“Mjafton ta prekësh e ta lexosh Volterin dhe kupton një gjë, që në shumë rrethe të lexuesve është marrë Volteri si shembull i atij vendi. Kjo nuk është e vërtetë. Në radhën e iluministëve të kohës, të tërë ata ishin ateistë, ndërsa Volteri i qëndron besnik të qenit fetar me besimin tek Zoti, por kundërshton fanatizmin, dogmatizmin dhe destruktivitetin fetar”, vlerëson Bajram Peçi.
Ndërkaq, Mustafa Nano e cilësoi këtë libër si aktual për periudhën që po kalojmë. “Këndvështrimi im është se ky libër është i rëndësishëm për të gjitha kombet, të gjitha kohët, por sidomos për kohët e sotme dhe për ato kombe që kanë natyrë multifetare. Dhe një nga këto kombe është edhe Shqipëria, ndaj toleranca fetare u përket të gjithëve, të paktën në Europë”, u shpreh Nano.
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce