Konsulli francez Auguste Dozon (Ogyst Dozon), në vitin 1875, në veprën e tij të botuar në Paris "Manual i gjuhës shqipe ose shqiptare", më 1875, pas një qëndrimi të gjatë në Janinë dhe pasi ndërmori udhëtimin e tij të gjatë për të përshkuar vendin e shqipeve nga Janina deri në Shkodër. Përshtypjet nga ky udhëtim ai do t’i titullonte "Ekskursion në Shqipëri". Ai bënte pjesë në radhën e atyre konsujve që ishin njëherësh, si diplomatë, ashtu dhe studiues.
Studiuesi Luan Rama prej kohësh është në përpunim të një mënyre të efektshme të vënies së lexuesit në kontakt me autorët dhe veprat e tyre jo të njohura sa duhet, një mënyrë hulumtimi që i kushton shumë vëmendje paraqitjes së faktit, informacionit të drejtpërdrejtë, kushteve dhe rrethanave të përvijimit të dukurive, një forme telegrafike të dhënies së informacionit që nxit për shqyrtime të mëtejshme më të thella, që mundëson ndriçime të faktit nga sa më shumë profile dhe në kontekste sa më të qarta e funksionale, procede këto që i hapin rrugën lexuesit dhe specialistit për thellime të mëtejshme. I kësaj natyre është edhe ky botim i fundit i L. Ramës Shqipëria e konsullit August Dozon.
Në fakt, personaliteti i A. Dozonit feks me ngjyra të forta, pa u zbehur prej largësisë së viteve që na ndajnë nga jeta dhe vepra e tij, pasi ai ishte një figurë komplekse, me interesime ndër më elitaret të kohës së tij, me një pasion jo të zakontë për gjuhët dhe kulturat e popujve të ndryshëm, i etur për dije dhe zbulim.
Konsulli Dozon, kur mblidhte përrallat shqiptare
Me jetën dhe veprën e tij Dozoni përvijon figurën e personaliteteve simbol të shekullit të 19-të
që pasionohen nga kulturat e popujve konservativë, ende jo në skalionet e para të zhvillimeve të qytetërimit perëndimor : kureshtarë dhe kërkues, kritikë dhe shqyrtues, dyshues dhe zhbirues, të ndjeshëm dhe pasionantë, të çartur pas së veçantës dhe poetikes në rini, dhe pas historikes dhe të kultivuarës në pleqëri, të etur për përvetësim të gjuhëve dhe kulturave dhe po aq të aftë për t’i bërë të tyret ato.
Janë gjuhët dhe kulturat që i tërheqin dhe ku gjejnë ushqimin intelektual dhe shpirtëror, por janë po ashtu edhe realitetet me ashpërsinë dhe rëndomësinë e shfaqjes së tyre në vende të tilla ku ka egzotizëm, mistikë, por edhe shumë paragjykime dhe fatalitet, që ushqejnë në përditshmërinë e tyre pasionin e këtyre njerëzve për të njohur dhe ndihmuar fatet e njerëzve, të popujve dhe grupimeve etnike, ndaj vlerave të të cilëve ata dashurohen me zemër, por pa humbur qartësinë, ndërsa vërejnë e shqyrtojnë me sytë e mendjes.
Natyra e interesimeve të A. Dozonit dhe gjeografia e hulumtimeve të tij lëviz në hapësirat etnike shqiptare e sllave, helene dhe rumune, italiane e gjermanike, e deri te ato indiane e aziatike ; madje lëviz lirshëm e pa paragjykime në fluiditetin e kufijve që shfaqnin në atë kohë vendet ballkanike, ku kulturat dhe eposet bridhnin në hapësirat e gjera që ato i përcaktonin të tyret, pavarësisht nga përkatësia etnike e bartësve.
Ishte koha kur motivet letrare e mitike vijonin të shtegtonin e endeshin lirshëm atyre hapësirave, duke fituar vlera dhe laryshi në trajtim, si pasojë e kontakteve të shumta, duke mos parapëlqyer ngulitjen dhe izolimin, sado komode dhe të përshtatshme të ishin strukturat poetike në të cilat ato mund të preheshin më qetë në njërën apo tjetrën gjuhë.
Në itinerarin kulturor Francë-Shqipëri, Shqipëri-Francë, L. Rama ka kohë që endet, sodit, shqyrton, studion, zbulon dhe paraqet. Pas veprave të shumta që sjellin informacione nga hapësira shqiptare për lexuesin francez, pas një përvoje të gjatë në diplomaci, e sidomos në sektorin kulturor të organizmave diplomatike europiane, e më në fund, pas kthimit si mësimdhënës në mjediset universitare, ishte e pritshme që në këto udhëkryqe a mjedise ku lëviznin interesimet e tij kulturore të shfaqej edhe më ngulmues e thirrës në mëtimet e tij personaliteti i A. Dozonit dhe vepra e tij ; dhe po aq i pritshëm ishte edhe qëndrimi i L. Ramës që s’mund t’i shmangej joshjes dhe tërheqjes që i bënte personaliteti dhe natyra e veprës së A. Dozonit.
Dhe s’mënoi të merrte përsipër njëherazi një mision : ta sillte A. Dozonin sa më pranë lexuesit, të gjente shtigje që të orientojnë për të shkuar sa më pranë kontributeve të tij, të sillte informacione për të vlerësuar sa më objektivisht mesazhet e këtij personaliteti.
Për të lexuar artikullin e plotë : CLIKONI KETU
Te ky siti, lexoni edhe : Botimi i ri : “Shqipëria e konsullit Auguste Dozon” nga Luan Rama
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce