Albania

2007 : KARNAVALET NË SHKODËR

Programi i aktiviteteve ne 2007

të shtunën 4 korrik 2009 Nga en

Karnavali i Shkodrës në Paris, shikoni artikullin botuar nga gazeta TEMA.

Shkodra ka qënë e përfshirë jo vetëm nga numërimi i votave në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por edhe nga karnavali popullor nëpër rrugët e sheshet e qytetit. Në fakt ka një javë që qyteti është i përfshirë nga karnavalet dhe ballot me maska, por sot në rrugët e Shkodrës, ka qënë karnavali shëtitës.

Ngjyra dhe shaka, kuaj të zbukuruar dhe karroca po ashtu, maska pa fund dhe fëmijë që gëzohen por edhe të rritur që ju bëjnë qefin atyre, kështu ka qënë në para dite dhe deri në darkë Shkodra. Ajo ka harruar disi politikën dhe është marrë më shakatë e Zef Dedës, Drande Xhait, Anton Krosajt etj.

Vjershat dhe deklamimet, imitimet dhe talljet edhe me personazhe të ndryshëm, kanë qënë dhe demostrimi i karnavalit. Gjithsesi Bashkia e Shkodrës dhe disa organizata të tjera që organizojnë këtë karnaval, kanë bërë të mundur të shkëpusin disi publikun nga atmosfera e zgjedhjeve.

Ajo që të bie në sy është se karnavali në Shkodër çdo vit është edhe më i arrirë jo vetëm në veshje dhe demostrim, por edhe në shpenzimet dhe paraqitjen në përgjithësi përpara publikut të mësuar të vlerësojë vit për vit një festë të tillë popullore.

Besi Bekteshi.

Creative city ne bashkepunim me Illyricum dhe Arlecchino sh.p.k prezanton: Programin e aktiviteteve ne kuadër të festës së Karnavaleve 2007 në Shkodër :
- Të martën më datë 13 shkurt 2007. Hapja ora 20:00 tek Restorant-Tradita-Shkodër "Karnavalet e Traditeë". Surpriza pa fund. Mos na thoni masandej "Pse s`na keni thanë"
- Të premten më 16 Shkurt 2007, ora 20:00 tek Restorant-Tradita-Shkodër. "Nata e shtrigave, magjistricave dhe Vilxhanit"
- Të shtunën më 17 Shkurt 2007, ora 20:00 tek Restorant-Tradita-Shkodër. "Nata e bejtave". Marrin pjesë: Zef Deda, Gjokë Vata, Kolec Dushmani, Nexho Shabani e shumë të tjerë
- Të martën më datë 20 shkurt 2007, ora 10:00 "Xhiro-Karvan-Karneval" në sheshin dhe në rrugicat e Shkodrës. Djegia e dordolecit në sheshin Luigj Gurakuqi
- Të martën më datë 20 shkurt 2007. Hapja ora 20:00. Tek Grand Hotel Europa, Shkodër. "Gala me Maska 3 alla GRANDE" - "Martedi grasso".Të ftuar special: Sidrit Bejleri & Vikena Kamenica. Surpiza pa fund.

MASKAT E KARNAVALEVE TE SHKODRES’’- EKSPOZOHEN NE PARIS në sitin e "Albemigrant"


Portfolio

Karnavali ne Shkodër Prezentimi e makave te prozuar Bukuria nga afër
Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 995799

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce