Albania

Adrian PACI : ekspozita "Lives in Transit" në Paris - 26 Shkurt-12 Maj

të merkurën 20 shkurt 2013 Nga E. Noygues

Ekspozita që prezantohet në Paris mbledh verpra të ndryshme : video, instalime, piktura, fotografi dhe skulptura të realizura nga viti 1997, të cilat tregojnë kryqëzimet e shumta që Adrian PACI përdor në shprehjet e tij artistike.

Një eksperiencë midis dy identiteteve që ushqen një krjim artistik bakshkohor i cili pëlqehet aq shumë në Milano dhe Paris por dhe në Montreal…

Adrian PACI është lindur më 1969 në Shkodër -Shqipëri-. Më 1997, ai largohet për shkak të ngjarjeve në Shqipëri dhe shkon me familjen e tij në Itali. Me mbrritjen e tij në Itali, ai lë përkohësisht pikturën dhe skulpturën dhe adapton videon, ai zbulon një mënyrë shprehje tjetër dhe gjithashtu mundësitë që jep kinematografia. Ekperienca e tij në mërgim, tronditja e ndarjes dhe adaptimi i një vendi të ri përmbarojnë kuadrin e videove të para përmes të cilavet ai provon të gjej rrenjët e së kaluarës.

Në Muzun e Jeu de Paume në Paris

Përmes retrospektivave të para të veprës se tij në Francë, Adrian PACI prezanton një bashkësi veprash të ndryshme – video, instalacione, piktura, fotografi dhe skulptura – të realizura prej vitit 1997, gjithashtu filmin e fundit të tij The Colum, një instalacion video të realizuar posaçërist për ekzpozitën Jeu de Paume, të shoqëruar me kollonën prej mermeri e cila prezantohet në të djathtë të hyrjes në kopshtin e Tuileries.

« Fakti të jesh në një kryqëzim rrugësh, në kufi midis dy identitetesh të ndara, gjëndet në të gjitha prodhimet e mia kinematografike », deklaron Adrian PECI. Pak nga pak, ai ndahet nga ç’ka ia ka jetuar për t’u marrë me hstorinë e përbashkët, në vepra të cilat vënë në dukje shkaqet e konflikteve dhe revolucionet sociale, dhe që nxjerrin në pah se si identiteti ushtrohet nga rrethi socialo-economik. Duke punuar me aktorë jo-profesionalë, ai zbulon një pjesë të mirë të problemeve të mbijetesës sociale të epokës tonë : mërgimi, udhëtimi, humbja, identiteti kulturor, nostalgjia, kujtesa…

Në udhëkryq të historisë

Shpesh herë i frymëzuar nga tematika që i janë të njohura, nga histori të jetës së tij të përditëshme, Ardian PECI i prezanton në një mënyrë aq poetike sa që një film mund të parqesi disa realitete.

Eksperienca e tij e emigrimit përmbledh veprat et tij të para, por Adrian PACI largohet pak nga pak prej jetës se tij duke i hapur rrugën një mendimi mbi historinë e përbashkët. Projektet e tij vënë theksin mbi pasojat e konflikteve dhe ndryshimeve në shoqëri. Me vënien në skenë, artisti zbulon ndjenjat e humbjes rivendikimin e identitetit dhe karakterin e përkohshëm të naturës njerërzore.

The Column * është një vepër që trajton shpejtësinë me të cilën ofert-kërkesat duhet të përmbushen në ekonominë bashkohore. Pretekst për një udhëtim poetik midis Lindjes dhe Perëndimit, vieoja tregon transformimin një mermeri nga sculptorë në një kollonë romane përgjatë udhëtimit në det që zgjat disa javë.

Mund të lexoni gjithashtu në këto faqe interneti :
- Interview d’Adrian PACI, plasticien et vidéaste originaire de Shkodra/Shkodër
- Adrian PACI invité par le Centre Pompidou, jeudi 24 juin 2010

Për të njohur më mirë Pasolini, mund të lexoni në "Magazine" të Jeu de Paume :
- La parole à… Hervé Joubert-Laurencin ... De la permanence temporaire

Fjanlën e ka... Hervé JOUBERT-LAURENCIN... Gjithmonë këtu përkohësisht.

Specialist i André BAZIN dhe i Pier Paolo PASOLINI, Hervé JOUBERT-LAURENCIN është profesor kinematografie në Universitetin e Paris-Ouest-Nanterre-la-Défense. Il jep kontributin e tij për përkthimin dhe njhojen e veprës të PASOLIN-it në Francë. Kërkimet e tij aktuale janë mbi teorinë dhe historinë e kritikës kinematografike.

Lidhje :
- “Vajtojca”, Adrian Paci (2002)

- “Centro di Permanenza temporanea”, Adrian Paci (2007)

Përkthimi : VD

Artikut në këta faqe të interneti kushtuar ekspozitës të Adrian PACI në Jeu de Paume, janë mundësuar me kortesinë Malika ZINGLI dhe Annabelle FLORIANT.

Lexoni edhe te siti :
- Paris : bashkëbisedim me Ardian PACI ekspozuar te muzeu "Jeu de Paume"


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce