Pas dy vjetësh Anjeza i rikthehet sërish skenës pariziene si regjizore dhe vë në skenë pjesën e dramaturgut gjerman Tankred Dorst « Fernando Crapp më ka shkruar këtë letër ». Regjizore tashmë e dy shfaqjeve teatrale në Paris, puna e saj e parë pjesa « Kush e solli Doruntinën ? » e shkrimtarit Ismail Kadare, është vlerësuar pozitivisht nga kritikë të teatrit në Paris po ashtu dhe në Shqipëri.
Anjeza Mara-Murati, 28 vjeç, është aktore dhe regjizore, e diplomuar ne shkollën e njohur të aktrimit në Paris « Cours Florent » për të vazhduar më pas rugëtimin e saj artistik në shumë trajnime dhe specializime me disa nga regjizorët më në zë në Francë.
Anjeza Mara-Murati ka lindur në Tirane në vitin 1982. Arriti në Francë në moshën 19 vjecare, ndoqi Kurset e Gjuhës dhe të Qytetërimit francez në Sorbonë e më pas në Universitetin Paris 4. Për të hyrë më pas në "Cours Florent" për të ndjekur pasionin e saj për teatrin, gjatë studimeve teatrale ajo do të luajë në një seri filmash me metrazh të shkurtër dhe publicitete.
Ajo ka punuar me regjizorë të ndryshëm si Jean Michel Ribes, Milos Lazin ,Dominique Dolmieu dhe Laurent Fréchuret. Më pas në vitin 2007, ajo do të vërë në skenë pjesën « Kush e solli Doruntinën ? » të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën ajo vetë e adaptoi për teater, ku përveç regjisë ajo do të interpretojë në rolin e Doruntinës. Në vitin 2009 ajo do të luajë në një nga serialet e televizionit France 3 « Affaires Classées ».
Anjeza ka bashkëpunuar gjithashtu në vitin 2006 në realizimin e filmit dokumentar “Myslymanët e Evropës, dhe të Krishterët e Orientit”, i prodhuar nga ARTE. Që prej vitit 2006, ajo është koordinatore në Francë per shoqatën franko-shqiptare « Argjiro », e më pas në 2009 ajo krijoi kompaninë e saj të teatrit « Cie Lumière » me të cilën po vë në skenë këtë shfaqje të fundit.
Sot me një sfide të re Anjeza Mara-Murati përballët sërisht me publikun parizien !
Tous droits réservés © 1997-2022 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce