Ballina e sitit > Mirësevini
Ekspozitë me njëqind fotografi në Sallonin e Librit të Ballkanit
të martën 30 mars 2010
Christophe Chiclet, historian, gazetar, president i shoqatës Balkans-Transit dhe anëtar redaksie i revistës "Confluences Méditerranéenes", është joshur shumë nga projekti "Njëqind për Ballkanin" i fotografit Yves Rousselet.
Kjo ekspozitë na bën të udhëtojmë jo vetëm në hapësirën ballkanike: nga Koçiluku në Koplik, nga brigjet e liqenit të Tuzlës në Strugë, nga Mitrovica në Mostar, por edhe në kohë : në të sotmen e në të djeshmen për t’i dhënë trajtë Ballkanit të së nesërmes.
Fotografitë e Yves Rousselet-së na paraqesin një vështrim etnologjik e poetik të Ballkanit, vështrim që na ndryshon përfytyrimet me milicë e me viktima të torturuara e të gjymtuara. Ajo grua e moshuar që ecën e vetme veshur në të bardha, me gjithë moshën e shkuar që ka, është prapëseprapë një shpresë krahasuar me vejushat e reja veshur në të zeza që mbushin varrezat nga Prishtina në Zagreb, nga Tetova në Banja Luka, nga Sarajeva në Beograd.
Ajo ecën e vetme. I shohim shpinën e nuk i vëmë dot moshë, në mos po moshën e Koçilukut që humbi e u tret në dhimbje, në gjak, në luftë e në zi. Të shkuarës otomane, kur etnitë rronin në mirëkuptim, po pa u përzier kurrë. Martesat e përzjera fort të rralla. Koçiluku: nga fqinjësia e mirë të krimi, sipas epokës. Gruaja është veshur me çitjanet tradicionale të katundares otomane dhe mban shami në kokë.
Jo ferexhenë muslimane, por shaminë që mbajnë katundaret për t’u mbrojtur nga ngrica e dimrit e nga zhegu i verës, si dhe nga djersa e ballit. Ajo ecën ashtu e vetme sepse burri nuk punon në arë, ai rri në kafene. Ajo ecën ashtu e vetme sepse familja nuk i ka mjetet të blejë traktor e madje as thjesht paratë për të ndrequr makineritë e kohës së "miqësisë" së madhe shqiptaro-kineze. Tashmë ka tridhjetë vjet që Pekini nuk dërgon më pjesë këmbimi!
Nëse rruga ku po ecën ashtu me mundim ndodhet në Shqipëri të Mesme, kjo grua rrjedh nga familje muslimane. Nëse ecën në një rrugë të Veriut, atëherë është katolike, e nëse ecën në një rrugë të Jugut, atëherë ajo është ortodokse. Te shqiptarët nuk ka pasur kurrë luftëra fetare. Por më anë tjetër armët janë shkrepur shpesh me fqinjët maqedonas, malazezë, serbë e grekë.
Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Greqia – Yves Rousselet ka drejtuar objektivin me poezi humaniste mbi këto popullsi aq të larmishme, që pavarësisht politikanëve naconalistë e/a fetarë e rigjejnë veten te muzika, arti i kuzhinës dhe arkitektura. Artisti ka ditur të kapë vështrimet: dhemshurinë, dhimbjen, lodhjen e, te disa që sapo kanë dalë nga vuajtjet e luftës, mllefin dhe zemërimin, sidomos në Mitrovicë të Kosovës, qytet i ndarë më dysh, shqiptarët në jug, serbët në veri, i ndarë siç qe Berlini e siç është ende pjesërisht Nikosia në Qipro. Por edhe në Mitrovicë artisti ka kapur me objektiv një kaproll të vogël që i ka shpëtuar spastrimit etnik.
Po për atë plakun shqiptar që shëtit buzë detit me qeleshen e bardhë në kokë, ç’të thuash? Ç’kënaqësi e thjeshtë, që të kujton fotot e shkrepura në korrik të vitit 1936 në plazhet e Normandisë, kur në Francë u dhanë për herë të parë lejet e zakonshme! Ashtu si proletarët francezë atëherë, ky plak nuk di not.
Shkurt, një vështrim etnologjik e poetik i Ballkanit, vështrim që na ndryshon përfytyrimet me milicë e me viktima të torturuara e të gjymtuara. Gruaja e moshuar që ecën e vetme veshur në të bardha, me gjithë moshën e shkuar që ka, është prapëseprapë një shpresë krahasuar me vejushat e reja veshur në të zeza që mbushin varrezat nga Prishtina në Zagreb, nga Tetova në Banja Luka, nga Sarajeva në Beograd.
Teksti nga Christophe Chiclet
Shoqata "Albania" falenderon perkhtyesit
Hyrja e lirë :
Cité internationale des arts
E premte 4 dhe e shtunen 5 qershor (12 h - 20 h)
18, rue de l’Hôtel de ville - 75004 Paris
Métro : Pont Marie - ligne 7
Bus : 67 et 96
Station Vélib’ face au salon
Informacion :
Siti internet i sallonit : www.livredesbalkans.org
Siti i Yves Rousselet : www.poisson-d-exil.net
Shikoni edhe Salloni i Librit të Ballkanit: fotografitë e një udhëtari kureshtar
sq
Mirësevini
?
Tous droits réservés © 1997-2012 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 +
AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce