Albania

Dërgoni nje mesazh

Përgjigje

Paris : Naser Hasa - “Vizatimi, themeli i gjithçkaje”, 20-31 dhjetor

nga Luan Rama
të martën 16 dhjetor 2014 Nga en

Ka piktorë që edhe pse vizatues mjaft të mirë e braktisin vizatimin në mesin e krijimtarisë së tyre, por ky piktor i Ballkanit, ardhur nga Ulqini për të ekspozuar disa nga veprat e tij në Paris, duket se nuk do ta braktisë, madje rikthimi i vazhdueshëm drejt vizatimit i jep atij impulse të reja dhe ajo që është më me interes, është se vizatimi e çon akoma më thellë drejt portretit psikologjik.

Sigurisht, baza e kulturës së piktorit Hasa figurative ishte laboratori krijues pranë atelierit të profesorit të tij Muslim Mulliqi, një nga piktorët kosovarë më me influencë të gjeneratës së viteve 50-70’ të shekullit XX, krahas Rexhep Ferrit apo Tahir Emra Ishin këto koncepte të reja të mjeshtërisë së vizatimit që e frymëzuan atë për të krijuar personalitetin e tij piktural dhe një vepër origjinale si në telajo ashtu dhe në fletën e vizatimit.

E megjithatë, e përsëris se veprat e tij më të mira duket se mbeten portretet në vizatim, krijime këto me një ekspresivitet jo të zakontë. Por edhe krijimet në ngjyra, kanë dhe ato një origjinalitet të veçantë: edhe pse pa deçitura ato të ofrojnë impresione të shumta, herë një det në flakë apo një natyrë që vibron në stuhi (1998, 2003) e herë një tablo e ndarë në dy nivele ku trupat e tri femrave përvijojnë poshtë në një kërleshje trupash, duke i dhënë tablosë një ndarje kohore.

Shpesh ai na paraqet një botë të habitshme kromatike, një shpërbërje ngjyrash që vetëm një fëmijë duket se i ka parë në një kaleidoskop marramendës dhe me një ngazëllim të hatashëm. Skena të gëzuara, gra me një dinamikë lëvizjesh, asnjëherë statike, skena të jetës së përditëshme e ndonjëherë një dehje nudosh për të kundruar bukurinë femërore.

Por le t’i rikthehem përsëri disa portreteve në vizatim çka përbëjnë një zbulim të kësaj ekspozite. Një portret femre mbi të cilën janë hedhur njolla dhe lapsi ka shtuar një mori vijash që në pamje të pare krijojnë një lloj kaosi të organizuar, shpërqëndrimi, por duke qëndruar fare pak para tablosë, portreti të ofrohet me një psikologji ku të lejohet të imagjinosh nëse ajo kokë është e trishtë, mediton, apo është pas një çasti ekstaze… Një tjetër vizatim, një portret ku dora piktorit ka vizatuar gjithë dhimbjet e tij dhe një klithje që ne e dëgjojmë, apo nje tjetër vizatim, ku një trup njerëzor me këmbë të hapura ngrihet si një lloj demoni duke humbur kryet në një qiell me re dhe në një botë të trazuar… Kështu, arti i këtij piktori na rrëmben drejt botrash të tjera…



modération à priori

Ce forum est modéré à priori : votre contribution n'apparaîtra qu'après avoir été validée par un administrateur du site.

Un message, un commentaire ?
  • (Pour créer des paragraphes, laissez simplement des lignes vides.)

Qui êtes-vous ? (optionnel)

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1310329

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2021 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce