Albania

Gazmend KAPLLANI : Ne Ballkansit jemi “femijet jetime” te kater Perandorive

Një shkrimtar për të cilën tema e mërgimit ushqen një sindrom të kufirit

të enjtën 30 qershor 2016 Nga Evelyne Noygues , en

Ndërsa Europa përjeton valën më të madhe të refugjatëve që vijnë në këtë kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërkohë që Gadishulli Ballkanik përballon një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve, ndërsa nga të gjitha anët, muret e reja ngrihen, puna juaj si shkrimtar përshkohet gjerësisht nga një reflektim i fuqishëm per fenomenin e mërgimit, per zgjedhjet (apo jo zgjedhjet) qe njerezit bejne ne jete, rrënjët e identitetit dhe ndikimin e Historisë së madhe mbi fatet e individit.

Në këtë intervistë ekskluzive përgjigjet Gazmend KAPLLANI.

E.Noygues (E.N.) : A dalloni konvergjenca për të banorët e vendeve të ndryshme të gadishullit Ballkanik ? Dhe tani që jetoni në Shtetet e Bashkuara për ata qe jetojnë në pjesë të tjera të botës ?

Gazmend KAPLLANI : Ne Ballkansit jemi “femijet jetime” te kater Perandorive: asaj te Aleksandrit te Madh, asaj Romake, Bizantine dhe Otomane. Prandaj ndoshta, ashtu si jetimet, kemi nje obsesion me origjinen dhe rrenjet. Nuk mund t’i kuptosh kombet ne Ballkan pa analizuar me vemendje momentin e ardhjes se nacionalizmit dhe te formimit te shtetit-komb. Njerez qe kishin jetuar perhere nen Perandori shume-kombeshe duhet te formonin nje identitet kombetar te paster dhe krejtesisht te ndryshem nga identiteti kombetar I Tjetrit Ballkanik. Por si mund t’a bindesh vehten qe je krejt I ndryshem nga Tjetri kur Tjetri te ngjan aq shume? Vetem duke i thene nje genjeshter te madhe vehtes tende: qe nuk te lidh asgje me Tjetrin. Atje e ka rrenjen nacionalizmi yne i marr dhe vellavrases. Kjo eshte arsyeja pse nacionalizmi ne Ballkan zhduku cdo gjurme kozmopolitizmi qe kishim trasheguar nga e kaluara. Ne librin tim “Me quajne Europe” une flas per “Ngjashmerine e Padurueshme te Tjetrit” ne Ballkan. Ne do jemi shume me shume vetvetja kur do mund te diskutojme hapur dhe me fakte historike genjeshtren e madhe qe i tham vehtes tone ne fillim te krijimit te shtetit-komb…

E.N. : Çfarë mendoni për rolin e letërsisë bashkëkohore në lidhjen mes individit dhe prejardhjes se tij territoriale dhe gjeografike ?

Gazmend KAPLLANI : Romani modern lindi bashke me komunitetin imagjinar te kombit ku lidhja e subjektit me territorin e kufizuar te kombit ishte thelbesore. Por ne te njejten kohe romani modern shprehu krizen e thelle ekzistenciale qe individi kalonte per sa i perket territorit: nga nje ane bota moderne eshte nje bote pakufi, e hapur per udhetime te guximshme individuale dhe nga ana tjeter eshte e “copetuar” me kufij kombetare dhe territoriale. Kufijte, udhetimet individuale, Don Kishoteske apo Bodleriane, shpernguljet e dhunshme dhe emigrimet perbejne thelbin e romanit modern. Ne Europe besoj se lidhja e subjektit me territorit nuk mund te kuptohet pa marre parasysh dy luftrat boterore dhe regjimet totalitare te shekullit te kaluar. Sot, ne epoken e ashtequajtur globale, sfidat madhore te cilat letersia do eksploroje, sipas meje, jane nga nje ane sa te lire jemi si individe te zgjedhim ku do jetojme dhe udhetojme. Nga ana tjeter si do bashkejetojme ne nje bote « qe do ndryshoje dhe do perzjehet » sic thuhet ne kengen e Riccardo Cocciante « Sans Papier » ne Operan Notre Dame de Paris…

E.N. : Ne vepren tuaj letrare ju tregoni histori në lidhje me regjimet totalitare. A besoni se kohët e krizës që përjetojmë – ekonomike , emigrimi, politike apo ushtarake – mund te nxisin njerëzit të mbyllen në territoret e tyre dhe në një kulturë që dikush mund t’a paraqese gabimisht si «pastërsisht kombëtare »?

Gazmend KAPLLANI : Fjalet “kufij”, “mure”, “debim”, “perplasje kulturash” jane bere fjale mainstream ne diskursin politik. Urrejtja ndaj Tjetrit po behet serish mode. Meqe kam jetuar nen nje regjim totalitar une vuaj nga nje lloj “paniku politik”. Me tmerron ngritja e nacionalizmit, racizmit dhe terrorizmit. Besoj se nje ore dhune mund te hedh ne ere nje shekull perpjekjesh per paqe dhe bashkekzistence. Nga ana tjeter, triumfi I totalitarizmave ne kontinentin Europian nuk mund te kuptohet pa trashegimnine e tmerrshme te Luftes se Pare Boterore. Fatmiresisht sot, Europianet lindin dhe rriten ne nje Europe relativisht paqesore.

Kjo shpresoj do na ndihmoje te kuptojme se enderra e rreme e kthimit pas tek nje e kaluar gjoja e lavdishme ku jetonim te lumtur dhe te « paster » brenda mureve te sigurta te shtetit-komb, duke urryer ata qe nuk ishin si ne, eshte nje brockull makabre. Ne Europianet ne emer te asaj brockulle makabre vrame vehten dy here ne shekullin e 20te. Vetem si kontinent i bashkuar, ne mbrojtje te demokracise moderne dhe pluralizmit kulturor, mund te kapercejme krizat, sfidat dhe kercenimet shume serioze qe na kanosen…

Foto©Stephanie Mitchell

 

E.N. : Bota-Matane-Kufijve iu duk me të vërtetë si një planet tjetër kur kaluat kufirin ?

Gazmend KAPLLANI : Nuk ishte nje planet tjeter por megjithate ishte nje gje tjeter nga ajo qe ne enderronim. Kur kaluam kufijte bashke me padijen humbem edhe pafajesine. Por ky eshte haraci qe duhet te paguash per te fituar mencurine, kam pershtypjen. Ajo qe personalisht nuk kam humbur eshte shpresa per nje bote me te mire. Ndoshta ngaqe perjetova shembjen e nje regjimi totalitar qe dukej i perjetshem…

E.N. : Historia juaj personal është njëlloj si e të gjithë individëve që jetojnë nën një regjim totalitar ?

Gazmend KAPLLANI : Historia personale e gjithkujt rrefen nje kendveshtrim original mbi ate epoke. Sidomos kur transformohet ne nje rrefim letrar. Megjithate ne qe jetuam nen nje regjim totalitar mbartim disa stigmate te perbashketa. Regjimi totalitar eshte nje pervoje thellesisht traumatike sepse hapesirat e jetes qe quhen “normale” jane fare pak ose nuk ekzistojne fare. Peronalisht nuk e di ne se do isha bere shkrimtar ne se do kisha lindur nen nje regjim politik “normal”…

E.N. : Rindërtimi i « Unit » të emigrantit e nxit atë që të kalojë disa kufij : jo vetëm në hapësirë, kohës dhe gjuhë, por edhe kufijtë e mentalitetëve , klasave sociale, njohjës dhe pranimit te vetëvehtes ? Cilat jane proceset e transformimit dhe riorganizimit që kalon një Emigrant ?

Gazmend KAPLLANI : Si shkrimtar dhe si emigrant, emigracioni eshte dicka qe me mrekullon dhe me trondit njekohesisht. Njerezit jane qenie emigruese qe enderrojne nje kopesht te Edenit ku do mund te vendosen nje here e pergjithmone. Emigracioni, ne nje fare menyre, tregon dyzimin ekzistencial te njeriut. Ate qe shkruan Beaudelaire: “Il me semble que je serais toujours bien là où je ne suis pas”. Emigracioni tregon se ne thelb ne njerezit nuk kemi rrenje por kemi kembe – sic thoshte George Steiner per George Mustaki – dhe duam te ecim ne kete bote sepse ndjejme qe ajo i perket te gjitheve dhe kufijte ne thelb jane konvencional. Emigranti eshte kozmopolit nga natyra e tij prandaj edhe emigranti qe mbyllet ne kafazin e tij identitar behet aq I tmerrshem: eshte dicka kunder natyres se tij. Duhet te mbartesh doza te cmedura jo vetem deshperimi por edhe optimizmi dhe shprese qe te guxosh te sfidosh dhe te kalosh gjithe ato kufij sic ben emigranti, qe te perzjehesh me boten e cila shpesh te sheh me percmim dhe frike. Prandaj emigranti si simbol i kall daten racistit. Emigranti I vertete eshte nje qenie qe guxon udhetime ne te ardhmen ndersa racisti enderron kthime ne te kaluaren e paster dhe te sigurte. Une nuk besoj qe Uliksi eshte simboli me i pershtatshem per emigrantin. Simboli me I pershtatshem besoj se eshte krijuesi I Uliksit, Homeri, nje trubadour endacak, pa shtepi, i verber, ndoshta peng lufte I Grekeve qe i magjepsi ata duke u treguar histori ne gjuhen e tyre…

E.N. : Në të tre librat tuaj të botuara në frengjisht : « Ditari i Shkurtër i Kufijve » [1], « Më quajnë Europe » dhe « Faqja e Fundit », një trilogji-broshure për të gjithë qytetarët e botës, juve ju pëlqen të shpalosni histori paralele dhe që ndërthuren . Histori që janë gjithnjë interesante , shumë të dallueshme dhe jo vetëm për shkak të stilit të ndryshëm të shkronjave. Si ndikon ky shkrim të shkruari në trajtimin e temës së emigracionit ?

Gazmend KAPLLANI : Historite e mia jane histori kalimi kufiresh dhe stili i rrefimit, ku nje histori gershetohet apo humbet brenda tjeters, pothuajse m’u imponua nga personazhet qe krijova… Altrenimi i historive prodhon gjithashtu melodine polifonike te rrefimit. Kush e di, polifonia shqiptare, nje zhaner qe une adhuroj, mund te kete ndikuar tek mua. Struktura e rrefimit ka te beje gjithashtu me ndikimet letrare qe une kam patur –Calvino, Kundera, Kis, Kafka. Nuk e di ne se librat e mi jane ne gjendje te ndryshojne shikimin tone mbi emigracionin dhe identitetin por di qe keto te dyja perbejne obsesionet e mia letrare...

[1] Libri "Ditar i Shkurter i Kufijve" i Gazmend Kapllani eshte duke u perkthyer nga greqishtja ne shqip nga Aida Karanxha dhe do botohet se shpejti nga Shtepia Botuese Neraida: https://sq-al.facebook.com/Shtëpia...

Lexoni me shumë në këtë website : Tournée en France de l’écrivain Gazmend KAPLLANI, du 7 au 13 mars


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996294

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce