Albania

Albania

SHQIP, SHQIPERI, SHQIPTAR, KOSOVE, BALKAN, KULTURE, ARTITET, TRASHEGIMI, LIBRA, PIKTURA, KINEMA, FILM, TEATER, EKSPOZIT, GJUHE, TURIZMI, PANAIRI I LIBRAVE, GADISHULLI BALKANIK...

Artikujt e fundit


Artikujt e fundit


« Lume, Lume » , albumi i ri nga ELINA DUNI QUARTET

të martën 5 tetor 2010 Nga en

Pas publikimit të CD-së së parë « Baresha », Elina Duni Quartet korri një sukses shumë të madh në Francë, Zvicër, Gjermani dhe Austri.

« Lume, Lume » është albumi i tij i dytë, më i frymëzuar e më i pjekur.

Dalja në treg e albumit në Francë bëhet të mërkurën 13 tetor 2010.



Isadora DUNCAN – një balerinë dhe koreografe që pikëtakoi Shqipërinë

Nga Luan Rama
të enjtën 22 korrik 2010 Nga E. Noygues

Me prezantimin e tij mbi balerinën dhe koreografen e famshme të fillimit të shekullit XX, Luan Rama, i zbuloi auditorit përvojën që Isadora Duncan përjetoi në vitin 1913 në jug të Shqipërisë në Santi Quaranta, (Saranda).



"Kalorësit e Stuhisë" nga Luan RAMA

Normandet, Franket dhe Shqiptarët, botuar nga Globus R., 2010
të hënën 5 korrik 2010 Nga en, E. Noygues

Po në Devollin e lashtë të quajtur dikur Deabolis, ku dy perandorë nënshkruanin Traktatin e Madh të Paqes?

Përse këto ngjarje të largëta e personazhe që vështirë t’i përcaktosh pas një mijëvjeçari, ngasin ndërgjegjen e kohës sonë?

Bizanci, Aleksi I dhe dinastia e Komnenëve, «Beteja e Beratit» e sulmet dhe rrethimet e njëpasnjëshme të Durrësit, Kaninës, Vlorës; normandë, bizantinë, anzhuinë e stema të familjeve të mëdha shqiptare me shenjat anzhuine…



Paris : Panairi i parë i librit të Ballkanit, ne qeshor 2010

E premte 4 dhe e shtunë 5 qeshor 2010 nga ora 12 deri në orën 20.
të merkurën 2 qershor 2010 Nga ALBANIA

Shoqatat Albania dhe Courrier des Balkans organizojnë panairin e parë të librit të Ballkanit Do të jenë të pranishëm në Paris më shumë se 30 shkrimtarë të ardhur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia si dhe nga Turqia.

Ky panair do ti prezantojë publikut larminë e botimeve aktuale si dhe atyre më të hershme nga Ballkani, në fushën e letërsisë e historisë.

Botues të shumtë nga Ballkani do të prezantojnë titujt e tyre në origjinal krahas botuesve francezë.



Anjeza MARA-MURATI vë në skenë në Paris shfaqjen « Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër »

të dielën 16 maj 2010 Nga wbr

Me 20, 22, 23 dhe 27 maj, në "Théâtre des deux Rêves" në Paris, nis aventura e dytë e regjizores Anjeza Mara-Murati.

Kompania LUMIERE e themeluar dhe drejtuar nga vetë ajo, në bashkëpunim me Ursula Ehler, vë në skenë dramën e autorit gjerman Tankred Dorst, me titull « Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër », dramë e cila ka fituar çmimin evropian të Strasburgut në vitin 2009.

Adaptimi për teatër i kësaj pjesë është bërë nga Bernard Lortholary.

Në këtë pjesë luajnë : Caroline Nolot, Olivier Courtemanche, Jérôme Pôlny dhe Guillaume Clément.

Skenografe është Magalie Dubois, dhe kostumograf stilisti nga Kosova, Afrim Myftari.



Romani « Kloroform » nga Klara BUDA

të dielën 28 mars 2010 Nga wbr

Të shtunën 3 prill 2010, vetê autorja prezantoi romanin « Kloroform » në Paris.

Në këtë roman, të saj të parë, Klara Buda përshkruan vështirësinë e realitetit në një regjim lirivrasës, absurditeti i të cilit , ndonëse ia del të përgjumë përkohësisht, dëshirën e individit për rebelim dhe liri shprehjeje nuk arrin megjithatë ta shkatërrojë.



Sokrati shqiptar ne skenat nderkombetare. Mirush KABASHI : "Pagezimi Sokrat me miklon"

të enjtën 25 mars 2010 Nga wbr

Vit mbrapshte ! Por, prej 1997-es, kur u shfaq edhe premiera e monodrames "Apologjia e vertete e Sokratit", kane shkuar me se 10 vjet.

E ky jubile e gjen aktorin Mirush Kabashi, qe misheroi Sokratin, serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Sokrati ka rrokur 100 shfaqjet e ngjitura ne skene! Aktori Kabashi, i cili tanime jo rralle cilesohet si "Sokrati shqiptar", rrefen per ndryshimet qe e kane shoqeruar Sokratin dhe ate si aktor pergjate ketyre viteve.

Lexoni artikullin nga gazeta "Koha Jone" - intervisten e Anisa Ymerit dhene ne dt 2 mars 08



Eqrem ÇABEJ (1908-1980) - nestori i gjuhës shqipe

të enjtën 25 mars 2010 Nga ALBANIA, E. Noygues

Prof. Eqrem ÇabejDitën e enjte, më 25 mars 2010, ora 18.00 Shoqata Albania ka organizuar nje konferencë kushtuar Eqrem Çabej (1908-1980), nestori i gjuhës shqipe.

Eshte zhvilluar me pjesëmarrjen e Prof. Remzi Pernaska dhe Znj. Brikena Çabej, në Maison des associations du 7ème arrondissement, 93 rue Saint Dominique 75007 Paris. Metro : La Tour Maubourg (linja 8) ose RER : Invalides (linja C). Hyrja ishte e lirë



"Duke qarë, kënduar,duke ndenjur bashkë" : takim me Bernard LORTAT-JACOB

të martën 9 mars 2010 Nga ALBANIA

Të martën më 26 Janar 2010, shoqata Albania organizoi në "Maison des associations" lagjia 7 në Paris, një takim me Bernard Lortat-Jacob, etnomuzikolog, drejtor kërkimesh në CNRS.

Për të folur mbi temën , "Duke qarë,kënduar,duke ndenjur bashkë", Bernard Lortat-Jacob iu referua kërkimeve të tij mbi këngën polifonike shqiptare dhe shoqëroi prezantimin me shembuj audio dhe video.



Simon PITAQAJ vë në skenë"Don Zhuan" të Michel Ghelderode në Paris

E enjte 21 janar - 26 shkurt 2010 në teatrin "Reine blanche"
të hënën 15 shkurt 2010 Nga wbr
Don Zhuan ! Ose më mirë njerëz (ose persona) që kërkojnë të identifikohen me mitin Don Zhuan për të jetuar legjendën. Në Babiloni, vendi i idhujtarisë dhe i kënaqësisë trupore trulloseshin në kënaqësi nga loja e maskave dhe intrigave duke u argëtuar me shëmbëlltyrën e bukurisë. Dhe më pas loja (...)




Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1423795

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2021 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce