Albania
Ballina e sitit > Mirësevini

Mirësevini

Artikujt e kësaj rubrike


Franca në Panairin e Librit: "Libri per të gjithe nga 7 deri ne 97 vjeç" (Mirësevini)

Ilda Mara
të martën 13 nëntor 2012 Nga en

Për herë të parë këtë vit, Franca do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Tiranë prej datës 14-18 nëntor. Nën moton " Libri për të gjithë, nga 7 deri 97 vjeç, ju ftojmë të njiheni me aktualitetin letrar frankofon të viteve të fundit në format libër dhe dixhital, nën atmosferën e skelave anës lumit Senë në Paris.



BALETI PRELJOCAJ NE TIRANE : “Atë që unë e quaj harrim” (Mirësevini)

KOMUNIKE
të martën 16 tetor 2012 Nga en

 

Ambasada e Francës është e lumtur t’ju njoftojë për mbërritjen në Shqipëri, në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, të trupës së baletit të Kompanisë Angelin Preljocaj. Kompania e koreografit të njohur botërisht do të vërë në skenë krijimin e tij të fundit : "Atë që unë e quaj harresë", më 19 dhe 20 tetor 2012, në Teatrin e Operas dhe Baletit.



Ekspozita fotografike shëtitëse : “Mbro e promovo” (Mirësevini)

NGA ILDA MARA
të enjtën 30 gusht 2012 Nga en

Konkursi fotografik“Mbro e promovo” dedikohet trashëgimisë kulturore shqiptare dhe u shpall në fund të muajit prill, duke iu drejtuar më së shumti të rinjve. Eshtë një iniciativë e revistës “Art dhe Trashëgimi” në bashkëpunim me “Cultural Heritage Without Borders”, Bashkimin Europian, Bashkine e Shkodres dhe Bashkine e Beratit.



Alpet shqiptare: ‘turizmi i blertë’ në lulëzim (Mirësevini)

të premtën 17 gusht 2012 Nga Evelyne Noygues

Në krahinën madhështore të Kelmendit, në veri të Shqipërisë, fshati Lëpushë pret gjithnjë e më shumë vizitorë: shqiptarë e të huaj, të dashuruar me natyrën, sportistë të apasionuar pas ngjitjeve në mal, pas faunës e florës…madje edhe qytetarë, të joshur nga qetësia e ajri i pastër i luginës së Lëpushës.

Fotot : Eleni Laperi©2012



Në Paris : Homazh për poetin Ali PODRIMJA (Mirësevini)

Frédérique DUVERSIN
të premtën 3 gusht 2012 Nga en

Mbas vdekjes se poetit Ali Podrimja, javen e kaluar, i dha te premtën 27 korrik 2012 lamtumira e fundit organizuar nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Paris. Përveç homazheve zyrtarë, miqtë e fjalës së tij poetike ishin mbledhur rreth SE Mohamedin Kullashit, Alexandre Zotos, perthyesi i Podrimjës ne frëngjisht, Frédérique Duversin dhe Evelyne Noygues.

Mbremja ka qenë edhe pasuruar me leximin, në shqip dhe në frëngjisht, te disa vargjeve nga aktorët Simon Pitaqaj dhe Arben Bajraktari shoqeruar nga Vlashent Sata në kitar.



Në teatër : “Na, të birtë e shekullit të ri” nga Ridvan DIBRA (Mirësevini)

të merkurën 18 korrik 2012 Nga en

 

Pasi u dha në thuajse gjithë qytetet kryesore të Kosovës, “Na, të birtë e shekullit të ri” u shfaq më 15 dhe 16 qershor në Tiranë (Teatri Kombëtar) dhe në Shkodër (teatri “Migjeni”). Në të dyja shfaqjet suksesi qe i plotë. Gjithashtu, shfaqja gjeti jehonë edhe në media.

Aktorët e shfaqjes ishin Leonora Hasani (Gruaja) dhe Mirsad Ferhati (Burri), të dy nga Kosova.



Në Gjirokastër : Festivali ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” 30 qershor-2 qershor (Mirësevini)

Ilda MARA, Drejtoreshë e Festivalit
të merkurën 4 korrik 2012

Tashmë u bënë gjashtë vjet që ARGJIRO-ja organizon në kalanë e Gjirokastrës, Festivalin Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”. Ky Festival është një projekt unik në Shqipëri sepse përqëndrohet tek ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale, si dhe trashëgiminë fizike shqiptare, kalanë e Gjirokastrës dhe atë shpirtërore, siç është muzika polifonike shqiptare, me muzikën klasike.Festivali ndërkombëtar 2012.



Në Paris : intervista e Niksonit PITAQAJ, regjisor (Mirësevini)

të premtën 8 qershor 2012 Nga en

 

Me rastin e shfaqjes së ardhshme të kryeveprës se Jules Romains, "Knock", të enjten, me 14 Qershor në orën 8 të mbrëmjes dhe të dielën, me 17 Qershor, 2012 në orën 4, mbas dite, në Qendrën Kulturore të Ministrisë së Financave, 143 rue de Bercy - Paris(75012 ), Nikson Pitaqaj, regjisor shqiptar nga Kosova, ka dhënë një intervistë ekskluzive për shoqatën "Albania".



Omer KALESHI : Fjala e “omerikëve” (Mirësevini)

nga LUAN RAMA
të merkurën 23 maj 2012 Nga en

 

Nuk është hera e parë që vepra e një piktori të gjejë ehon e vet poetike brënda një libri, një antologjie apo në frymëzime të shumta siç ndodh gjithnjë me artistët e mëdhenj. Idea e këtij botimi ka nisur me poetin, shkrimtarin dhe filozofin francez Jacques Lacarriere, i cili, i apasionuar nga tablotë e mikut të tij të hershëm, Omer Kaleshi, nga dervishët dhe barinjtë e tij, shkroi disa vite më parë 25 poezi për 25 tablo të tij.



Në Tiranë : Pranvera e frankofonisë 2012 (Mirësevini)

par Evelyne Noygues
të martën 3 prill 2012

Për të festuar “Pranverën e frankofonisë ", shkollat e Shqipërisë kanë marrë pjesë aktive në veprimtaritë e javës e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Midis tyre, shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në Tiranë dallon çdo vit me një pjesëmarrjen e veçantë të nxënësve të saj. Të udhëhequr nga mësuesja e tyre Violeta Kraja, ato këtë vit përgatitën një dosje multimedia” Homazhe Rusoit në treqind vjetor”.



Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 72567

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site Mirësevini   ?

Tous droits réservés © 1997-2012 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce