SHQIP, SHQIPERI, SHQIPTAR, KOSOVE, BALKAN, KULTURE, ARTITET, TRASHEGIMI, LIBRA, PIKTURA, KINEMA, FILM, TEATER, EKSPOZIT, GJUHE, TURIZMI, PANAIRI I LIBRAVE, GADISHULLI BALKANIK...
Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" prezanton në Shkodër ekspozitën "Nadar. Mes rregullave dhe tekave", e kuruar nga Michel Poivert. Ajo vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.
Harabel vijon bashkëpunimin me festivale të filmit në Kosovë, për të sjellë në Tiranë copëza prej programeve të tyre. PriFest - Festivali i Filmit Prishtinë, sot një ndër festivalet më të rëndësishëm të filmit në Kosovë, më 26 korrik, ora 20:30 te Reja do të sjellë filmat fitues të edicionit të dhjetë të tij.
Koncerti “Un air de Paris” të luajtur nga sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, e shoqëruar në piano nga artisti francez Frédéric Isoletta, do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së 3-të të edicionit të XI-të të Festivalit “Les Rencontres Musicales des Deux Mondes” më 19 tetor ora 19:00 në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Ky koncert ka per qëllim promovimin e artistëve francezë dhe shqiptarë, si dhe të kulturës franceze në Shqipëri dhe krijimin e urave lidhese mes artisteve te dy vendeve.
Në krahinën madhështore të Kelmendit, në veri të Shqipërisë, fshati Lëpushë pret gjithnjë e më shumë vizitorë: shqiptarë e të huaj, të dashuruar me natyrën, sportistë të apasionuar pas ngjitjeve në mal, pas faunës e florës…madje edhe qytetarë, të joshur nga qetësia e ajri i pastër i luginës së Lëpushës.
Në gusht të këtij viti u mbushën 60 vjet nga dita kur emigrantët e parë mbërritën nga Shqipëria për në Belgjikë në Stacionin Hekurudhor të qytetit të Andenesë.
Aty dhe kudo në Belgjikë ata u pritën me ngrohtësi dhe u ndihmuan bujarisht nga popullsia dhe Bashkia e këtij qyteti bujar si dhe CARITAS Valoni-Belgikë.
Ndërsa Europa përjeton valën më të madhe të refugjatëve që vijnë në këtë kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërkohë që Gadishulli Ballkanik përballon një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve, ndërsa nga të gjitha anët, muret e reja ngrihen, puna juaj si shkrimtar përshkohet gjerësisht nga një reflektim i fuqishëm per fenomenin e mërgimit, per zgjedhjet (apo jo zgjedhjet) qe njerezit bejne ne jete, rrënjët e identitetit dhe ndikimin e Historisë së madhe mbi fatet e individit.
Çifti francez Elisabeth dhe Jean-Paul Champseix ka jetuar 6 vjet në Shqipërinë komuniste dhe sjell një dëshmi të rrallë, se si jetonin shqiptarët.
Libri “Bulevardi Stalin, Nr.57” nga Elisabeth dhe Jean-Paul Champseix vjen në shqip përmes përkthimit të Irena Rambit.
Rrëfimi tregon për tiraninë e kohës dhe e ideologjisë si për absurdinë e sistemit.
Koncerti i Festës së Europës do te zhvillohet tek Teatri i Operas dhe Baletit, Sheshi Skëndërbej.
Kjo manifestim është organizuar nga Fondacioni Kulturë Europë me mbështetjen e ambasadave europiane në Shqipëri.
Ka dalë një punim tё pasur dhe tё rёndёsishёm tё Hartёs sё parё Arkeologjike tё Shqipёrisё, qё pёrfshin periudhat e Prehistorisё dhe tё Antikitetit.
Botimi i hartёs arkeologjike ёshtё njё nismё e nivelit tё lartё, qё synon tё bёjё tё njohura qendrat e veta nё listёn e trashёgimisё botёrore tё UNESCO-s.
Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaqërisht diversitetit gjuhësor. Për këtë sezonë 2015- 16, komitetet gjuhësore janë të ngarkuara që të përzgjedhin drama nga gjuhët e tyre për t’i rekomanduar për përkthim në gjuhë të tjera.
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce