Albania

Anjeza MARA-MURATI vë në skenë në Paris shfaqjen « Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër »

të dielën 16 maj 2010 Nga wbr

Me 20, 22, 23 dhe 27 maj, në "Théâtre des deux Rêves" në Paris, nis aventura e dytë e regjizores Anjeza Mara-Murati.

Kompania LUMIERE e themeluar dhe drejtuar nga vetë ajo, në bashkëpunim me Ursula Ehler, vë në skenë dramën e autorit gjerman Tankred Dorst, me titull « Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër », dramë e cila ka fituar çmimin evropian të Strasburgut në vitin 2009.

Adaptimi për teatër i kësaj pjesë është bërë nga Bernard Lortholary.

Në këtë pjesë luajnë : Caroline Nolot, Olivier Courtemanche, Jérôme Pôlny dhe Guillaume Clément.

Skenografe është Magalie Dubois, dhe kostumograf stilisti nga Kosova, Afrim Myftari.

Jérome Polny dhe Caroline NolotPas dy vjetësh Anjeza i rikthehet sërish skenës pariziene si regjizore dhe vë në skenë pjesën e dramaturgut gjerman Tankred Dorst « Fernando Crapp më ka shkruar këtë letër ». Regjizore tashmë e dy shfaqjeve teatrale në Paris, puna e saj e parë pjesa « Kush e solli Doruntinën ? » e shkrimtarit Ismail Kadare, është vlerësuar pozitivisht nga kritikë të teatrit në Paris po ashtu dhe në Shqipëri.

Anjeza Mara-Murati, 28 vjeç, është aktore dhe regjizore, e diplomuar ne shkollën e njohur të aktrimit në Paris « Cours Florent » për të vazhduar më pas rugëtimin e saj artistik në shumë trajnime dhe specializime me disa nga regjizorët më në zë në Francë.

Anjeza Mara-Murati ka lindur në Tirane në vitin 1982. Arriti në Francë në moshën 19 vjecare, ndoqi Kurset e Gjuhës dhe të Qytetërimit francez në Sorbonë e më pas në Universitetin Paris 4. Për të hyrë më pas në "Cours Florent" për të ndjekur pasionin e saj për teatrin, gjatë studimeve teatrale ajo do të luajë në një seri filmash me metrazh të shkurtër dhe publicitete.

Ajo ka punuar me regjizorë të ndryshëm si Jean Michel Ribes, Milos Lazin ,Dominique Dolmieu dhe Laurent Fréchuret. Më pas në vitin 2007, ajo do të vërë në skenë pjesën « Kush e solli Doruntinën ? » të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën ajo vetë e adaptoi për teater, ku përveç regjisë ajo do të interpretojë në rolin e Doruntinës. Në vitin 2009 ajo do të luajë në një nga serialet e televizionit France 3 « Affaires Classées ».

Anjeza ka bashkëpunuar gjithashtu në vitin 2006 në realizimin e filmit dokumentar “Myslymanët e Evropës, dhe të Krishterët e Orientit”, i prodhuar nga ARTE. Që prej vitit 2006, ajo është koordinatore në Francë per shoqatën franko-shqiptare « Argjiro », e më pas në 2009 ajo krijoi kompaninë e saj të teatrit « Cie Lumière » me të cilën po vë në skenë këtë shfaqje të fundit.

Sot me një sfide të re Anjeza Mara-Murati përballët sërisht me publikun parizien !

PDF - 790.5 ko
Théâtre de Marly_affiche
PDF - 151.3 ko
Théâtre des deux rêves_affiche

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1046090

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce