Albania

Ekspozita fotografike shëtitëse : “Mbro e promovo”

NGA ILDA MARA

të enjtën 30 gusht 2012 Nga en

Konkursi fotografik“Mbro e promovo” dedikohet trashëgimisë kulturore shqiptare dhe u shpall në fund të muajit prill, duke iu drejtuar më së shumti të rinjve. Eshtë një iniciativë e revistës “Art dhe Trashëgimi” në bashkëpunim me “Cultural Heritage Without Borders”, Bashkimin Europian, Bashkine e Shkodres dhe Bashkine e Beratit.

Tiranë : 1 – 22 gusht 2012 - EU Info Center

Shkodër : 27 gusht – 31 gusht 2012 - Muzeu Historik

Berat : 3 shtator – 7 shtator 2012 - Parku i qytetit

Gjirokaster : 10 – 16 shtator 2012 – Shtepia e Skendulajve

“Fotografia ka kapacitet të prodhojë imazhe të njeriut dhe mjedisit të tij që janë edhe vepra arti, edhe momente në histori”. Dorothea Lange

“Mbro & Promovo” ështe sllogani i kerkimit fotografik qe shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar permes perceptimit artistik te trashegimise kulturore nga te rinjte, te cilet nepermjet fokusit te aparatit te tyre sjellin artistiukisht ne vemendjen e publikut problematikat e ndryshme qe shoqerojne identitetin tone kulturor.

Mes 70 fotografish të paraqitura, një juri profesionistësh ka përzgjedhur 10 më të mirat, të realizuara nga 10 fotografë, të cilat bejne pjese ne ekspoziten shetitese “Mbro & Promovo” e cila nisi ne 1 gusht ne EU info Center ne Tirane, nen patronazhin e ambasadorit te BE-se në Tirane, Z. Ettore Sequi, per te vazhduar me pas drejt Shkodrës, e me pas Beratit e Gjirokastrës.

Qëllimi i këtij konkursi ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit publik ndaj trashëgimisë kulturore, evidentimit të problematikës, promovimit dhe mbrojtjes së saj. Ky projekt gjeti mbështetjen e përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë.

Punët pjesëmarrëse në këtë konkurs u seleksionuan dhe vlerësuan nga një juri profesionistësh e përbërë prej fotografit Leon Çika nga agjencia “Reuters”, Lejla Hadiç, drejtoreshë e Cultural Heritage Without Borders, historiani Mesut Tufan, ish, drejtor i “SIPA Press” në New York dhe Paris, Hubert Le Forestier, atashe i kooperimit në Ambasadën Franceze në Tiranë, Auron Tare, drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare, filozofi e gazetari Shkëlzen Maliqi, kritikja dhe studiuesja e artit Suzana Kuka Varvarica, arkitektja Irsida Bejo, si dhe Andi Tepelena, drejtori i “Art Kontakt”.

Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” eshte nje iniciative e revistes Art & Trashëgimi dhe e Cultural Heritage without Borders. Organizatoret e konkursit dhe ekspozitës: Irsida Bejo, Sara Capaliku, Jonathan Eaton.

 

Fotoja fituese: Ared Tagani, me titull “Galeria e artit të humbur”

Nje vajze me shikim te drejtuar jashte nje dritareje ku gjendet nje vile e vjeter tiranase, vila e familjes Toptani. Fotoja eshte nje inskenim i nje ekspozite arti, ashtu si nje person shikon nje pikturë ne nje ekspozite, ashtu edhe vajza ne foto shikon kete "veper arti" pertej kesaj dritareje.

Ne kete rast behet fjale per nje "veper arti" te humbur qe para se dikush te shikonte pertej dritares nuk i njihej ekzistenca... sepse njohim Kalanë e Petreles qe eshte kilometra larg Tiranes dhe nuk dime qe kemi nje ndertes ndoshta po me aq vlera ne qender te kryeqytetit.

Problemi eshte se dikush ka vendosur ta quaj toke te tij, ta rrethoje kte vile, apo pse jo te ndertoj nje bllok pallatesh ne nje te ardhme te aferme dhe ne jemi mesuar te kenaqemi me pak , te kenaqemi duke pare nje mur 10 metra te gjere e 5 metra te larte qe e quajme kala te Tiranes.

 

Fituesit e tjere qe jane dhe pjese e ekspozites

- Nagip Ismaili : “Hyrja e Manastirit te Ardenices”
- Jona Hysa: “Veshje popullore shqiptare” (Tropoje)
- Kleitia Vaso : “Gjirokastra”
- Egda Rapo : Porto Palermo Castle
- Sibel Pipa : “Kalaja e Nje Mbi Nje Dritareve”
- Muharrem Bendo : “Gjyma”
- Edmond Prifti : “Nder te rrallet lahutare ne Puke”
- Ardian Fezollari : Kisha e Marmiroit
- Rozafa Shpuza : Dera

 

Ky projekt mundesohet nga

- Revista Art & Trashegimi
- Cultural Heritage without Borders
- Shoqata Franko-Shqiptare Argjiro
- Bashkia Tirane
- Bashkia Shkoder
- Bashkia Berat
- Ambassade de France en Albanie

Expozita online: http://mbropromovo.tumblr.com/ Pyetjet mund t’i adresoni në : kontakt@art-trashegimi.com

Hapja e ekspozitës ne Tiranë dhe në Shkodër


Portfolio

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997985

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce