Albania

Dërgoni nje mesazh

Përgjigje

Botimi : Harta Akeologjike e Shqipёrisё

Nga Instituti i Monumenteve te Kultures
të hënën 18 prill 2016 Nga en

UNESCO ka qenё e bindur se ky punim do tё bёhej njё mjet shumё i dobishёm dhe i fuqishёm pёr njohjen e qendrave arkeologjike shqiptare mё tё rёndёsishme, qё pёrfaqёsojnё tiparin dallues tё pasurisё sё madhe dhe tё shumёllojshmёrisё sё trashёgimisё kulturore tё kёtij vendi, dhe pёr mbёshtetjen e promovimit e saj pёrtej kufijve tё vet.

Ky punim ёshtё ideuar dhe ndёrmarrё nga profesor Pierre Cabanes, specialist i shquar nё fushёn e arkeologjisё, Profesor nderi i Universitetit Paris X Nanterre dhe themelues i Misionit arkeologjike dhe epigrafik francez nё Shqipёri, nё bashkёpunim tё ngushtё me specialistёt shqiptarё, pёrkatёsisht profesorёt Muzafer Korkuti, Neritan Ceka dhe Apollon Baçe.

Ky punim ёshtё i kufizuar nё periudhat e Prehistorisё dhe tё Antikitetit deri nё fund tё shekullit tё III pas Krishtit, pёrpara tronditjeve qё shkaktuan dyndjet barbare nё gadishullin ballkanik. Periudhat prehistorike janё paraqitur duke ndjekur kronologjinё, qё nga paleoliti deri nё periudhёn e hekurit, ndёrkaq pёr Antikitetin, ёshtё parapёlqyer tё ndiqet njё plan gjeografik, sipas krahinave, duke filluar nga Shqipёria e jugut, pёr tё kaluar pastaj nё krahinёn e Apolonisё, Bylisit dhe Amanties, pastaj nё atё tё Elbasanit dhe Korçёs, etj.

Pёr çdo vendbanim, autorёt bёjnё njё paraqitje tё historisё sё krahinёs ose tё vendbanimit dhe pastaj njё pёrshkrim tё monumenteve, i shoqёruar me harta,rilevime dhe dokumente figurative, duke pёrcaktuar gjendjen e tyre aktuale tё ruajtjes si dhe restaurimet e ngutshme.



modération à priori

Ce forum est modéré à priori : votre contribution n'apparaîtra qu'après avoir été validée par un administrateur du site.

Un message, un commentaire ?
  • (Pour créer des paragraphes, laissez simplement des lignes vides.)

Qui êtes-vous ? (optionnel)

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1420113

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2021 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce