Studioja fotografike më prestigjioze e Francës e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, dhe na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix Nadar, i lë vend suksesit të fotografive të aktorëve dhe aktoreve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.
Kleopatra, ylli i operas franceze “udhëton” drejt Shkodrës...
Tregtia e portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës kanë ndryshuar.
Kleopatra Diane de Mérode, një nga artitet e operas së njohur të viteve 1894 duket e mrekullueshme në një foto realizuar nga Atelier Nadar.
Portreti I francezes me flokët e lëshuar mbi sup e vështrimin e thellë do të udhëtojë nga Parisi për në Shkodër.
Bashkë me të do të jenë dhe dhjetëra fotografi nga koleksioni I famshëm francez.
Studioja fotografike më prestigjioze e Francës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi në një ekspozitë me një përzgjedhje unike imazhesh nga fotografët Nadar.
Ekspozita hapet më 10 tetor nën kurimin e Michel Poivert.
Tous droits réservés © 1997-2023 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce