Albania

Shfaqe e një dokumentari për Pajtimin : La Besa de Luce - Au-delà de la vengeance -

nga Nathalie Rossetti dhe Turi Finocchiaro

të dielën 27 dhjetor 2009 Nga wbr

Historia e Shqipërisë ëshë e pasur dhe e ndërthurur; banorët e saj dhe Kanuni janë rrjedhoje e kësaj pasurije dhe ndërthurje. Filmi nxjerr në pah një aspekt të panjohur të Shqipërisë,...Aty shihen arkivat shumë të veçantë të "Kuvendit të Pajtimit" të krijuara në fillim të viteve 1990.

Autorët : Nathalie Rossetti et Turi Finochiaro [info@impronte-digitali.eu]

Copoproduction : RTBDT, France 3 Corse et Wallonie Image avec l’aide du Centre du cinéma et de l’audiovisiuel de la Communauté française de Belgique et des télédistributeurs wallons, et le CNC.

JPEG - 68.3 ko
Nathalie Rossetti et Turi Finochiaro avec l’Ambassadeur d’Albanie en France
Projection de "La Besa de Luce" à Paris, jeudi 19 novembre 2009

SYNOPSIS Shkodër, Shqipëri e veriut. Djalin e Luces e vrasin në vitin 1991.Tetë vjet më vonë, në vend që të hakmerret ose te padisë, Lucja e bind familjen e saj të marrë pjesë në ritin e Pajtimit, parashikuar në Kanun sipas zakonit të vjetër, në prani të vrasësit dhe familjes së tij. Familja e të vrarit dhe familja e vrasësit , katolik e musliman, takohen dhe betohen para zotit se kurrë më nuk do të ketë gjakmarrje midis tyre. Sot "i faluri" është pjesë e shoqërisë edhe pse s’ka bërë burg. Ndërsa Lucja është bërë ndërmjetëse për Pajtimin e familjeve në gjak.

PERSE KY FILM ?

Rënia e komunizmit dhe eksodi i shumë shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian ka tërhequr vëmendjen e disa regjizorëve të huaj për Shqipërinë, vendin e shqiponjave. Imigrimi i parregullt, krimi i organizuar, diktatura e Enver Hoxhës, trafiku dhe kontrabanda, protitucioni i grave dhe fëmijëve, vendi i gruas në shoqëri, Kanuni, janë trajtuar në filma të ndryshëm.

Por për Kanunin, mediat kanë vënë më shumë në dukje anën gjakësore në lidhje me gjakmarrjen dhe pushtetin e burrit mbi gruan.

JPEG - 20.8 ko
La Besa de Luce – Au-delà de la vengeance –
Luce, devenue "médiatrice de Paix"

Historia e Shqipërisë ëshë e pasur dhe e ndërthurur; banorët e saj dhe Kanuni janë rrjedhoje e kësaj pasurije dhe ndërthurje. Projekti ynë "La Besa de Luce" synon të hapë një dritare tjetër, të nxjerrë në dritë veçantitë dhe virtytet e këtij populli. Historia e Luces na sjell në kohën kur Shqipëria ishte e ndrydhur përgjatë pesëdhjetë viteve në diktaturë dhe dënonte mendimin e lirë. Kur njëkohësisht Shqipëria u gjend befas në kaosin e lirisë.

Vrasja e djalit të Luces ndodhi në 1991, pikërisht në këtë perjudhë kaotike dhe të shkretë shpirtërisht. Luce na tregon tragjedinë e një nëne që i kanë vrarë padrejtësisht fëmijën e saj. Si të veprojë përballë këtij krimi? Dënimi në drejtësi me burg apo me vdjekje? Gjakmarrje apo falje? A është e mundur të falet gjaku. Ç’farë lloj faljeje?...

Për të ndalur gjakmarrjen, Luces i është dashur të luftojë kundër atyre që kanë shtrembëruar dhe përdorur Kanunin si kanë dashur, që mendojnë vetëm për gjakmarrje duke lënë mënjanë faljen dhe pajtimin.Lucja na tregon anën më pak të njohur të Kanunit edhe pse bashëkohëse dhe me risi: Besën dhe Pajtimin.

Me faljen e gjakut, Pajtimi me familjen e Sytkiut (vrasësit) ne kemi mundësinë të përjetojmë,falë arkivave familjare, çastet më kulmore kur të dy familjet në gjak ndodhen përballë në prani të ndërmjetësit të pajtimit për të folur, për të falur gjakun, për tu pajtuar në mes të kuvendit të Pajtimit.

JPEG - 19.3 ko
La Besa de Luce – Au-delà de la vengeance –
Femmes de la région de Zadrima au Nord de l’Albanie

Ky dokumentar thekson rrjedhojat e pajtimit: qëndrimi i Luces ndaj Sytkiut sot, mirënjohja, vlerësimi dhe mirëbesimi ndaj njëri-tjetrit; gjithashtu veprimtaria e Luces si ndërmjetëse e Pajtimit për të ndihmuar familje të tjera që janë në gjak.

Historia e Luces është një shembull i jashtëzakonshëm i pajtimit. Në Belgjikë gjithashtu, ligji i 22 prillit 2005, i jep mundësi viktimës, falë ndërmjetësit, të takojë kriminelin.

La réalisation de ce documentaire a été soutenue par Les Productions du Lagon, avenue Guillaume Dulac 39 Les Ombelles 1 et 2 13600 - La Ciotat Tél : (33) 04 42 98 11 60.

www.productionsdulagon.com PRIX ET RECONNAISSANCE : Prix du Public - Faito DOC Festival (Naples, août 2008) Mention Spéciale du Jury - Premio Libero Bizzarri (San Benedetto, novembre 2008) Prix du meilleur documentaire européen - Astra Film Festival (Sibiu/Roumanie, novembre 2009) Premier prix dans la catégorie des "droits humains" - Festival del Cinema dei Diritti Umani (Napels, 9 - 14 novembre 2009)

Perkthyer nga frengjishtja : Orion Papleka


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1103531

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce