Albania

Dërgoni nje mesazh

Përgjigje

Nënë Tereza: Nje Ikonë ne panteonin e personaliteteve shqiptare

të merkurën 5 janar 2011 Nga E. Noygues

Pse lind tani ky interes kaq i madh per nënë Terezen? Ajo shpesh prezantohej si indiane ndërkohe që origjina e saj shqiptare është mbajtur e fshehur për një periudhe shumë të gjatë.

Cilat vlera te ketyre tre vendeve i gjejme te mishëruara tek Nënë Tereza? mund të flasim për konkurence mes ketyre vendeve për sa i përket figurës Nënë Terezes ?

Si ta kuptojme fenomenin kulturor, homazhet dhe gjithë iniciativat që janë marrë ne kujtim dhe nderim të kesaj figure duke nenvizuar origjinen e saj ?

Trashegimia që lë Nënë Tereza ne vendet shqip folese

Nënë Tereza është e mirënjohur në të gjithë botën dhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes (2010) autoritet shqiptare, maqedonase, kosovare si dhe autoritet indiane shumëfishuan aktivitetet simbolike ne lidhje me shenjterimin e figurës se saj. Programme televizive, shkrime artikujsh, veprash si dhe programme kulturore, si dhe shumë aktivitete te tjera iu kushtuan Nënë Terezes, në një mënyre apo në një tjetër të gjithë nënvizonin dhe gëzonin per origjinën e saj.

Kështu për shëmbull ne 2001, aeroporti i Tiranës në Shqiperi mori emrin "Aeroporti Nënë Tereza », në Kosove e kishin nderuar me titullin Qytetare Nderi që në 1999, ndërsa ne 2008 shtëpia e saj e lindjes ne Shkup te Maqedonise kthehet në Muze. Pse autoritetet shqiptare indentifikohen tek figura e Nënë Terezes?

Personalitet i njohur botërisht sidomos që nga 1999, momenti i marrjes se çmimit Nobel për paqe. Themeluesja e urdhërit te Misionareve te Kalkutes ne Indi gëzon nderim të thellë në të gjithë botën dhe tashmë flitet shume per origjinën e saj ne tre vendet e permendura me sipër.

Nën Tereza, Gonxhe Bojaxhi,¨ka lindur ne 26 août 1910 ne Shkup, Maqedoni. Prindët e saj kanë lindur ne Kosove dhe trupat e motrës dhe nënës prehen ne varrezat e Tiranës. Ne 1928, Gonxhja e re hyn ne urdhrin e motrave te Notre Dame de Lorette, në Irlande. Ne 1946 ajo dëgjon « thirrjen e thirrjes » dhe vendos ti përkushtohet më të varfërve. Me 7 tetor 1950 formon urdhrin e Misionarëve de Charité ne Indi. Ne 1997 ndërron jetë ne Kalkuta, ku dhe kishte vendosur të prehej. Ne 2003, Papa Gjon Pali i II vendos te beatifikoje figurën e Nënë Terezes.

Nje personalitet i veçante

Me 2 dhjetor, në një mbrëmje të organizuar nga Shoqata Albania, Zoti Kullashi na kujton që Nënë Tereza përgjate gjithë jetës saj ka patur një mendim shumë të thellë mbi besimin ndaj Zotit. Publikimet e fundit te letrave të saj dëshmojne qarte për mendimet dhe dyshimet në lidhje me ekzistencen e Zotit.

Gjatë gjithë jetës ajo e ka treguar mirësine e saj duke qëne gjithmonë në ndihme të tjetrit. Filozofi Descartes, shumë kohe para Nënë Terezes ka shkruar " kur njeriu bën pyetje mbi ekzistencën e Zotit e vetmja siguri qe ka ështe dyshimi ‘’. Si konkluzion është vetë njeriu që deshmon për ekzistencen e Zotit me anë te ndjenjave dhe ideve të tij. Pasuria shpirterore e Nënë Terezes është ndriçuar nga dyshimi që e ka shoqëruar gjithë jetën.

Ambasadori i Kosoves na kujton që motra shqiptare është pjesë e traditës së pasur në priftërinj katolik shqiptare. Eshtë per tu nënvizuar dhe permendur roli i shkollave katolike në Shqiperi ashtu si dhe roli i rëndësishem i prifterinjte katolik në letërsine shqiptare.

Themeluesi i Kishës Ortodoxe, Fan Noli është një figurat më të nderuara për të gjithë shqiptarët të çfaredo besimi qofshin. Ai është një figurat me të njohura të letërsisë shqipe, veprat e tij studiohen në të gjitha shkollat si në Shqiperi ashtu dhe në Kosove. Eshtë nga të parët dhe më të miret përkthyes të veprave të Shekpsirit si dhe të veprave të filozofit perse, Omar Kajam. F. Noli me veprën e tij i drejtoi bashkohësit drejt gjithësise ashtu siç bëri dhe Nënë Tereza.

Redaktuar nga ©Evelyne Noygues, 2011 - Përkthyer nga : Odeta Hoxha

Fotos : Gérard Alba dhe EN



modération à priori

Ce forum est modéré à priori : votre contribution n'apparaîtra qu'après avoir été validée par un administrateur du site.

Un message, un commentaire ?
  • (Pour créer des paragraphes, laissez simplement des lignes vides.)

Qui êtes-vous ? (optionnel)

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1104360

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce