Albania

Ekspozita : "Nadar. Mes rregullave dhe tekave"

Shkodër, 10 tetor - 3 shkurt

të martën 9 tetor 2018 Nga en

Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi" prezanton në Shkodër ekspozitën "Nadar. Mes rregullave dhe tekave", e kuruar nga Michel Poivert. Ajo vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.

 

Studioja fotografike më prestigjioze e Francës e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, dhe na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix Nadar, i lë vend suksesit të fotografive të aktorëve dhe aktoreve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.

Kleopatra, ylli i operas franceze “udhëton” drejt Shkodrës...

Tregtia e portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës kanë ndryshuar.

Kleopatra Diane de Mérode, një nga artitet e operas së njohur të viteve 1894 duket e mrekullueshme në një foto realizuar nga Atelier Nadar.

Portreti I francezes me flokët e lëshuar mbi sup e vështrimin e thellë do të udhëtojë nga Parisi për në Shkodër.

 

Bashkë me të do të jenë dhe dhjetëra fotografi nga koleksioni I famshëm francez.

Studioja fotografike më prestigjioze e Francës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi në një ekspozitë me një përzgjedhje unike imazhesh nga fotografët Nadar.

Ekspozita hapet më 10 tetor nën kurimin e Michel Poivert.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 970160

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce