Albania

Botimi i 2 albumeve muzikore (CD): « Kenget e femijeve neper bote » konsakruar Shqiperise dhe « Polifonite e Lapardhase » : takim me Francis CORPATAUX, etnomuzikolog canadez

MBLEDHJA E SHOQATES « ALBANIA » : E ENJTE 8 TETOR 2009

të martën 13 tetor 2009

Shoqata « Albania » e filloi mbledhjen se saj te pare pas pushimeve verore, duke ftuar Francis CORPATAUX, etnomuzikolog qe ka pregatitur dhe firmosur daljen e dy albumeve muzikore (CD): « Kenget e femijeve neper bote » konsakruar Shqiperise dhe « Polifonite e Lapardhase ».

Ne albumin e pare, Francis CORPATAUX, profesor i pedagogjise muzikore dhe kerkues prane nje universiteti ne Québec, nxjerr ne pah vlerat e kengeve dhe pjeseve instrumentale te interpretuara nga femije dhe adoleshente te moshes 7 deri ne 16 vjeç, te regjistruara ne zona te ndryshme ne Shqiperi :si ne zonat e Kukesit, Bajram Currit, ne Laberi e Vlore, Korçe, Berat, Gramsh dhe liqenin e Prespes. Kurse albumi i dyte, permes grupit te Lapardhase, tenton te nxjerre ne pah traditat e polifonise vocale si nje shprehesi e pasur muzikore.

JPEG - 461.9 ko
CD Le chant des enfants du monde en ALBANIE vol. 16
par Francis CORPATAUX

Me origjine dhe nivele te ndryshme sociale dhe etnike disa prej femijeve gjenden perballe situatave shume te veshtira ekonomike. Ne kuadrin e albumit, ata interpretojne lojera te shoqeruara me kenge : lojra me dore, lojra me « perjashtime » etj si dhe kenge te mesuara ne shkolle. Keto kenge prekin tema te rendesishme qe po kapercen shoqeria ne vitet 2000, si eksodin rural te familjeve drejt qyteteve, krizen ekonomike, krizen neper shkolla etj.. Kenget gjithashtu permbajne edhe elemente te traditave muzikore te trasheguara nga prinderit e tyre ne komunitete te isoluara ne kendveshtrimin gjeografik dhe ate influencave historike e etnike. Kenget i marrin temat nga histori me heronj, histori romaneske, kundra luftes, tema ku u kendohet festave, dashurise, marteses, punes, emigrimit etj. Gjithandej, femijet luajne nje rol shume te rendesishem ne transmetimin e pasurise muzikore te kengeve popullore.

JPEG - 487.5 ko
CD Polyphonies de Lapardha en Albanie
par Francis CORPATAUX

Dy CD-te jane fruti i punes se etnomuzikologut Francis CORPATAUX qe prej 20 vjetesh udheton ne gjithe boten. Ai ka pregatitur 17 CD qe nxjerrin ne pah vlerat e pasurise muzikore te 5 kontinenteve. Ne maj te vitit 2009, ai i dhuron 1500 regjistrime muzeut etnografik Quai de Branly ne Paris. Puna e tij sherben per te kuptuar sesi mesohet te kendohet ne gjithe boten dhe cilat kenge transmetohen permes gjeneratave dhe ne çfare menyre.

Shikoni edhe Intervista me Francis Corpataux, etnomuzikolog gjate daljes se albumit (CD) « Kenget e femijeve neper bote » kushtuar Shqiperise

Perkhimi : Alma G


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1046090

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce