Albania

Akti piktural i Bujar Lucës : Nata si sfond telajo

të hënën 14 shkurt 2011 Nga en , Luan Rama

Bujar Luca është një poet i lindur në Shqipëri dhe i ardhur në Francë pas vitit 1990. Luca është piktor dhe si i tillë ai ka dy profile. Ne e kemi njohur talentin e tij si restaurator i veprave të artit këtu në Sucy-en-Brie (në periferi të Parisit) për t’i dhënë një jetë të re tavaneve të shekullit XXVII të kështjellës së Sucy. Bujar Luca pikturon në gjurmët e Le Brun… ».

Në Sucy-en-Brie, ku rastësisht, pikërisht ky qytet përbën dhe një nga ngulimet e emigracionit politik shqiptar të viteve 1960, në kështjellën e madhe që zsotëronin qytetin, me kupolat plot afreske të Charles Le Brun, një prej piktorëve më në zë të kështjellave të shekullit XVII, pra pikërisht aty, në sallën e «Orangerie», 18 tablotë e Lucës qëndrojnë me dinjitet, ndër të cilat, dy tablotë e mrekullueshme të formatit të madh të ciklit të tij më të ri Nata si sfond telajo apo tri triptikët e krijuar më parë të titulluara Frontière, (Kufiri) dhe Desastre, (Shkatërrimi) dhe Bœuf écorché de Rembrandt, («Kau i therrur» i Rembrandt) Në broshurën e botuar me këtë rast nga bashkia e këtij qyteti me titull Bujar Luca pikturon «Natën si sfond telajo», shkruhet se «Ka artistë që janë të shumë planeve.

Pikëtakimet pikturale me Bujar Lucën kanë një peshë të veçantë emocionale. Por përveç kënaqësisë së emocionit, ajo që prin është dialogu që vendosit midis vizitorit dhe vetë tablove, ku duke e lënë në krah krijuesin e tyre, duke e harruar për një çast, shikuesi nis të kapë mesazhet dhe të deshirfrojë gjuhën pikturale, atë të shenjave, semiologjinë personale dhe origjinale të tij, ku pas çdo shenje, xhesti, lëvizja dinamike, të fiksuara përmes ngjyrave në telejo, hyn në shqetësimin e vet piktorit. Aty ne nisim të zbulojmë idetë e tij, mesazhet, të kaluarën dhe shqetësimet e tij, kërkimin e tij piktural që veçanërisht këto 15 vjetët e fundit ka marrë një domethënie të re estetike, dhe ku shenjat-forma, me elokuecën dhe nganjëherë me vrazhdësinë e tyre, na afrojnë tek ato, na shkulin nga realiteti momental dhe na futin në atë botë, ku historinë, shoqërinë, evolucionin dhe të ardhmen e shohim përmes atyre gjurmëve që ka lënë piktori mbi cohën e telajos apo letrën e bardhë.

Dy tablotë e formatit të madh 360cmx cm dhe të vendosura në të dy faqet anësore të sallonit, njëra përballë tjetrës, janë dy tablotë e para të ciklit Nata si sfond telajo, të cilën ai ka dëshirë ta përvijojë, ta plotësojë, duke shtruar si zakonisht në dysheme pëlhurat e mëdha, për të hedhur mbi to imazhet tashmë të kristalizuara por që nëp ikturim e sipër asnjëherë nuk dihet se si do të jenë ato në fund. Këto imazhe të perfytyruara në koshiencë dhe subkoshiencën e artistit janë imazhe të natës, që ndjell plot mistere, nata që është e pranishme gjithnjë tek njeriu. Jo vetëm nata si natë e errët apo me një hënë të shndritëshme, çka e mrekullonte Heminguein në katin e fundit të apartamentit të tij parizian në ditët e verës. Nata ka simbolet e veta Ajo të grish. Ne udhëtojmë në imagjinatë duke kërkuar simbolet dhe metaforat, duke risjellë në kujtesë ngjarje, dhimbje, dëhsira të munguara apo të vrara, nostalgji. Nata si sfond i përdorur që nëm ugëtirën ek ohrave. Këtë natë, në atmsoferën e një pylli, Luca e kishte parë në një cikël prej katër tablosh të Botticelli-it, dhe kjo e kishte impresionuar, sepse nata në ao tablo kishte një simoblikë, shkakun e një ngjarje që vetëm historianët e artit e tregojnë. Princi që i kërkoi këtë tablo Botticelli-it

Por nata tek Bujar Luca është në një simbolikë tjetër, më të përgjithme. Janë pemët e xhveshura në natë që si silueta njerëzore zgjaten për të arritur dhe kapur lavdinë (ai e cilëson njërën nga këto dy tablo «Sulm drejt Lavdisë»). Dhe aty, në errësirë, si në kuliset e fshehta të luftës apo pazareve politike, ka një luftë që bëhet, një kacafytje, pasi ai që e kërkon lavdinë i duhet të luftojë me çdo kusht, duke shkelur dhe tjetrin, edhe pse kjo do të jetë një lavdi e rreme. Historia na tregon se të lavdishëm përgjithësisht kanë qënë ata që nuk e kanë kërkuar lavdinë, as kanë menduar për të, por që rrethanat i kanë çuar drejt lavdisë. Madje shumë prej tyre janë larguar nga kjo botë, shpesh si martirë, pa e ditur se po kalonin në portat e lavdisë.

«Frontière» dhe «Désastre»

«Kufiri» dhe «Shkatërrimi» - dy triptikë shumë të afërt me njëri tjetrin, punuar me të njëjtën frymë, dy triptikë që përbëjnë një vazhdimësi ideje dhe imazhi, emocioni e semiologjie, ku edhe pse secila qëndron më vete, ato plotësojnë njëra tjetrën, duke na krijuar kështu një tablo të madhe multi-dimensionale dhe ku ne humbasim në atë çka na tregon krijuesi i tyre, pasi aty përballemi me një nga ndjesitë e para dhe kërkesën themelore të njeriut: lirinë! Atje ku ka «kufi-frontière», atje fillon dhe krijohet gradualisht ajo që quhet «shkatërrim-desastre».

Në të dy tripktikët janë telat me gjëmba të kohës totalitare. Ata që i kanë përjetuar ato, janë më të ndjeshëm ndaj këtyre tablove të punuara në sfonde dhe teknika të ndryshme, siç ndodh dhe me një tablo jashtë këtyre triptikëve, e quajtur “Prometeu”, që lidhet me mitin e Prometeut. Dhe sigurisht, këto tablo na kujtojnë Shqipërinë e rrethuar dikur me telat me gjëmba përtej të cilave përgjonte burgu i gjatë dhe vdekja, kullat e vrojtimit, projektorët e mëdhenj të kontrollit të brigjeve në Adriatik dhe Jon, na kujtojnë atmosferën “orvelliane” që jetonte një popull nën diktat, ku kryqëzimi ishte i vazhdueshëm. “Kryqëzimi” pas telave me gjëmba është i pranishëm në këto tablo”, thotë Luca. Dhe nëse telat me gjëmba janë figurativisht të tilla, në vizatimin e Lucës ato hyjnë në atmosferën e abstraksionit, pasi Luca ka vite që është shkëputur nga arti figurativ.

Për sa kohë jetoi në Shqipëri, gjer në vitin 1990, arti figurativ, dhe pikërisht ai realist, ishte i detyruar për çdo artist. Të punoje në frymën e një Kandisky apo Miro, etj, ishte e ndaluar. “Gjatë viteve 1990-1996, në Paris m’u desh të punoja dhe kristalizoja stilin tim në një drejtim të ri”, më thotë Luca. Të njëjtin konstatim bënte kohë më pare dhe kritiku i artit Denis Picard në revistën e njohur Connaissance des Arts, duke shikuar në punën e tij “shumë rrugë artistike, ndonjëherë dhe kontradiktore, por duke krijuar gradualisht një rrugë origjinale që do të vinte më vonë”. Dhe kjo erdhi vërtet, si një proçes i gjatë, si një kërkim i etshëm.

“Kau i therrur” i Rembrandt

Kur Bujar Luca punonte si piktor për filmin e njohur ùbi jetën e Rembrandt, do duhej të pikturonte të njëjtën tablo që kishte punuar shekuj më pare Rembrandt: “Kau i therrur”. Ky proçes për nevojat e xhirimit, do të linte gjurmët e veta në shpirtin e artistit shqiptar. Kjo tablo mitike e Rembrandt ka frymëzuar me qindra piktorë të mëdhenj flamandë por dhe evropianë të tjerë, nga Chardin tek Becon apo Alechinsky. Për Lucën kjo ishte thjesht një ngasje, duke u larguar nga figurativja drejt abstraksionit. Eshtë fjala për triptikun e titulluar nga ai “Kau i therrur i Rembrandt”.

“Në fillim, - më thotë Bujari, duke parë sëbashku tablonë, - nuk doja të vija deçiturë. Por pastaj mendova t’i jap vizitorit një pikënisje. Pra nuk është një titull narrativ, por evokues”. Shenjat e tij dinamike mbi telajo, janë një proçes më vete krijues. Eshtë vetë akti piktural i tij përballë të papriturës. Ai e nis lëvizjen dhe pastaj diku duhet të pyes vetveten se ç’drejtim duhet të marr. Dhe pikërisht në atë moment krijimi është instikti por dhe eksperienca e kultura profesionale që ndërhyjnë dhe çojnë në kristalizimin e një forme të përsosur, pasi Luca është një vizatues shumë i mirë. Dhe me të drejtë kritiku francez François-Xavier Guillerm, në gazetën L’Est Republicain, duke shkruar për ekspozitën e tij “Black Box” në Bar-Le-Duc të Francës (2008), theksonte se “Vizatimi i ofron atij mundësinë të kristalizojë një stil, ku imazhet provokojnë përmes ritmit të tyre, dimensionit dhe fuqisë së tyre, pra përmes emocionit”.

Dhe duke iu referuar pikërisht këtij lloj vizatimi që përbën padyshim origjinalitetin e këtij piktori shqiptaro-francez, Luca më thotë: “Unë vizatoj shenja pa emër, por që evokojnë diçka… Xheste që shfaqen fuqishëm dhe shënojnë imazhet e pamenduara më parë, dalë menjëherë nga inkoshienca jonë. Tiparet që krijoj nxitojnë që të afirmohen, duke u imponuar në fletën e vizatimit, për tu angazhuar plotësisht në pulsionet e pakontrolluara dhe duke u përpjekur njëkohësisht të krijojnë dhe ofrojnë të padukshmen”.

Në hapjen e kësaj ekspozite që ende vazhdon, historiani i artit Michel Balard, i cili mbajti dhe fjalën e rastit, nënvizoi faktin e lidhjes së pikturës së Lucës me rininë e tij, kufijtë e mbyllur, emigrimin, diktaturën dhe dëshirën për të zhvilluar artin e tij në një vënd demokratik si Franca. Dhe në përgjigje të tij, Luca do të evokonte këtë trajektore, lirinë e gjetur të krijimit dhe kërkimin e një stili personal, që tashmë është konsoliduar. «Përmes xhestit, - thotë ai, - vazhdimësisë, gjurmës, njollës së ngjyrës, piktura ime është e lidhur me shkrimin. Unë përpiqem të shkrij midis tyre shkrimin dhe pikturën, të gjej ritmet e brëndshme që ngjizen mbi pëlhurë. Ky është «alfabeti» im. Qëllimi është gjetja e një gjuhe pa riprodhuar diçka, pa imituar, duke iu dhënë natyrshëm të panjohurës, pa u shqetësuar të di saktësisht se ku shkoj, duke propozuar dhe shpalosur shenja që më përkasin, pra duke i lënë liri lëvizjeve të mia».

Duke qënë se Luca është tepër i lidhur me atë që quhet «Ecriture» (Shkrim) ishte pikërisht një varg i poetit Charles Baudelaire që e kishte ngacmuar si një nëntitull për ekspozitën e tij: «Në humnerën e tmerrshme dëgjohet goditja e rënies së imagjinuar të gjërave të furishme dhe të shndritëshme». Pikërisht, në Nata si sfond telajo apo dhe në triptikët Kufiri dhe Shkatërrim, është një lloj tronditje e ndërgjegjes së publikut për atë që ka ndodhur apo që mund të ndodhë. Në thelb gjithnjë mbetet klithma njerëzore e lirisë ajo që sjell përplasjet e mëdha dhe si pasojë kozmologjie, krijimet që lënë mbresa të mëdha.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996487

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce