Solange d’Angely : Qytetare nderi e qytetit Permet nga Keshilli Bashkiak
të merkurën 6 prill 2011 Nga en
Nga date 21-25 mars 2011 ne qytetin e Permetit, Shoqeria Kulturore “ E Gjika – Dora d’Istria “ drejtuar nga Z. Niko Mihali, organizoje ne bashkepunim me Bashkine e qytetit Permet dhe shoqata te tjera simotra disa akltivitete ne kuadrin e Veprimtarive “ Pranvera e Frankofonise 2011 “.
Ne kete kuader, me daten 24 mars ora 1, ne sallen e Bashkise se qytetit, ne nje dekor me pamje nga Franca dhe logot e Pranveres se Frankofonise 2011, u organizua ceremonia e dorezimit te titullit Qytetare Nderi e Permetit, zj Solange d’Angely.
Ne foto : Solange d’Angely me Zotin Edmond Komino, Kryetar e Bashkisë te Permetit.
Shoqeria Kulturore “ E Gjika – Dora d’Istria " : 2011 nje vit e veçante
Aktivitetet e ketij viti kishin nje specifike te vecante , sepse ato paten nje personazh qendror qe ishte qytetarja Franceze me orgjine te hereshme nga qyteti I Permetit,Doktoreshe Solang d’ Angely, njekohesisht mbajtese e titullit te larte “ Kalores e Legjionit te nderit “ marre ne daten 5 maj 2010 nga presidenti frances Sarkozy.
Ftesa per ardhjen e saj keto dite ne Permet, u kondicionua edhe me dhenien e titullit Qytetare nderi e qytetit Permet nga Keshilli Bashkiak I ketij qyteti , ceremoni e cila u inkuadrua enkas ne Ditet e Frankofonise 2011.
Me daten 23 mars 2011, u zhvillua nje takim me perfaqesues te shoqerise civile e qytetare te ndryshem edhe me prezencen e zj Solange d’Angely ku u diskutua per :
Kontaktet kulturore mes qytetit tone dhe Frances ne hapesiren e shekullit te kaluar e sot
U prezantua libri “Franca dhe Dora d’Istria “ e shkrimtarit dhe studjuesit Koli Xoxi nga mesuesja N Karafili
U fol per jeten dhe vepren e albanologut frances me orgjine shqiptare Robert d’Angely ( babai I dr Solanges, meqenese te nesermen do emertohej nje rruge karakteristike e ketij qyteti me kete emer ) dhe kontributi I tij ne fushen e gjuhesise ballkanike
Dr Solange d’Angely foli per jeten dhe kontributin e saj ne dobi te botimit te vepres se albanologut Robert d’Angely .
Zj. Solange d’Angely me Prezidentin e Keshillit te Bashkise Mihaliq Capollari dhe me Zotin Edmond Komino, Kryetar e Bashkisë te Permetit.
Disa ceremoni neper Permetit : nje program i pasur
Me daten 24 mars, ne sallen e Bashkise se qytetit, ne nje dekor me pamje nga Franca dhe logot e Pranveres se Frankofonise 2011, u organizua ceremonia e dorezimit te titullit Qytetare Nderi e Permetit, zj Solange d’Angely.
Kishte nje pjesemarrje te gjere nga administrata e qytetit, shkollat, Spitali I qytetit dhe shoqeria civile. Z Edmond Kominoi, kryetari I Bashkise,duke I dorezuar kete titull zj Solange, evidentoi kontributin e saj ne gjithe keto vite ne dobi te humanizmit, si ne France, Kosove e Shqiperi,vleresimet e marra nga Presidenti I Frances dhe Shqiperise me urdhera e medalje te ndryshme, si dhe punen e palodhur qe po ben per botimin e vepres se plote te albanologut Robert d’Angely.
Ne te njejten dite, ne nje nga rruget karakteristike te qytetit, u organizua ceremonia e vendosjes se pllakes perkujtimore “ rruga Robert d’Angely “(albanolog e qytetar frances) qe shenon dhe emertimni e kesaj rruge ne kuadrin edhe te emertimit te ri te rrugeve e institucioneve te ketij qyteti ... Edhe ne kete ceremoni nuk mungoi prania e dhjetra qytetareve, banoreve te lagjes, nxenes shkollash si dhe prezenca e kryetarit te bashkise, keshillit bashkiak etj etj si dhe prezenca e vajzes se albanologut te shquar .
Te nesermen, shoqata jone organizoi nje veprimtari disi te vecante, me nje auditor te perzgjedhur nga komuniteti I grave te qytetit e kryeiisht te fushes se shendetesise, arsimit e shoqerise civile si dhe nga nxenes shkollash . Ketu doktoreshe Solange d’Angely bashkebisedoi me grate e qytetit per jeten e saj ne dobi te femijeve, vendi dhe roli I gruas ne qyteterimin frances, mrekullite e Parisit etj.
Po keshtu me nxenesit e shkollave te qytetit u zhvillua nje konkurs per 10 fjalet e frankofonise, ku ata ndertuan fjali me keto fjale, treguan ese te shkurtra e te bukura, interpretuan pjese nga vepra e Molierit ne frengjisht etj .
Nderkohe ne biblioteken e qytetit qendroi e hapur per disa dite nje ekspozite me pamje nga Franca dhe ajo e librit frances.
Jashte ketij projekti dua te evidentoi edhe veprimtari te tjera te organizuara nga Qendra kulturore e Femijeve, shkollat 9-vjecare etj sipas nje program te vecante.
Ne te gjitha keto veprimtari te organizuara nga ana jone prezantuam dhe vleresuam kontributin dhe mbeshtetjeen e Ambasades se Frances ne Tirane, krijuam nje dekor me flamuret e Frances, Bashkimit Evropian dhe Shqiperise , ndame fletepalosje per keto veprimtari ne shkalle kombetare si dhe vendosem postera e foto nga "Pranvera e Frankofonise 2011".
Solande d’Angely bashke me Prezidentin e Shoqates "Elena Gjika Dora d’Istria", Niko Mihal, gjate mbremjes se "Pranvera e Frankofonise 2011".
en
Artikujt nga ky autor
- Kiço Blushi (1943-2019) : a screenwriter successful in Albanian cinema
- MEILLEURS VOEUX EN 2019 !
- Lecture-spectacle : Paroles aux Femmes, dimanche 16 décembre
- Soirée «Année Croisée» Kosovo-France, le mercredi 12 décembre
- UNESCO : une fenêtre dans l’art médiéval albanais pour le 60è anniversaire de la délégation de l’Albanie
- [...]
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce