm (1952), Afërdita përsëri në fshat (1954), Buzë liqenit (1965), Zjarre (1972), Zgjimi (1973), Pishtarë (1975), Ja vdekje ja liri (1978), dhe Kryengritësit (1983).
Vështrimi kronologjik, aspektet që bartin tekstet, është më i gjerë dhe më i ndërlikuar. Shtjellimi i trashëgimisë letrare, në bazë të brendisë dhe tipologjisë shkrimore, ka gjasa që të na jap dorë për të depërtuar në universin e tyre.
Për të lexuar më shumë, KLIKONI KETU
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce