Albania

Andene : tubim per 60 vjet emigrim ne Belgjik, me dt 19 shtator

Nga shoqatat kulturore shqiptare në Bruksel dhe në Namur

të premtën 9 shtator 2016 Nga en

Në gusht të këtij viti u mbushën 60 vjet nga dita kur emigrantët e parë mbërritën nga Shqipëria për në Belgjikë në Stacionin Hekurudhor të qytetit të Andenesë.

Aty dhe kudo në Belgjikë ata u pritën me ngrohtësi dhe u ndihmuan bujarisht nga popullsia dhe Bashkia e këtij qyteti bujar si dhe CARITAS Valoni-Belgikë.

Ne vijim te takimit te zhviluar me 3 Shtator me Ambasadoren Janina, duke patur parasysh sugjerimet qe u bene, gfjate ketyre diteve shoqatat kulturore shqiptare në Bruksel dhe në Namur kane ndermarre veprimetperkatese me Bashkine e Andenes per zhvillimin me suskes te Tubimit me 17 Shtator.

Për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme jubilare dhe në prag të Samitit të Parë të Diasporës ( Tiranë, 18 – 20 Nëntor 2016), në mbështetje të propozimit të zotërinjve Safet Kryemadhi dhe Kolë Gjeloshaj si fëmijtë e emigrantëve të parë dhe Vasil Capeqi, përfaqësues i brezave të mëvonshëm, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Andenë dhe shoqatat kulturore shqiptare në Bruksel dhe në Namur do të organizojnë një TUBIM PERKUJTIMOR.

 

Ky Tubim, do të zhvillohet në qytetin e Andenesë ditën e SHTUNE, më 17 SHTATOR 2016, nga ora 15:00 – 17:00 te sheshi pranë Stacionit Hekurudhor.

Në këtë tubim do përshëndesë Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, Zonja Suela Janina, Kryetari i Bashkisë së Andenës, zoti Claude Eerdekens, zoti Ramiz Basha, një ndër emigrantët e parë që zbritën në Andenë dhe të tjerë.

 

Në përfundim, Grupi Artistik  »Vatra“ do të japë një program të shkurtër artistik.

Fotot me dashamiresi nga koleksioni privat i Z. Fran Kukaj.


Portfolio

Forum

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 801292

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2017 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce