Albania

Albania

SHQIP, SHQIPERI, SHQIPTAR, KOSOVE, BALKAN, KULTURE, ARTITET, TRASHEGIMI, LIBRA, PIKTURA, KINEMA, FILM, TEATER, EKSPOZIT, GJUHE, TURIZMI, PANAIRI I LIBRAVE, GADISHULLI BALKANIK...

Artikujt e fundit


Artikujt e fundit


Përmes vargut poetik të Sadije Alitit : një rrëmbim i ankthshëm në kthetrat e ëmbëlsisë së jetës

Adem XHELADINI
të martën 5 gusht 2014 Nga en

Këto ditë shumëkujt nga ne i rastisi t’i bie në dorë përmbledhja me poezi e poetes nga rrëzë Sharri, Sadije Aliti, e cila jorastësisht mban për vulë titullin “A do t’më falësh nënë”.

Në të kundruar vargut të poetes së mirënjëhur ndesh në shpalosje ndjenjash, krenari, identitet, qëndresë dhe sëfundi në gjithë atë që quhet lufta për jetën, dmth., përpjekja për ta arritur kulmin e së bukurës. Stili i veçantë i autores herë-herë të lë pa frymë, e herë-herë të shpie në botën e përtejimagjinatës, të magjisë së quajtur dëshirë e përflakur në ndjenja paskaj; qoftë përditshmërisë qoftë Atdhe-Dashurisë njëkohësh.



Shqiptarja e Parisit : Film dokmentar televiziv kushtuar pediatres Solange d’Angély

Film dokmentar televiziv kushtuar pediatres Solange d’Angély
të premtën 25 korrik 2014 Nga en

Filmi "Shqiptarja e Parisit" është një rrëfim mbi itinerarin e jetës së Solange d’Angély, kësaj mjekeje humaniste dhe pinjolle e Nënë Terezës, e cila gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të njeriut.

Kështu do na qëndrojë në kujtesë gjithnjë kjo humaniste që aq shumë iu përkushtua fëmijëve shqiptarë.



Konsulli Auguste Dozon : "Ekskursion në Shqipëri"

Tomorr PLANGARICA
të hënën 23 qershor 2014 Nga en

 

Konsulli francez Auguste Dozon (Ogyst Dozon), në vitin 1875, në veprën e tij të botuar në Paris "Manual i gjuhës shqipe ose shqiptare", më 1875, pas një qëndrimi të gjatë në Janinë dhe pasi ndërmori udhëtimin e tij të gjatë për të përshkuar vendin e shqipeve nga Janina deri në Shkodër. Përshtypjet nga ky udhëtim ai do t’i titullonte "Ekskursion në Shqipëri". Ai bënte pjesë në radhën e atyre konsujve që ishin njëherësh, si diplomatë, ashtu dhe studiues.



Romani-tipologjia e parapëlqyer e shkrimit letrar të Sterjo Spasses

nga studiuesi Behar Gjoka
të hënën 16 qershor 2014 Nga en

Trashëgimia shkrimore e Sterjo Spasses, e autorit të dy periudhave të shekullit të kaluar, të viteve ’30 dhe të pas Luftës së Dytë Botërore, ka nisur me shkrimet publicistike, e pastaj ka vijuar me botimin e tregimeve dhe novelave.

Qysh në krye të herës, bien në sy dy prirje, së pari, një përpjekje e vyer për të sjellë atmosferën e jetës sociale, përmes kritikës së hidhur, së dyti, aty shfaqen shenja të rrokshme të realizmit kritik, që përmblidhet në këto libra: Kuror rinie (1934), Në krahët e një femre (1934), Nusja pa duvak (1944) dhe Të fala nga fshati (1958).



Botimi i ri : “Shqipëria e konsullit Auguste Dozon”

Nga Luan RAMA
të hënën 9 qershor 2014 Nga en

“Shqipëria e konsullit Auguste Dozon”, një botim i ri i Luan Ramës, mbi konsullin francez Auguste Dozon (1822-1890), i cili ishte studjuesi i parë francez që mblodhi dhe botoi për herë të parë në Francë përrallat shqiptare dhe pjesë të folklorit të popullit tonë.

Bashkëpuntorët e tij të afërt ishin Krisoforidhi, Naim Frashëri, Apostol Meksi dhe rilindasit arbëreshë.



Lisboa : Ekspozita “Natyra dhe Historia e Shqipërisë përmes fotografisë”

Fotografi Roland Tasho
të hënën 26 maj 2014 Nga E. Noygues

Fotografi Roland Tasho çel në Lisbonë ekspozitën me titull: “Natyra dhe Historia e Shqipërisë përmes fotografisë”.

Kjo ekspozitë do të çelet nga data 27 Maj deri më 30 Maj, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Portugali.

Ekspozita do të hapet në dy qytete të Portugalisë, në Lisbonë dhe në qytetin turistik të Ericeiras.



Tiranë : Nata e Këngës Franceze, ne dt 20 mars

të merkurën 19 mars 2014 Nga en

Aleanca Franceze e Tiranës ju fton me dt 20 mars, në orën 19:00, në Universitetin e Arteve në koncertin "Nata e Këngës Franceze" me pianistin e mirënjohur francez Gérard Daguerre.



Piktuara : Shpresa BEQIRI dhe Deti ADEMI, ne dt 23 & 24 mars

të premtën 7 mars 2014 Nga en

Ekspozojne 2 piktore Shqiptare

Vernisazh me dt 23 ne oren 6 mbasdite

26 place Denfert Rochereau - Paris



Etleva Nallbani dhe integrimi përmes kulturës : «Forma te reja vendbanimesh në Shqipërinë e veriut, nga shek. VII në shek. XIII»

nga Luan RAMA
të premtën 24 janar 2014 Nga en

Më 17 janar, duke shkuar në Akademinë Franceze të Mbishkrimeve dhe Letrave, duke hyrë në sallonet hujerënda të akademikëve, rrethuar me tablotë dhe portretet e Volterit, Monteskiesë, Rasinit, Bualosê dhe të shumë filozofëve dhe shkencëtarëve të qytetërimeve, ndjeje një lloj krenari të ligjëshme, jo pse gjendeshe atje, ku kardinali Mazarin kishte krijuar bibliotekën e famshme të tij, apo ku Richelieu, pak më larg, kishte drejtuar Francën «jetime», por sepse një mikja jonë, një shqiptare, do të referonte në auditoret e saj për kërkimet e saj arkeologjike në Shqipëri : Etleva Nallbani.



Marsej : Konkursi i novelave 2013 “ANCRAGES"

të merkurën 8 janar 2014 Nga en

Forumi i Gruas së Mesdheut (F.G.M.) organizon çdo vit një konkurs të novelës . Në vitin 2013 , tema " Ancrage” ishte në fokusin e këtij konkursi .Një symbol i tërë ... në momentin që Kryeqyteti Europian i Kulturës në vitin 2013 shkëlqente në Marsej, qytet i pasur me 26 shekuj histori të ndërthurur me të gjitha ngjyrat e Mesdheut.

Në krye të fituesve të kategorisë Frankofone , dy fituese : Violeta Kraja , mësuese e gjuhës frënge në Tiranë për novelën " Edeni i dashurisë " ( Cmimi 6te ) dhe Evelyne VERLAQUE korrespondente e PACA “Albania” për novelën “Le të shëtitim”( vendi i 2të )





Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1423765

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2021 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce