Albania

"Duke qarë, kënduar,duke ndenjur bashkë" : takim me Bernard LORTAT-JACOB

të martën 9 mars 2010 Nga ALBANIA

Të martën më 26 Janar 2010, shoqata Albania organizoi në "Maison des associations" lagjia 7 në Paris, një takim me Bernard Lortat-Jacob, etnomuzikolog, drejtor kërkimesh në CNRS.

Për të folur mbi temën , "Duke qarë,kënduar,duke ndenjur bashkë", Bernard Lortat-Jacob iu referua kërkimeve të tij mbi këngën polifonike shqiptare dhe shoqëroi prezantimin me shembuj audio dhe video.

Photographe : Yves Rousselet

 

 

 

 

 

 

 

Publiku gjatë konferencës së Bernard Lortat-Jacob.

 

Gjatë një pune tridhjet vjeçare mbi muzikën mesdhetare (Marok, Sardenjë vende ballkanike, etj), Bernard Lortat-Jacob ka publikuar rreth dhjetë libra, artikuj të shumtë si dhe rreth njëzet disqe monografike mbi shprehjet muzikore shumë të pranishme në festat komunitare fshatare : këngë polifonike, valle etj. Gjithashtu ai ka realizuar disa dokumentarë ndër të cilët "Këngë të një vendi të humbur", në 2006, mbi Camërinë.

Në formë DVD-je, filmi ekziston në dy versione me titra frëngjisht dhe anglisht. Në mars 2007, ai fitoi çmimin "Bartok" në festivalin Jean Rouch organizuar nga "Musée de l’Homme". "Vendi i humbur" është Camëria në veri të Greqisë së sotme, që shqiptarët muslimanë u detyruan të braktisin pas lufte. Vend pra i një nostalgjie të madhe për të cilin këndohet e qahet në tënjëjtën kohë…

Shaban Zeneli është, këngëtar, banon në Shqipëri. Herë pas here, ai kalon kufirin në mënyrë klandestine me qëllimin e vetëm për të riparë fshatin e të atit, tashme thuajse i shkatërruar. Nën emocionin e momentit, ai këndon.

Këngë të një vendi të humbur (Shqiperi/Greqi 2006) nga Bernard Lortat-Jacob (France) dhe Hélène Delaporte (France) video me ngjyra 68’-shqip dhe greqisht, me titra frëngjisht.

Përkthimi : Dorina Sharra


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996294

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce