Albania

Elina Duni Quartet : koncert në Paris

KOMUNIKE

të martën 19 tetor 2010

NGA MAGJIA E BALLKANIT TEK JAZZ-I

Qëndra kulturore zvicerane dhe Just Looking Productions ju paraqesin « Elina Duni Quartet » më 25 tetor 2010 në orën 20:00. Në Espace Traversière, 15 rue Traversière, në lagjen e 12-të, Paris (75012).

Të këndosh xhaz në gjuhën e Kadaresë apo të zhysësh muzikën shqiptare në ujërat e kulluara të xhazit? Elina Duni vendosi ti mbajë që të dy kungujt nën një sqetull, le ti mbetet hatri të ashtuquajturës urtësi popullore të kësaj proverbe, e për këtë arsye u pëlqye prej të gjithëve. Njohja që ajo ka të skutave të xhazit vokal kungohet, një kungim dridhës dhe epshor, me dashurinë e panegociueshme të traditave muzikore e shumëshekullore të vendlindjes së saj Shqipëri. .Rezultati të lë pa mend.

Përveç kësaj, ajo është në ozmozë të mrekullueshme me trion e çmendur helvetike : Colin Vallon në piano, Bänz Oester në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri. Për ata gjithçka është e arritshme.

Ata janë tre pengues të përsëritjes së zanoreve falë të cilëve ajo i lejon vetes të gjitha llojet e shkeljeve vokale. Falë shoqërimit tyre nxitës, Elina Duni shndërrohet natyrshëm në një zë-instrument dhe çlirohet falë fluturimeve të saja dhe nuk i përmbahet cicërimit të formatuar e glamour, në modë në ditët e sotme.

Lexoni gjithashtu : Intervistë ekskluzive me Elina Dunin, këngëtare jazz-i dhe kompozitore. Koncertet e saja në Francë gjatë muajit tetor. dhe « Lume, Lume » , albumi i ri nga ELINA DUNI QUARTET

Përkthimi nga Kleida Xhelili

- Për të dëgjuar ekstrakte :

www.elinaduni.com

www.myspace.com/elinaduni

- Dhe për më tepër informacion :

www.traversiere.net

www.ccsparis.com


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1080281

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce